Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pasur një takim shumë miqësor me njëri-tjetrin, në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Siç shihet edhe nga fotot Berisha dhe Basha, i kanë shtrënguar dorën njëri tjetrit, dhe madje janë ulur edhe pranë e pranë në Pallatin e Kongreseve. Më këto foto Basha ka treguar qartë edhe qëndrimin e afërt, me ish-liderin e PD-së, pavarësisht se Berisha është shpallur ‘non grata’ dhe person i padëshirueshëm nga SHBA, për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Por në një prononcim për mediat jashtë Pallatit të Kongrese Berisha e kritikoi paksa pasuesin e tij, duke thënë se edhe ai ka përgjegjësi për humbjen. Ai u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me përgjegjësin që ka kreu aktual i PD në humbjen e 25 prillit, duke thënë se kjo nuk mbetet vetëm tek Basha por tek çdo strukturë e Partisë Demokratike.
“Përgjegjësia për zgjedhjet fillon nga anëtari kryetari i seksionit dhe përfundon tek kryetari i PD dhe anëtarët e këshillit e kryesisë. Nuk ka diskutim që këto ishin zgjedhjet të regjimi mafioz dhe narkoshteti të instaluar. Por detyra e çdo demokrati nga ky Kuvend është një betim solem. Për të mos lënë gurë pa kthyer dhe përpjekje pa bërë për të përmbysur sa më shpejt narkoshtetin e vetëm në Europë. Opozita është sot në situatë jo të favorshme po ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh” tha Berisha.
I pyetur se ç'do të bëjë në shtator, Berisha tha se po pret që të jetë në Parlament.
“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”, tha z. Berisha.
Ndërkohë sa i përket 'luftës' që i ka hapur SHBA-së me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli ”non grata”, Berisha tha se procedurat ligjore po vazhdojnë dhe se është shumë afër afër dorëzimit të padisë në gjykatë
“Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim tek avokati im, mund t’ju them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, përmbylli Berisha fjalën e tij", tha ai.
Lajmi kryesor: