KORÇË – Kryeministri Berisha, në kuadrin e përmbylljes së fushatës elektorale në qarkun e Korçës, ka inaguruar sot rrugën Miras-Bilisht. Në fjalën e tij para banorëve të zonës, me një zë tejet të ngjirur e të konsumuar nga fjalimet e fushatës, ai tha: "Miliarderët e PS-së mezi po presin heqjen e tvsh-së së produkteve bujqësore që të nisin importin nga jashtë. Ndaj, votoni që të mbroni prodhimet tuaja,"- tha ai.
“Me heqjen e tvsh-së për ushqimet ai do të marrë monopolet. Kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve. Asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, por zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar! Katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve. Ndaj, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni,"- tha Kryeministri.
Edhe në mitingun elektoral që mbajti më pas në qytetin e Bilishtit, Berisha theksoi sërish rrezikun e monopoleve nga heqja e tvsh-së. "Mendoni njëherë se cilën politikë do të mbështesni para se të votoni: Atë që po ndjekim apo atë që ju premton se do heqë akcizën, do heqë tvsh-në, e cila do përfundojë e tëra në arkën e tregtarëve dhe asnjë qindarkë tek ju. Kurse ne kemi filluar dhënien e parave në dorë për secilin prej fermerëve.
Fermerë kudo që jeni: Mendoni pak: Kë do mbroni? Politikën e mbrojtjes suaj e të interesit kombëtar apo atë të krijimit të monopoleve të miliarderëve të partisë? Ky është mashtrim i madh! Asnjë çmim nuk do të ulet nga heqja e tvsh-së. Prodhimet tuaja do të kalben në fushë, kurse monopolet do rrënojnë fermat e vendit. Do të shikoni ju se si do "fluturojnë" çmimet dhe Shqipëria do shëndrrohet në një "republikë bananesh". Nuk më thoni: Pse Rama nuk shqipëron një herë fjalën rritje rrogash? Rritje pensionesh? Rritje të ndihmës ekonomike? Cila është arsyeja? Sepse mendon vetëm për rritjen e rrogave të larta dhe të monopoleve të miliarderëve të tij.
Ai thotë se BE-ja nuk është bukë, as ujë, por unë ju them se BE-ja është dritë, garanci, më shumë financim. Ai si askush tjetër ka shkelmuar mbi këtë ëndërr tuajën, mbi këtë projekt madhështor! Më në fund e detyruam t’i votojë ligjet dhe ne do ta fitojmë statusin kandidat.
Si ka mundësi që ky shok mavi nuk shqipton një herë fjalën “rrugë”? A erdhi këtu që të përmendë fjalën “kaskadë e Devollit”? Jo se jo, se ka thënë që do shohë koncensionet. Kam 20 vjet në politikë që marr rrogë të mirë nga taksat tuaja, po e vetmja që kam arritur të bëj është se kam kaluar nga apartament 83 m2, në 125 m2. Kaq kam arritur të bëj. Po ai ku i gjeti paratë për ato që ndërton? Njeri prej kongresmenëve më të njohur amerikanë kërkon hetimin tënd, o parefshehës! Qytetarët kërkojnë transparencë, se politikanët nuk i fshehin paratë,"- përfundoi kreu i Qeverisë duke i ftuar qytetarët e Bilishtit që të vijnë në Tiranë mbrëmjen e vonë të 23 qershorit për të festuar fitoren.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com