Kuvendi Kombëtar i PD/ Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit! Basha, demokratëve: S'e njohim e s'do e njohim kurrë 25 prillin! Kundërshtarët në parti? Kurrë më nuk 'do e kthej faqen tjetër'

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në një fjalim më shumë se 40 minuta, deklaroi se rruga drejt ndryshimit nuk do të jetë e lehtë, teksa propozoi krijimin e një Platformë Qytetare për Demokracinë.

Drejtuesit politikë zunë njëri pas tjetrit foltoren për të vënë gishtin e përgjegjësisë te socialistët për humbjen e zgjedhjeve që lamë pas dhe bënë thirrje të lihen pas  mëritë e brendshme.

Por nuk munguan kritikat e forta.  Kur erdhi radha e kritikave të ish-rivalit të tij në garën e brendshme, Fatbardh Kadillit, Lulzim Basha zgjodhi të lërë sallën.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Kadillin t’i nxirrte në pah Lulzim Bashës të metat para delegatëve demokratë.

Kuvendit Kombëtar iu bashkua edhe ish lideri Sali Berisha, i cili deklaroi se i qëndron vendimit për të qenë në parlament. Megjithatë, Kuvendit për herë të parë i mungoi kreu i këshillit kombëtar. Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte.

Delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD zgjodhën mes 600 propozimeve të kryedemokratit, 300 më të votuarit që do përbëjnë anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Votat do të numërohen në ambientet e selisë blu, ndërsa në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin.

Prej ditës së sotme, edhe statuti i PD pëson ndryshime.11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar.

(Kliko këtu për listën e plotë)

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana: Votuan gati 70% e delegatëve të Kuvendit! Rezultatin e nxjerrim pas mesnate

 

Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD, Jemin Gjana, dha të dhëna në lidhje me votimin dhe numërimin e votave për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar në PD. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se morën pjesë në votime 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, ndërsa rezultati pritet të dalë pas mesnate.

"Na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Në raportimet që u morën, në çelje të punimeve të Kuvendit kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët e kësaj liste. Pas përpunimit të proceverbaleve të mbylljeve të kutive të votimit, kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, pra gati 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Po vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet, është një proces i gjatë, por shpresoj se sonte pas mesnate do të nxirret lista përfudnimtare me 300 emra, ku 90 minimalisht do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga anëtarë e forumit rinor të PD dhe pjesa tjetër djem dhe burra që janë pjesë e këtij numri prej 300 anëtarësh", tha Gjana.

Ora 18:39
Pas 7 orësh, përfundon mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD

Ka zgjatur plot 7 orë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mbledhja nisi në orën 11:30 dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ndërsa u miratuan edhe 11 propozimet e Kreut të PD, Lulzim Bashës për ndryshime në statut. Po ashtu u votua edhe për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD, emrat e të cilëve pritet të mësohen ditën e nesërme.

Ora 17:38
Anëtarët e Këshillit të ri të PD, përfundon votimi në Kuvendin Kombëtar, kutitë dërgohen për numërim në selinë blu

1626536377_426d890eb0de4716ac54ec511bf78707.jpg

Ka përfunduar votimi i delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD lidhur me anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, ndërsa kutitë janë dërguar në selinë e PD, ku do të kryhet edhe numërimi. Bbrenda ditës së nesërme pritet të mësohen emrat e anëtarëve të Këshillit të ri të PD.

Ora 12:44
Kuvendi Kombëtar i PD miraton ndryshimet në Statut! Kalojnë të gjithë propozimet e Bashës

1626517654_Screenshot2.jpg

Kuvendi Kombëtar i PD miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë, që janë të gjitha propozime të kreut Lulzim Basha. Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijon edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale. Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit.  Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.  Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan sot përmes Statutit të ri me 60 nene.

(Kliko këtu për 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike)

Ora 12:30
Berisha i shpallur ‘non grata’: Zgjedhje nën regjim mafioz, por edhe kryetari i PD ka përgjegjësi për humbjen! Fotoja tregon hapur qëndrimin e Bashës për 'mentorin' e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pasur një takim shumë miqësor me njëri-tjetrin, në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Siç shihet edhe nga fotot Berisha dhe Basha, i kanë shtrënguar dorën njëri tjetrit, dhe madje janë ulur edhe pranë e pranë në Pallatin e Kongreseve. Më këto foto Basha ka treguar qartë edhe qëndrimin e afërt, me ish-liderin e PD-së, pavarësisht se Berisha është shpallur ‘non grata’ dhe person i padëshirueshëm nga SHBA, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Por në një prononcim për mediat jashtë Pallatit të Kongrese Berisha e kritikoi paksa pasuesin e tij, duke thënë se edhe ai ka përgjegjësi për humbjen. Ai u është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me përgjegjësin që ka kreu aktual i PD në humbjen e 25 prillit, duke thënë se kjo nuk mbetet vetëm tek Basha por tek çdo strukturë e Partisë Demokratike.

“Përgjegjësia për zgjedhjet fillon nga anëtari kryetari i seksionit dhe përfundon tek kryetari i PD dhe  anëtarët e këshillit e kryesisë. Nuk ka diskutim që këto ishin zgjedhjet të regjimi mafioz dhe narkoshteti të instaluar. Por detyra e çdo demokrati nga ky Kuvend është një betim solem. Për të mos lënë gurë pa kthyer dhe përpjekje pa bërë për të përmbysur sa më shpejt narkoshtetin e vetëm në Europë. Opozita është sot në situatë jo të favorshme po ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh” tha Berisha.

 

I pyetur se ç'do të bëjë në shtator, Berisha tha se po pret që të jetë në Parlament. 

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”, tha z. Berisha.

Ndërkohë sa i përket 'luftës' që i ka hapur SHBA-së me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli ”non grata”, Berisha tha se procedurat ligjore po vazhdojnë dhe se është shumë afër afër dorëzimit të padisë në gjykatë

 “Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim tek avokati im, mund t’ju them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, përmbylli Berisha fjalën e tij", tha ai.

Ora 12:05
Ish-presidenti Bujar Nishani 'braktis' Kuvendin e Bashës! Kadilli shfaqet i ulur krah Jemin Gjanës

Ish-presidenti Bujar Nishani, kryetar aktual i këshillit Kombëtar nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Karrigia e Nishanit, një nga kritikët kryesor të Lulzim Bashës, është fotografuar bosh në Kuvend. Ndërkohë që ish- kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli është parë i pranishëm në sallë, teksa shfaqet i ulur pranë Jemin Gjanës.

Karrigia e zotit Bujar Nishani

Fatbardh Kadilli dhe Jemin Gjana
Ora 12:04
Basha për zgjedhjet brenda PD-së: Jam krenar, treguam se dimë të bëjmë zgjedhje! Shpenzohen miliona euro për të më goditur mua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur edhe për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ku tha se jam krenar dhe treguam se dimë që të bëjmë zgjedhje. Basha tha se ne e dimë që antiopozitarizmi i mirëpaguar ka përfituar për ta mbivendosur mashtrimin mbi fakte dhe se sipas tij shpenzohen miliona euro për të goditur PD-në dhe mua.

Unë jam krenar, dhe treguam që dimë të bëjmë zgjedhje. Nuk jemi të përsosur dhe nuk kam qenë personi në pagabueshmërinë e liderit. Nuk duhet të ngatërrojmë diferencën e debateve që ne bëjmë brenda kësaj forcë politike. Ne e dimë që antiopozitarizmi i mirëpaguar ka përfituar për ta mbivendosur mashtrimin mbi fakte. Shpenzohen miliona euro për të goditur PD-në dhe mua.’- tha Basha.

Ora 11:56
‘Rruga drejt ndryshimit nuk është e lehtë’, Basha pas humbjes propozon Platformë Qytetare për Demokracinë

Kreu i Partisë Demokratik ka propozuar Platformën Qytetare për Demokracinë, ku tha se duhet bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim, pasi këtë rrugë PD nuk mund ta përshkojë e vetme.

‘Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme. 

Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.

Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend. 

Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.’- tha Basha.

Ora 11:49
Basha: Nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha para demokratëve në Kuvendin Kombëtar se do të luftojnë që institucionet shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve. Basha tha se ato nuk e veshin kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.

‘Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike të përqafojnë një model, që askush nuk do ta pranonte për familjen apo fëmijët e tij.

Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.

Ne kemi luftuar dhe luftojmë që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ne e dimë fare mirë, që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike, metastazat e tij kapin gjithë shtetin, deri në atë pikë sa sot është e qartë për të gjithë pa përjashtim, se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.’- tha Basha.

Ora 11:44
Basha: Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ato nuk lejuan që mjegulla hileqare e propagandës, t’i largonte nga njerëzit dhe vështirësite tyre të vogla apo të mëdha. Basha tha se pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më e mirë.

‘Të vetëdijshëm që shqiptarët meritojnë një politikë që punon për ta dhe jo për vete, ne qëndruam pranë njerëzve në nevojë, pranë të papunëve, pranë familjeve shqiptare, pranë studentëve dhe të rinjve shqiptarë, pranë sipërmarrësve të ndershëm dhe fermerëve, pranë gazetarëve që luftojnë përditë për të vërtetën dhe artistëve dhe intelektualëve që luftojnë për gjallimin e jetës së kombit.

Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare e propagandës kundër kësaj lufte të drejtë, të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha.

Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me regjimin: Te demokracia që shkatërrohet, tek zgjedhjet që vidhen, tek e drejta që shkelet.

Dhe pa u fituar kjo luftë, për cdo shqiptar, të majtë apo të djathtë, atëhere cdo zgjedhje e lirë në jetën e secilit prej tyre, cdo përpjekje e gjithsecilit prej tyre për punësim, për arsimim për të patur një jetë më të mirë, do të jetë e pamundur.’- tha Basha.

Ora 11:41
Basha demokratëve pas humbjes: Kishim programin më të mirë, kemi qenë dhe jemi zëri i shqiptarëve

 

Edhe pse humbi më 25 prill, kreu i PD-së në fjalën sot në Kuvendin Kombëtar e cilëson si sukses mënyrën se si PD doli para shqiptarëve zgjedhjet e kaluara, sidomos në drejtim të programit.

"Të gjithë bashkë hymë në këtë betejë të pabarabartë, me programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me institutet dhe institucionet prestigjioze të Perëndimit.  Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale që e kemi prekur bashkë shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, qytet më qytet, sipërmarrje në sipërmarrje me të gjitha grupet e interesit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore,  me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit,  me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi,  me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve që u bashkuan për herë të parë ndër vite me përfaqësuesit e tyre në selinë e Partisë Demokratike përmes programit tonë. Një program i detajuar, me angazhime konkrete, për çdo sektor të shoqërisë, që vendosi gishtin tek plagët e shumta të vendit, që ofronte zgjidhje për të çliruar potencialin e çdo shqiptari, që çlironte dhe zhvillonte potencialin e Shqipërisë, të ndrydhur, të mpakur, të boshatisur, të ngecur në vendnumëro në 8 vite nga një fatkeqësi kombëtare që e quan veten qeveri.  Një program që ka në qendër familjen shqiptare, si shtylla e politikave tona; një program që synon forcimin e shtresës së mesme, si motori i zhvillimit dhe i transformimit të shoqërisë, sepse një shtresë e mesme e fortë është garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit", tha Basha.

Ora 11:37
Basha: 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por PD doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar përsëriti edhe një herë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, ku paratë e drogës dhe të krimit u përdorën për të blerë vota.

Basha tha se 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por me gjithë këtë masakër zgjedhore, PD doli me kokën lart. Më tej kreu i PD-së shtoi se ato nuk përdorën mjetet dhe modelin e Edi Ramës, duke mos hequr dorë sipas tij nga mjetet e ndershme.

‘Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që endeshin me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë sesi drejtori i Policisë së Shtetit u rreshtua me krimin që blinte vota në Elbasan vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Ka përdorur trafikantët e drogës për patronazhistë. Tom Doshin e ktheu në një makineri votblerëse. Taulant Balla doli personi më i votuar në Shqipëri si prova më e zezë e këtij regjimi. Kundër parave për vota, lejeve për të mbjellë hashash për vota. PD doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore.

Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur. Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë.

Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë. Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama.’- tha Basha.

Ora 11:30
Basha: Regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar ndryshimin që donin shqiptarët

 

Vjedhja më e madhe e historisë së pluralizmit. Kështu është për Lulzim Bashën procesi zgjedhor i 25 prillit. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD kreu i PD po e vë theksin në atë që ai e quan masakra elektorale.

'Kjo që po ndaj me ju është vetëm pak nga e gjithë e vërteta e hidhur. Është modeli i antivlerave që kemi përballë, që shet dështimin si fitore. Këto janë vetëm disa nga masakra e 25 prillit. Regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar me ccdo mjet ndryshimin që shqiptarët donin", tha Basha.

 

Ora 11:22
Nis Kuvendi i Kombëtar i PD, me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID

 

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me një minutë heshtje për jetët e humbura nbga COVID-19 në Shqipëri.

"Zoti i dhëntë paqe shpirtrave të tyre dhe i ngushëlloftë familjet e tyre.Sikurse e gjithë Europa e di tashmë, kjo sprovë e vështirë për mbarë njerëzimin shënoi në Shqipëri numrin më të lartë të jetëve të humbura në kontinent në raport me popullsinë. Një bilanc tragjik që bëhet edhe më pikëllues prej indinjatës që lind vetvetiu ku lotëve dhe dhimbjeve së mijëra familjeve iu kundërvihet buzëqeshja e shtirur e propagandës me të cilën regjimi lau duart për përgjegjësinë e tij. Kur shqiptarët kishin nevojë iu ofroi vetëm propagandë dhe gjoba. ", tha Basha pas 1 minute heshtjeve.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vironi: 17/07/2021 16:00

    SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER.... SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER.... SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER..... Parti shpellaresh.... Turpi i botes qe nuk distancohen nga SALI NON GRATA....

    Përgjigju
  • LORA: 17/07/2021 14:57

    E kishim mangut,ne kete vape,edhe kuvendin e shterpesise se babaleve te integrum. Keqardhje e madhe qe Shqiperia jone nuk ka te Djathte.

    Përgjigju
  • Molla e dijes: 17/07/2021 13:38

    TË RRONI VETË SE SHPRESA KA VDEKUR! U mblodh sot Kuvendi i partisë, te pallati i famshëm i kongreseve, do flasin tërë drejtuesit e qarqeve, të dëgjojmë përrallat e sukseseve. Me radhë po ligjërojnë gati njësoj, sa bukur Rama zgjedhjet i ka vjedhur, e se si këta drejtues asgjëbërës, tashmë janë një kastë e tredhur. Rama paska përdorur gjithë shtetin, për të penguar përkohësisht ndryshimin, dhe tani Luli është shpresa e vetme, ai do na sjellë parajsën dhe shkëlqimin. Mbajeni krenarisht kokën lart, se Luli asgjë nuk ka humbur, kryetar ishte e ashtu është prapë, xhepat i janë fryrë e nuk janë shkundur. Tani duhet të mbajnë shpresën gjallë, te populli i varfër që tetë vite papunë, se një ditë Basha do vijë në pushtet, por edhe 4 vite Ramës do i hanë mun. Kështu që PD ka edhe 4 vite kohë, të shesin pordhë e të bëjnë parada, të bëjnë teatër grotesk në parlament, ndërkohë që Rama bën maskarada. Vetëm një gjë nuk po kupton Luli, pse shqiptarët masivisht shitën votën, sepse është PD e njëjtë e 8 viteve më parë, e kështu do gënjeheshin e do hanin rrotën? Profesorët blu na thonë se kanë në ADN, lirinë dhe të vërtetën që në vitin '90, mburren se bënë një fushatë shëmbullore, ç'është ky masturbim e hedhje shurre përpjetë? Në 8 vite qeverisje të Sali Berishës, korrupsion kudo në çdo sektor, të ardhurat për frymë dolën 700 $, dhe pse populli papunë e asgjë në dorë. Cili na qënka ky program mrekullie, që PD të nxjerrë njërëzit nga varfëria, taksa 9% dhe korrupsion me oligarkët, asistenca sociale si lëmoshë që jep partia? Nëse populli s'ka një minimum jetik, që kur është papunë të jetë i siguruar, po i dhe lëmoshë me siguri do bëjë krim, të bën dhe hajdut varfëria e mallkuar! S'mund të mbash me shpresë kot rininë, që me sakrifica është diplomuar, veç me punë operatorë në call centera se asgjë tjetër s'ke për t'iu ofruar. Kur punojnë gjithë jetën, s'kursejnë dot, as për shtëpi, madje as për pushime, një popull kokë ulur që jeton kot, me gënjeshtra partie që dëgjon në fjalime! Ky është realisht fundi i një opozite, që vetëm shpresë nuk mund të japë më, një parti që numrin 1 e ka NON GRATA, e numrin 2 një shërbëtor që mend nuk nxë! Prandaj na duhet një opozitë e re, jo teatroxhinj hajdut politikanë, boll na kanë çarë trapin këto 30 vite, veç maskarenj dhe sharlatanë!

    Përgjigju
  • Rexhep TRALALA BULE LEKA [ KEPI ]: 17/07/2021 10:05

    O lyl basha me brek të trasha. Të ka rën shum vlera o lyl plera. Ti je kart e djegur e partis anti Shqiptare partis wc pd. Shqiptarët jan popull inteligjent e ti kti populli sja hedh dot më sa të jesh gjall.

    Përgjigju
    • F-35: 17/07/2021 13:13

      O Rexhep, njeriut qe nuk ka patur kurre vlere nuk ka se si t'i bjere vlera! Pra, nuk mund te humbesh ate qe se ke!

  • Bujar: 17/07/2021 09:46

    Vazhdoni me Bashen ne krye duke favorizuar Ramen.Beni sikur merziteni per te vazhduar ti vini kazmen vendit.Demi juaj ne 30 vjet ja kalon dhe diktatures si nga vrasjet dhe ekonomia.Jeni kelyshet e beogradit okriminele pa skrupul

    Përgjigju
  • Tekniku: 17/07/2021 08:44

    Pallati i kongreseve nuk ka kapacitet prej 7000 vetash. Ku do te futen keta? Apo 7x8 bejne gjithmone 42.

    Përgjigju
  • Alniku: 17/07/2021 07:10

    Sot mblidhet organizata e ligjëruar e krimit të organizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari