Tirane- Me Sali Berishën të marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK, të vënë nën akuzë për korrupsion në aferën “Partizani’ bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, protesta e një grushti militantësh para bashkisë së Tiranës, këtë të premte, (13 shtator) doli hapur në atë që ka qenë qëllimi jo I fshehtë që në nisje të saj: Sulmin ndaj drejtësisë së re që izoloi në banesë ish-kryeministrin
"Në këtë vend s’mund të ketë normalitet pa u liruar lideri jonë" tha Besart Xhaferri.
Erion Veliaj të cilit i kërkojnë dorëheqjen nga bashkia e Tiranës për dosjen “5D” kaloi në plan të dytë, dhe goditja u përqendrua ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
- I bëj dhe njëherë thirrje kësaj drejtësie të kapur, thirrini mendjes, se do të keni një fund më të shëmtuar se etërit tuaj, tre dekada më parë" tha Tedi Blushi para militantëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, kryetari i së cilës, Ilir Meta është edhe vetë në rrjetën e SPAK, i doli në mbrojtje Sali Berishës deri në thirrje për dhunë ndaj njerëzve të drejtësisë, Veliajt dhe çdo zyrtari që ata mendojnë se është i korruptuar.
"Aksioni duhet përshkallëzuar, në çdo zyrë ku fshihen të korruptuarit, në këtë godinë, në Kryeministri, dhe në çdo strofull tjetër krimi dhe në shtëpitë e këtyre hajdutëve. Këta meritojnë ti sekuestrohen dhe rrobat e trupit. Eshtë koha ti tregojmë vendin këtij, dhe Dum-Dumanit që guxon të thërrasë liderin e PD" tha Blushi.
Të paktë në numër, si në 24 protestat e mëparshme para godinës së bashkisë, militantët në një veprim të paprecedentë i dolën para qytetarëve të rastësishëm që kaluan me automjet pranë protestës, teksa policia po bëhej gati të mbyllte rrugën për të liruar vendin e tubimit.
'Kjo është një polici e mbaruar'
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-deputeti i PS për Report Tv: Rama nuk drejton, komandon! Kandidatura e Braçes, lëvizje e re në PS! Me Berishën s’ka zgjedhje në parti
3 Prill, 14:59
-
Afera CEZ-DIA/ Avokatët e Metës: SPAK ka ndryshuar qëllimisht dëshmitë, ministrinë nga ‘METE’ e kthyen Meta
3 Prill, 13:04
-
‘NATO të sigurojë hapësirën ajrore të Shqipërisë’- Eksperti Basha ‘i përvishet’ Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë
2 Prill, 20:07
-
Nallbani: Dhëndri zëhollë i Berishës spiun i komunizmit, ja pse njihet si disident i djathit! Duleviç: E turpshme ajo që ndodh në Kuvend
2 Prill, 18:27
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Blushi jashtë sallës së Kuvendit: Dënoj shkeljen e rregullores! Rama u heq taksat oligarkëve, por refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksave mbi naftën
2 Prill, 16:29
-
Revolta në PD, Muçollari: Sqarimi brenda partisë, s’e ka luksin për përjashtime! Karaj: Paradoksale, Berisha kërkon anëtarësime, por bën spastrime!
2 Prill, 14:16
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24
-
Afera ‘Partizani’, Malltezi kërkon Ramën si dëshmitar! SPAK: Ta vendosë gjykata
2 Prill, 10:57
-
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë Dosjen ‘Meta’, relatore caktohet Etleva Deda
2 Prill, 09:23
ju erdhi fundi o plera te gjitha do ti paguani cfari keni bere keti vendi ,kushdo qofte ai ligji te jete i pameshirshem
PërgjigjuUn per vedi thom qe kta hajnat e vjeter Berisha-Meta te pakten tju hiqet ai neni vjedhje ne bashkepunim sepse ata kan vjedh secili per farefisin e vet edhe per mirqenien e popullit tone te varfer qe nje dite te mund te ham me "LUG FLORINI"por na si popull jena te padurushem se te kishim prit edhe do vjet noshta na e kishin rrealizu njat anderr!
PërgjigjuO Shqiptar mos ja vini shum re Tedi Blushit Bibilushit se ai pēr ktē pun paguhet nga Ilir Floriri qē tē lefi pa pushim.
Përgjigju