Berisha i përgjigjet Ramës: Vlora
s'ka nevojë për kujtime por për rrugë

Berisha i përgjigjet Ramës: Vlora<br />s'ka nevojë për kujtime por për rrugë
VLORE- Kryeministri Berisha prezanton kandidatët e PD-së në Vlorë, duke filluar me sukseset që ka arritur qeverisja në këtë qark në kulmin e krizës botërore. "Ne besojmë tek Shqipëria, tek potencialet e saj përrallore për qytetarët e saj", - tha Kryeministri. - "Ky është vend I bekuar, vend i pasurive përrallore. Duhet të bëjmë gjithçka që t’I kthejmë ato në mirësi për qytetarët tanë.  Disa ditë më parë, kur isha në Sevaster. Ajo ç’ka më panë mua sytë në monopatet e mallet e asaj zone, nuk ishte parajsë por parajsë tokësore. Dhe atje gjeta grad he burra optimist. U ndala në Vajzë, takova banorë të gëzuar, optimistë për rrugën, për potencialin e tyre. Më floën me pasion për prodhimet. Kudo që të hedhësh sytë në këtë tokë, kjo është tokë e bekuar, ndaj dhe ne katër vjetët që shkuan financuam në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë, 42 mijë fermerët.
Për mua është e freskët hapja e fushatës elektorale sëbashku në vitin 2005. U zotuam se do dyfishojmë turizmindhe e bëmë. Ne angazhohemi në katër vitet që vijnë për 7 milionë turistë dhe vizitorë dhe të rrisim me 30%, punësimin në këtë sektor.
Shqipëria është një nga vendet më të pasura me nëntokën e saj. Do bëjmë gjithçka që pasuritë e saj të përdoren për punësimin e saj. Shqipëria është Norvegjia e gadishullit të Ballkanit, më e pasura në ujëra. E duam Shqipërinë si gjithë Europa ishte vizioni ynë. Askush nuk e ka pasur më të vështirë se ne, por ne ia dolëm të firmosim kontratën me Europën. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, vendin që kishte vuajtur më shumë se çdo komb tjetër”.

Z.RAMA IU FYEU, SEPSE JU HYTË NË HISTORI ME LUFTËN TUAJ

“Z.Rama ofendoi shqiptarët kur në dokumentarin për kujtimet e vegjëlisë”, - tha Berisha, - “paraqiti gjemitë armike. Vlora i përzuri gjemitë dhe hordhitë dhe hyri në histori me luftën e saj. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO dhe ajo nuk është vepër e qeverisë, por e juaja në radhë të parë, e besimit tuaj. Ne bëmë detyrën tonë, sepse me lumenjtë e djersës së vëllezërve dhe motrave tuaja, Shqipëria rriti si asnjëhërë prodhimin e vet të brendshëm 11 herë që do të thotë se për shqiptarët, liria funksionon. Ne do të bëjmë gjithçka për të liberalizuar vizat edhe me SHBA-në.

BERISHA: RAMA TË FUSTE NË DOKUMENTAR EDHE MODELIN E KOKËDHIMËS

Kreu i PD-së foli më pas për taksën progresive të PS-së: "Ai mashtron në mënyrë të rrezikshme: thotë që do t’ua heq taksën atyre që fitojnë nën 1.5 milionë. Cili është ai biznes I vogël që fiton më pak? Për të kuptuar alternativën e tij ju bëj thirrje: lexoni për Koço Kokëdhëmën, e nisi me Hajdin Sejdinë, e vazhdoi me 11 vite me sekserin e bashkisë?

Pse z.Rama nuk vure kujtimet e bashkisë në dokumentarin tëndë? Sepse modeli yt ishte ai i Koço Kokëdhimës, që fitonte tenderat e rrugëve dhe reklamave dhe i ndante bashkë. Më vjen keq për Vlorën, se t’i lëshosh Vlorën Koço Kokdhëmis është si me Himarën, që ia ka lidhur sytë gjysmës së saj dhe nuk e sheh detin.

Vjen dhe flet për autostradën joniano-adriatike, është shumë i varfër ne ide e koncepte. Shqipëria e ka ndërtuar autostradën nga Miloti në Vlorë. Ai kujton se autostrada do ndërtohet mbi rënë. Jo mor zotëri, autostrada shkon në Vlorë, është autostrada e brigjeve të Shqipërisë.

Jam këtu për t’u zotuar para jush se me kompanitë më serioze të botës po punojmë për projektin e Karaburunit, Nartës e Zvërnecit. Ky është kompleksi më mahnitës natyror. Vlora ka pozicionin, por ka dhe ujërat më të thella në rajon. Ka premisat për portin më të madh në rajon. Kompania që e mori përsipër e ndërpreu për shkak të krizës, por unë ju garantoj se Vlora do ketë portin më të madh në rajon.

TAKIMI ME GAZETARET, BERISHA KRITIKON KUJTIMET E RAMES

Po sot paradite, nga qyteti i Vlorës ku një ditë më parë Rama i kërkoi votën vlonjatëve në prezantimin e tij të parë si kandidat, kryeministri Berisha kritikoi hapjen e fushatës së kundërshtarit të tij politik. “Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës apo të Berishës, ka nevojë për shkolla, rrugë, turizëm” - tha Berisha, i cili ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët. Ndonëse punësismi është një nga tre pikat e kryesore të Partisë Demokarike, që pasqyrohet edhe në sloganin e kësaj force politke, mesa duket kryeministri aktual ende nuk ka një platformë konkretë për të. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha pretendoi që punësimi të rritet në mënyrë indirekte prej zhvillimit të turizmit,  IT, bujqësisë etj. Kandimi si pavarur i ish-deputetit socialist Arben Malaj ishtë një tjetër pikë, që atakoi shefi i mazhorancës, ndërsa iu bëri të ditur të djathtëve "të mos japin asnjë votë për të". Ndërsa u është përgjigjur pyetjeve mbi rrugën transballkanike, mbi legalizimin e pronave, mbi financimet për Vlorën, marrëdhëniet me Bashkinë e Vlorës, mbi monatoriumin e skafeve, opozitarin Ilir Meta etj. Sot në mbrëmje kryeministri Berisha pritet të bëjë çeljen zyrtare të fushatës në qytetin e flamurit.

BERISHA: E MAJTA VLONJATE PATRIOTE, RAMA NDEROI BREGOVICIN
"E majta vlonjate është konsistente, por patriote. S'duhet të harrojmë kurrë se ky zotëri, që betohej për Islail Qemalin i vuri Goran Bregovicit, këngëtarit serb të "Kallashnikov" Çelësin e Artë në gjoks. E pastaj shkon në Kosovë u thotë se Sali Berishën e konsiderojnë Skënderbe të dytë", ka kujtuar dhe krahasuar Berisha.

BERISHA: BASHKIA PENGOI RRUGEN TRANSBALLKANIKE
"Si rregull ne japim grante, nuk investojmë direkt në qyte. Ne zotit Gjika krahasuar me Partinë Socialiste, siç e ka publikuar vetë publikisht, ia kemi rritur grantet edhe tre herë. Është bashkia ajo që përcakton ku ndërton, si ndërton. Ne bëjmë investim të fuqishëm jashtë fuqisë tonë, në rrugën transballkanike. Çfarë u bë më pas? Ajo u la në gjendjen më të mjerë, sepse bashkia donte ta paraqiste si dështim, ndërkohë që ishte jetike për trafikun e Vlorës. Ne kemi investuar nga Orikumi në Konispol mbi 400 km rrugë. Ua jap një nga një. Pa llogaritur autostradën Levan –Vlorë. Isha ne Sevaster. Pashë një nga peizazhet më të bukura të kësaj toke. E jashtëzakonshme. Potencialet aty janë 5-10 herë më shumë. Ne po bëjmë rrugën dhe do bëjmë kudo. Ne duam të ndërtojmë Nartë-Sazan-Karaburun. Studim dhe ky është kompleksi më i bukur që mund të ezistojë. Vlora ka një avanatazh që s’e ka asnjë pjesë e bregut; thellësia e ujrave, porti. Ne bëmë projektin, e dhamë me konçesion, Investimi 1,5 miliardë. Kriza nuk e la konsorciumin të vazhdojë, por projekti është aty dhe kam bindjen se nëse një kompani e dy vendeve nuk e mori dot përsipër, një tjetër do e marrë. Ne do shkojmë tek Kepi i Gjuzës. Rama thoshte "do bëj by pass”. Por ne e kemi bërë by pass-in. Do bëjmë infrastrukturën më moderne. Do e shtrijmë turizmin drejt Kepit të Gjuhëzës. Universiteti po ecën dhe do ta fuqizojmë. Do bëjmë infrastrukturën moderne për biznesin. Vlora ka thithur investime të huaja më shumë. 500 milionë është Petrolifera, investimi më i madh në Shqiëpri", tha ndër të tjera Berisha.

BERISHA: RAMA ZILIQAR, PER 100-VJETOR VLORES I DHAME 100 MLN LEKE

“Për 100-vjetorin Vlorës i caktuam dyfishin e fondit me Tiranën", tha Berisha duke saktësuar se janë dhënë 100 milionë lekë. "Ne vinim shtatoren e Ismail Qemalit ky e vinte në Vlorë. Po ai e kishte një në Vlorë. Më mirë t’ia falte një qyteti tjetër. Bënte karshillëk, me një akt ziliqari, ndaj kryeministrit.”- tha Berisha. 

BERISHA: KANDIDATET TANE S’MUND TE KRAHASOHEN ME MODELIN KOÇO- RAMA

"Kandidatët e PD në Vlorë janë përfaqësuesit më dinjitoz të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Lista kryesohet me krytarin e Grupit të PD, një publicist i njohur, një njeri që e do Vlorën dhe avokat i madh i saj. Në listë zonja Elmazi, profesore universiteti të Tiranës, vajzë nga një familje me reputacion e këtij qyteti. Adrian Kullozi, shtyllë e PD, ish-student i dhjetorit me dashuri tëpakufishme për Vlorën. Kemi njerëz të punës, me përkushtim, e jo të akuzuar për vrasje. Ne Berat Fidel Yllin, “Fidel Pallatin” njeriun që ka zaptuar oborret e shkollave për pallate në Tiranë, radion ditën që u bë deputet duhet ta kishte dorëzuar se është pronë publike, por ia dha motrës. A mund të krahasohen këta me modelin Koço-Rama?"- tha Berisha. Kandimi si pavarur i ish-deputetit socialist Arben Malaj ishtë një tjetër pikë, që atakoi shefi i mazhorancës, ndërsa iu bëri të ditur të djathtëve "të mos japin asnjë votë për të"

BERISHA: DO HAPIM 250 MIJË VENDE PUNE, NËSE RRIT TAKSAT SHKATËRRON VENDET E PUNËS

"Ne do të krijojmë 250 mijë vende pune. E bazojmë këtë në realitetin e padiskutueshëm. Bizneset janë rritur me 30% nëpër qytete. Turizmi erdhi për 4 vjet nga 2-4,7 milionë. U rrit me 40%. Turizmi punëson direkt dhe indirekt nga 150-180 mijë vetë. IT ishte inekzistente. Por janë 13 mijë punonjës IT në Shqipëri. Bujqësia nuk ka fshat ku ne nuk kemi financuar projekte. Nga 2007, por më shumë nga 2009 e këtej mbi 2000 projekte. Ky është suksesi më i madh që kemi pasur. Janë mbjellë 8000 hektarë me ujë me grantet tona. Kjo do të thotë punësim", ka thënë Berisha, duke akuzuar se "pala tjetër ka kaos dhe inkompetencë absolute". Të luash me taksën luan me jetën e njerëzve. Rritja e taksave shoqërohet me shkatërrim të vendeve të punës. Klubi i miliarderëve i kërkoi të krijojë zyrë në kryeministri. Kushtetutat e vendeve të lira nuk pranojnë kurrë komitete të tilla, vetëm në fatkeqësi natyrore. Pastaj u tërhoq dhe e bëri për të ardhurat personale. Po ç’punë ka qeveria në të ardhurat e biznesmenëve. Ti e shpall armik atë. Ai ikën nga Shqipëria. E shpall non grata. Biznesi në Shqipëri ka taksën më të ulët në botë. Programi i Ramës ka krijuar një shqetësim madhor në mjediset e biznesit. Zotëria nuk ka program. I mungojnë njohuritë më elementare ekonomike", tha Berisha.

MANDATET I PËRCAKTOJNE QYTETARËT

“Numrin e mandateve e përcaktojnë qytetarët. Pavarësisht se për kë ka votuar Vlora, çdo vlonjat që u beson të vërtetave, e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur çdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. PD ka qenë 8 vjet në opozitë. Po këta në opozitë 8 vjet nuk vendosën një firmë, kur e majta qeveriste Europën. Jo se Europa nuk deshte, por sepse këta vendosën standardet më të paimagjinueshme, deri te shitjet e vendeve të punës si 200 mijë euro një drejtor policie", theksoi Berisha

META, HIQET SI OPOZITË, POR ISHTE 4 VJET QEVERI
Berisha komentoi në lidhje me reagimet e Ilir Metës në kampin opozitar. “Një forcë politike që 4 vjet qeverisi, gthihet dhe thotë jam opozitë. Si mund të jesh opozitë kur ishe 4 vjet qeveri?! Ku është morali? Se në këtë mes shkel çdo rregull morali në politikë. Qytetari nuk e pranon këtë gjë. Ti ishe deri dje në qeveri. 3 muaj më parë merr vendimin për të ikur. Ok që ike. Por thërret aleatët. Dhe unë mund ta përdorja, por kurrë mashtrimin si element të aleancës. The do hyj në listë, hyr në listë. Ka pasoja, ka pasoja. Por njeriu marrëveshjes i qëndron”. Rama po paguan çmimin e zhveshjes totale të moralit të fushatës.

MORATORIUMI NA ANËTARËSOI NË NATO
Pyetjes mbi moratoriumin e skafeve, që edhe pse është hequr me ligj, ende nuk po zbatohet Berisha i është përgjigjur se “moratoriumi ka pasur edhe efekte negative, por i ka shpërbyer Shqipërisë në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi shtoi kredibilitetin e saj”. Kur shkoja në takimet e Atlantikut të Veriut dhe referoja për luftën kundër kriminalitetit, ata shihnin njëri-tjetrin dhe nuk besonin. Sepse kronikat e tyre ishin të mbushur me lajmet më të tmerrshme për ne. Por shkoja çdo 3 muaj. Kur u bë monatoriumi ndryshoi gjendja. Po mos zhduknim bandat nuk bëhej fjalë për NATO”, ka treguar Berisha duke shtuar se “edhe për vizat moratorium qe një ndihmë shumë e madhe”. “Tani realisht është krejt simbolik. Ka një spektër të gjëra anijesh që lejohen. I vetmi problem është transporti i drogës, jo klandestinët. Po mos ishin vizat nuk do ta hiqja moratoriumin, vetëm se më e tmerrshmja ishte mbytja e njerëzve”.

PROGRAMI I 2013-2017, MË I MIRI I JETËS SIME

Një pyetje tjetër nga gazetarët e Vlorës mbi nevojën e vendit për një rotacion politik, Berisha iu përgjigj me: "Çfarë është pushteti? Pushteti ekzekutiv është një mundësi për të ndërmarrë reforma, përmirësime, transformime. Është një mundësi për të bërë gabime,konsoliduar të meta. Kush përcakton qëndrimin e sovranit? Dy gjëra; së pari, sa ke qenë konseguent në ato që ke premtuar, por kjo nuk mjafton. Ne kemi qenë seriozë në ato që kemi premtuar. Nuk them se është mbajtur çdo premtim, por këtu dua mirëkuptimin tuaj, pasi gjatë rrugës sheh se duhen përmirësime, ndryshime".

Tek mirëkuptimi Berisha ka marrë si shembull "Rrugën e Elbasanit:, e cila nuk ka qenë projekt, "por s’ka gjë më të bukur pas Rrugës së Kombit për shqiptarët".
Duke renditur të tjera "suksese" si: "Ne e çuam Shqipërinë deri në prag të marrjes së statusit dhe dikush në mënyrë të paimagjinueshme bllokoi 3 ligjet. Thonë janë rritur çmimet. Aty ku ulen çmimet janë shenja të këqija të nivelit të ekonomisë. Çmimet janë rritur me 33-34 % rrogat me 120%. Nuk gjykohet vetëm me kilen e orizit, vajit, bukës. Të gjitha janë në shportën e indeksit të çmimeve. Janë ulur tri herë çmimet e celularëve".

Sipas Berishës, paketa e re është programi më i mirë i jetës së tij, duke shtuar se "nuk e them për propagandë këtë; heqja e taksës mbi kapitalet është gjëja më e madhe që kemi bërë për bizneset; mbështetja që u dhamë fermerëve është më totalja; ne morëm 4 miliardë dollarë investime, do marrim 6 miliardë dollarë; kaskada e Devollit filloi në duart e gjigandit më të madh të hidrocentraleve". Dhe për ta përmbyllur argumentin me "kur pushteti realizon, forcon pozitën dhe të jep të drejtën të vazhdosh traditën e këtyre ndryshimeve të mëdha me vetëdijen që ke shumë për të bërë".

E MAJTA EUROPIANE, NJË SHKATËRRIM

"Kjo është kohë krize botërore. E majta po tregohet shkatëruese, po rrokullis vendet ku po qeveris. Në Bullgari u rrëzua Borisovi për shkak të CEZ, se nuk ndoqi shembullin tonë, nuk deshi të largojë CEZ. Po si mund ta mbash, kur nuk zbaton rregullat?! Fitoi prapë zgjedhjet, se vetëm ai mund ta mbrojë vendin.

BERISHA PËR KOSOVËN

Për nënshtetësinë e kosovarëve që jetojnë në Shqipëri, të cilëve iu nevojitet një procedurë 3-vjeçare për të marrë shtetësinë, Berisha u përgjigj: "Është absurde, që shqiptarët kudo që janë të kenë vështirësi për të marrë shtetësinë shqiptare. Në rastin e Kosovës ka një specifikë; specifika e Kosovës është se po negocion marrëveshje, të cilat në mendimin tim janë të një rëndësie jetike kombëtare; marreveshjet me Serbinë. Arritja e një paqeje me marrëveshje ndërkombëtare mes dy vendeve është në interesin më të mirë kombëtar dhe për rajonin. Një nga marrëveshjet më të rëndësishme; ajo e arritur në Bruksel. Daçiç u prit nga Joe Biden, për të inkurajuar zbatimin e saj. Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave, që bën shtetin e Kosovës më të besueshëm, më serioz. Çdo përpjekje e Shqipërisë për ta zgjidhur me “short cat” do të cënonte procesin e përparimit të marrjes së vizave nga vetë Kosova në Bruksel", tha Berisha. Ndërsa për sa i përket kosovarëve që jetojnë në Shqipëri, Berisha premtoi se "kjo zgjidhet dhe do zgjidhet shumë shpejt".

E DIJA QË RAMA S'DO TË KANDIDONTE NË TIRANË

"E dija unë, që s’do të kandidonte në Tiranë Rama. Mos e ço litarin në shtëpinë e atij që është varur", tha Berisha. Duke shtuar edhe zërat për kandidaturën e Koço Kokëdhimës. "Një herë hapin lajmin se Besa, këngëtare e mrekullueshme në Tiranë, do të kandidonte. Kjo s’më pëlqeu, se ka fansa. Po ku e la Koçoja atë. E filloi me Besën, e vajti vetë në Vlorë. Gjithë Tirana e di pse u zgjodh Vlora. A ju kujtohet beteja për Himarën? Ishte thjesht për troje", theksoi Berisha.

Për sa i përket deklaratës së djeshme të Edi Ramës në Vlorë se “atë që i ka bërë kjo qeveri Vlorës nuk ia ka bërë në 500 vjet pushteti otoman”, Berisha komentoi se “për fat të keq kjo deklaratë nuk vjen nga spital psikiatrik, por nga një takim normal”.

Pyetjes së gazetarit se nga i buron gjithë kjo energji dhe sie parashikon garën, duke qenë se Edi Rama e ka mësuar notin në Vlorë, por dhe Koço Kokëdhima gjithashtu, Berisha iu përgjigj me: atij të parit i njihen fotot lakuriq, por kam foto dhe të të dytit, Koços me brekushe në plazh, por nuk i bëj publike, se janë privacy.

Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike