'Mbushe tanket e Millosheviçit me naftë'/ Berisha-Thaçit: Po pastron fytyrën me mbetjet e Beogradit

'Mbushe tanket e Millosheviçit me naftë'/ Berisha-Thaçit: Po pastron fytyrën me mbetjet e Beogradit

Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Përplasje e ashpër virtuale u zhvillua gjatë fundjavës ndërmjet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit. Berisha u kyç ne debatin e nisur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve, tha të mos preket tërësia territoriale e Kosovës dhe të mos bëhet tregti me Luginën e Preshevës. Pas kësaj Thaçi akuzoi Berishën për bashkëpunim me Bin Ladenin, Milloshevicin e Arkanin. Për këto akuza Berisha ka një përgjigjje.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentet e Thaçit i quan të mjera. "Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam", i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Megjithatë Thaçi u shpreh i penduar për atë që kishte thënë në adresë të Berishës. Ai tha se nuk i është drejtuar Sali Berishës. Si dhe ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.

Në tërë këtë situatë kur Hashim Thaçi po kundërshtohet nga kolegët e tij partiakë e opozitarë ai po kërkon referendum nga qytetarët e Kosovës për idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Gjatë javës së kaluar Thaçi ka mbajtur disa konferenca radhazi, fokusi i tyre ishte diskutimi për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë