TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha i ka dhënë të kuptojë Kryeministrit aktual Rama se është duke e ndjekur hap pas hapi. Ai ka denoncuar. një marrëveshje falsifikimi dhe presioni - sipas tij, - bërë javën e kaluar ndërmjet Kryeministrit Rama dhe kreut aktual të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj, e cila nuk ka zgjatur rreth 2 apo 3 orë, por ekzaktësisht 156 minuta!
Tek ky detaj, ish-kreu i Qeverisë habit, sepse tregon se dikush e ka informuar me saktësi për kohëzgjatjen e një takimi, për të cilin flet me siguri të plotë.
Tek kjo marrëveshje bërë fshehurazi ndërmjet tyre, Berisha gjykon se Rama ka gjetur armën e hakmarrjes ndaj armiqve të tij politikë. Sipas Berishës, “në fillimin e javës që kaloi, në zyrën e Ramës u zhvillua një takim, që zgjati 156 minuta, me kreun e tij të ILDKP, Gani. Në këtë takim, kërkesat ultimative të Ramës kanë qënë:
Falsifikimi i të gjitha deklaratave të pasurisë të Ramës dhe bashkëshortes së tij; falsifikim i çmimit nga i cili është blere trualli i rezidencës së tij dhe pranimi i dokumentave falco për pallatin 5- katësh të Linda Ramës.”
Përveç këtyre, Rama në këtë takim i ka dhënë Ganit listën e politikanëve dhe deputetëve armiq ndaj të cilëve ILDKP-ja duhet të ngrejë me çdo kusht padi në Prokurori për t’i përbaltur dhe listën e gjykatësve,” - përfundon Berisha duke dashur të zbulojë kështu prapaskenën e një debate mjaft të ashpër që është zhvilluar ditët e fundit në Kuvend dhe në media.
Redaksia online
(armanda shtembari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com