Berisha i përgjigjet Ramës, e fton për debat publik: Eja të ballafaqohemi! Ne nuk bëjmë presion, nëse ka afera të pahetuara janë viktimat e Thumanës

Ish kryeministri Sali Berisha ftoi Edi Ramën për debat publik pas deklaratave të këtij të fundit për SPAK. Nga selia blu, tha se nuk ngre padi për shpifje për kryeministrin Rama pasi pretendon se çdo gjë kontrollohet prej tij dhe nuk do të harxhojë kohë. Në konferencën për mediat, foli edhe për çështjen shumë të debatuar për Butrintin duke thënë se aty do të ndërtohen 620 vila. Ai akuzoi se Rama është aksioner në këtë projekt.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur edhe kërkesës së kandidatit për kryetar të PD, Ibsen Elezi për anulimin e 22 Majit, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve duke i sqaruar se anulimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë vetëm e Kuvendit Kombëtar. 

Ndërsa për thirrjet e kryeministrit ndaj SPAK për të hetuar afera, Berisha i tregoi publikisht Ramës se mund të merret me viktimat e Thumanës që sipas tij, erdhën si pasojë e neglizhencës shtetërore.

"Vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Edi Ramën. Ne nuk bëjmë presion as tek SPAK as tek skap, por i drejtohemi qytetarëve që të mbrojnë pronat publike nga një organizatë kriminale. Je i pashpresë që flet çdo ditë për SPAK. Asgjë nuk ndalon revolucionin pa i dalë zot interesit publik të shqiptarëve. Asgjë sepse nuk do ishte më opozitë. Rama flet për afera. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara, janë 24 viktimat e Thumanës. Deri sot janë hetuar vetëm 2 ish kryetarë komune të PD. Asnjë njeri nuk është përgjegjës kur Rama është përgjegjës kryesor. Vrasjet e Thumanës janë shtetërore, janë nga neglizhenca e pafalshme shtetërore", tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
'Anulo datën e zgjedhjeve të 22 majit', Berisha i përgjigjet Ibsen Elezit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kërkesës së kandidatit për kryetar të PD, Ibsen Elezi për anulimin e 22 Majit, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se anulimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë vetëm e Kuvendit Kombëtar.

‘Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë ligjore të zotit Elezi, por datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo lloj kompetence të organeve ekzistuese, përveç Kuvendit Kombëtar. As Këshilli Kombëtar nuk mund ta anulojë. Duhet të mblidhet Kuvendi që të anulojë datën’-tha Berisha

Ora 13:42
Berisha fton Ramën në debat publik: Të dalë këtu, t’ia themi në sy njëri-tjetrit

 

Në një debat publik e ka ftuar ish-kryeministri Sali Berisha, kryeministrin Rama pas deklaratave të këtij të fundit për SPAK.

“E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, t’ia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj. Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë të atij tjetrit, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo është Rama, nuk është Olsi. Olsi i pastron ato para me sportin”, tha Berisha.

Ora 13:31
Përse nuk e padisni kryeministrin për shpifje? Përgjigjet Berisha: Rama kontrollon çdo gjë, nuk harxhoj kohë

 

Sali Berisha është pyetur përse nuk e padit kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe u përgjigj se nuk do të harxhojë kohë sepse ai kontrollon çdo gjë.

"Siç e shihni ju, ai kontrollon çdo gjë. Të harxhosh kohë se ka edhe koha çmimin e vet, por unë i përgjigjem, bëj transparencë dhe mendoj që përgjigja më e shkëlqyer që mund t'i jap Ramës, është si opozitë e vërtetë e këtij vendi. Ajo, atë po e tmerron. E gjen veten të pashpresë. Garantoj se shumë shpejt do ta kuptojë që është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë.

Nuk mund të pajtohet kurrë opozita me këtë situatë të paimagjinueshme vjedhjesh. Edi Rama ka një baxhanak. Unë kam një kunat. Të gjejnë një tender të vetëm që kunati im ka fituar nga qeveria e PD. Doni t'ju them nja 50 tendera të të pangopurit Armando Frangu. 50 janë para 4 vitesh", tha Berisha.

Ora 13:13
Butrinti/ Berisha: Rama aksioner në vendin ku do ndërtohen 620 vila

 

Teksa ka folur edhe për çështjen shumë të debatuar për Butrintim, Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se aty do të ndërtohen 620 vila. Ai akuzoi se Rama është aksioner në këtë projekt.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori ti rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner. Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 11/05/2022 14:45

    Po fole ti o mizerje qe ke vrare qytetare te pafajshem ne tragjedine e gerdecit

    Përgjigju
  • Altin: 11/05/2022 14:43

    Ti mizerje shif ato viktimat e 21 janarit e ato te gerdecit te hetohen ato nje her ae te kalbesh mrena ti

    Përgjigju
  • Gimi: 11/05/2022 14:43

    Po viktimat e gerdecit sa shpejt i harrove o barbon

    Përgjigju
  • redi hysa: 11/05/2022 14:41

    rindertimi ka qen nje sukses i madh i everise ca ti bej rama qe ra termet po fajin per durrsin e ke ti dhe lejet qe ke dhen per ndertime o hajdut

    Përgjigju
  • Ritvan: 11/05/2022 14:37

    Me kaq krime sa ke bere ti o non grada duhet te ishe dhe ti atje te viktimat e Thumanes .

    Përgjigju
  • Moni: 11/05/2022 14:37

    po ky plakushi ca dreqin ka qe del e flet keto tani kur ai esht i zhytur ne gabime

    Përgjigju
  • Arta: 11/05/2022 14:36

    Po shum shpejt do te dalin ne pah vrasjet dhe vjedhjet e tua. Shpresoj te shofim sa me par pas hekurave dhe drejtesia te vihet ne vend

    Përgjigju
  • Tani: 11/05/2022 14:33

    O Berishaaa i ke turpru tropojant e shkret po ik mos u mer mo me punet e qeverise.Do tvi denimi dhe ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…