Rishikimi i kufirit/ Berisha kundër, reagon ashpër Hashim Thaçi: S'pranoj këshilla, mbushe me naftë tanket e Millosheviçit

Në kulimin e debateve, për faktin nëse do të ketë ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, përplasen në distancë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është shprehur sot nëpërmjet një postimi se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.

Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi që është i mendimit se kjo është një mundësi historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin, reagon ashpër ndaj Berishës. Ai thotë se nuk pranon këshilla nga ata që populli i ka larguar masivisht me votë nga pushteti, ata që janë përfshirë në kontrabandë nafte në kohën e Millosheviçit, apo ata që strehuan vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Arkanin, duke etiketuar indirekt ish-kryeministrin Berisha.

FJALA E THAÇIT

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 - 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. HTH", shprehet Hashim Thaçi.

FJALA E BERISHES

“Theksova se Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

“Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.

Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e idese se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!

Theksova se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. E verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.

Per te gjitha keto u shpreha se jam kategorikisht kunder dhe se kam bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Theksova se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri - tjetrit",- tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Kryetari i PDK-së në mbrotje të Berishës: Politikani më i dashur për Kosovën, historia t’i bëjë statujë mermeri

Pas deputetit Tritan Shehu, ka qenë radha e Nard Ndokës për t’i dalë në mbrojtje Sali Berishës për akuzat që presidenti Hashim Thaçi lëshoi në drejtim të ish-kryeministrit shqiptar.

Në statusin e tij në “Facebook” Nard Ndoka shkruan se Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosovë. Por nga ana tjetër Ndoka sugjeron që Berishës t’i ngrerë historia një bust prej bronzi ose mermeri.

Thjesht një realitet;

Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove. “Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!??

???? Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërine. ♦? Të zgjedhin; statuj prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia per ta, per me tej po vetëdemaskohen.

Postimi i plotë i Nard Ndokës në Facebook

Ora 19:08
“Ndihmoi Millosheviçin për të vrarë shqiptarët e Kosovës”, PD i përgjigjet Thaçit

Partia Demokratike reagon pas akuzave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përmes ish-kryetarit të saj Tritan Shehu. Ish-presidenti Thaçi tha se Berisha ka ndihmuar Millosheviçin duke e furnizuar me karburant, por Shehu gjykon se janë shtrembërime.

Ai thotë se Berisha ka kotribut për demokratizimin e kombit dhe se nuk është e vërtetë që ka punuar kundër interesave të shqiptarëve.

“Me shume habi degjova, pikerisht sapo bera nje postim per rolin e Berishes ne mbeshtetje te Kosoves, nje sere ‘akuzash’ ndaj tij, diametralisht te kunderta me realitetin, rolin e kontributin e tij.

Si nje njeri qe ka bashkepunuar gjate me ate, qe kam pase nderin te jem dhe Minister i Jashtem kur ai ishte President, nuk mund te mos indinjohem thelle nga ato.

Nuk ja vlen te shkruash gjate per te rrezuar te tilla shtremberime, por nuk mund te rri pa theksuar ate qe eshte e verteta, rolin e pa zevendesueshem te Berishes jo vetem per demokratizimin e hapjen e Shqiperise, por dhe per kombin tone, perfshi e Kosoven e Rajonin”, shkruan në një koment në Facebook deputeti demokrat.

“Nje faktor thelbesor ne arritjet e pa imagjinueshme te shqiptareve ne keto 25 vite kane qene dhe zhvillimet demokratike ne Shqiperi, ecja e saj e shpejte drejt NATO e BE, racionaliteti e vizioni i politikave tona, roli thellesisht integrues e stabilizues per Rajonin qe ne luajtem prej Marsit 1992. Dhe pa dyshim roli i Berishes si lideri i levizjes e proceseve tona demokratike, ishte paresor ne te gjitha keto procese.

Fatmiresisht edhe aktualisht mendimi e autoriteti i tij i pa diskutueshem vazhdon te jete nje mbeshtetje e ndihme e madhe ne kete drejtim, qe duhet degjuar e vleresuar me kujdes”, shton ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mere Hashimin e bjeri Salos: 05/08/2018 04:18

    'Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.' Bullshit!!

    Përgjigju
  • Mali: 04/08/2018 18:30

    Akoma flet Sali Berisha kjo plehre historike?! Hashim Thaçi duhet ti oermendte se si Argita Berisha dhe Lulzimi me ze te trashe mbushen dosjet e drejtuesve te UÇK-se me krime imagjinare te fabrikuara ne Beograd! Sali Berishes duhet ti kujtohet qe dosjet e SHIK-ut ne 92-97 u mbushen plot me ate te ashtuquajturen biseda informative sipas modelit Jugosllav. Rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes. Duhet ti kujtohet se vetem ne Tropojen e Sali Berishes u hapen 200 varre me te rinj ne nje populksi qe nuk i kalon 10.000 banore. Vrau ne bulevard dhe shkaterroi nji ushtri te tere kur ushtria duhej te mbeshteste kosoven ndersa armet u trafikuan nga njeres ordinere. Duhet ti kujtohet se avionet dhe bazat ushtarake ne vend te perdoreshin ne kosove per clirimin e saj u bene objekt i shkaterrimit dhe Munistri i tij i mbrojtjes Fatmir Mediu nji vrases femijesh ne fabrikat e vdekjes ne Gerdec te nxirrte avionet jashte luftimi me nji firme dhe nji leter bakalli pa iratim te parlamentit. Dhe kete Saliu dhe vrasesi i Gerdecit e trumbetuan si sukses te madh ne fushen e mbrojtjes.

    Përgjigju
  • S.b: 04/08/2018 18:19

    Janë vëllezër = NJËLLOJ.

    Përgjigju
  • Qoqja: 04/08/2018 18:10

    SHIKO CBEN KUCEDRA SHQIPTARE BEN PROVOKIMIN E RRADHES A THUA SE JU DOGJ MALLI PER KOSOVEN VETEM SE ZBATON AKOMA URDHERAT E BEOGRADIT.TANI O ASHIMI PARA DREJTESISE O SALE KRIMUNELI .KTO JANE TE PA KAPERCYSHME PER DREJTESIN .ZOTI PO BEN MREKULLIN PO E CVESH LAKURIQ DITA DITES KTE KUCEDER ME 17 KOKE

    Përgjigju
  • blenard: 04/08/2018 17:13

    te lumte goja e pushka ky qen bir qeni antishqiptar ka qen gjithmon tani ben si qen i zgjebosur!

    Përgjigju
  • Gzimi: 04/08/2018 16:58

    Te lumte goja Hashim Thaci. Me pak fjali ke thene gjithe te verteten e madhe.

    Përgjigju
  • cimi: 04/08/2018 16:47

    shyqyr qe po fillojne te flasin njerzit sepse boll me... edhe tani qe eshte ne opozite na cau t'' perdite.

    Përgjigju
  • Tini: 04/08/2018 16:33

    Te lumte goja Hashim Thaci per pergjigjen qe i dhr Saliut

    Përgjigju
  • Babalja: 04/08/2018 16:31

    Mos u mer me halene, se ai ne kete situate qe eshte kerkon vetem rremuje qe ta shpetoj lekuren dhe familjen e tij

    Përgjigju
  • qaf thona: 04/08/2018 16:17

    bravo H.TH shyqyr qe e dika edhe veriu i shqiperis qe sali serbi eshte tradhtari kombit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI