Berisha i përgjigjet Donald Lu: Ja
kush është Al Capone në Shqipëri

Berisha i përgjigjet Donald Lu: Ja<br />kush është Al Capone në Shqipëri
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratave të që Ambasadori Donald Lu bëri një ditë ku deklaroi se në Shqipëri ka kriminele si Al-Capone dhe që duhen vënë prapa hekurave. Por për Berishën këtu Al Capone është kryeminister. Këtu Al Capone është ushtar i super Al Capones , i Edi Ramës, deklaroi Berisha
 
"Al Capone e shqiptarëve.Dje Ambasadori amerikan foli për Al Capone dhe Amerikën e viteve 20-të. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Presidenti i viteve 20-të nuk kishte asnjë lidhje me Al Caponen . Qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Këtu Al Capone është ushtar i super Al Capones , i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Capone është Kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar dhe pushtetëruar krimin”, deklaroi Berisha
 
Deputeti Erjon Braçe replikoi me Berishën duke e akuzuar si mashtrues dhe se ishte ai vetë (Berisha) i cili kishte mbrojtur Al Kaponen, të cilin sipas Braçes, Donald Lu i ishte referuar Emiljano Shullazit

Një pyetje kam për kryeministrin (nënkupton Berishën) që nuk paska pasur lidhje me Al Kaponen?  Si ka mundësi që në 8 vite ky njeri nuk u dënua asnjëherë. Bracë thekson se aktiviteti criminal i Shullazit ka qenë i shtrirë në këto vite .
 
Si ka mundësi që ky kryeministri (ka fjalën për Sali Berishën)  antikrim e antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar vetëm këtë nuk e arrestoi por e përdori. Unë mbaj mend zgjedhjet e 2011 në Tiranë e e kam pasur përballë. Prandaj Berisha nuk meriton as të përmendet, as ti telefonohet as ti besohet sepse është i pandershëm është i padrejtë dhe mashtrues”, deklaroi Braçe.
 
Ja çfarë deklaroi dje Donald Lu
 
Një ditë më parë Ambasadori Donald Lu foli për një situatë të rënduar të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Ai deklaroi se populli është i lodhur nga kriminelër në politikë
 
Edhe në SHBA kemi patur këtë problem në kohën e kriminelit famëkeq Al Kapones. Kur më në fund u arrestua ai kishte një pasuri prej qindra miliona dollarësh të përfituar nga prostitucioni, bixhozi dhe kontrabanda. Ai ia kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe autoriteve lockale”, deklaroi Lu.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron