Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi përsëri sot (16 Dhjetor) në mënyrë të ashpër Drejtësinë e re, por jo vetëm.
Në një dalje të radhës për mediat, kreu i PD, nën akuzë dhe i pandehur për aferën e dosjes “Partizani”, pati akuza për të gjithë ata që i quajti projektuesit dhe realizuesit e reformës në drejtësi, duke mos kursyer asnjë, teksa sulmoi edhe SHBA-të për dhënien e çmimit si ‘kampion i antikorrupsionit’ ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK.
Berisha sulmoi George Soros si ‘monstër e njerëzimit’ që i dhuroi drejtësinë Edi Ramës. Po kështu edhe ideatorët e reformës, ish-ambasadorët e SHBA e BE, Donald Lu dhe Romana Vllahutin, si dhe sekretarin e Amerikan të SHBA-ve, Anthony Blinken.
Berisha e quajti procesin e Vettingut si të stisur qëllimisht, grusht shteti ndaj opozitës dhe krerëve të saj apo të dirigjuar. Madje ai përdori edhe tezën krahinore të ndasisë, sikurse edhe atë të përkatësisë fetare që ndoqi vettingu.
“Keni gjyqtarë dhe prokurorë që humbën vendin e punës nga Vettingu për një garsonere, apo për dhurata nga familjarët e tyre, me qëllim për t’i hequr. Një person përzgjidhte dokumentet që shkonin në Komision dhe vendoste për fatin e tyre. Ju përmend një, Valbona Sanxhaktari. Të dhënat nga shërbimi Informativ Kombëtar dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, por vetëm një personi. Ishte Valbona me një tjetër, ose vetëm Valbona, që vendoste se çfarë do nxirrte dhe çfarë jo. Vettingu u bë mbi baza krahinore, fetare dhe është procesi më i korruptuar dhe kompromentuar ndonjëherë”, tha Berisha.
Ai shtoi se Vettingu ‘pati pasoja dramatike’, dhe ‘u hoqi qytetarëve shqiptarë të drejtën për një proces ligjor të drejtë’. Dhe kjo sipas tij, ‘duke krijuar vakum që vetëm e vetëm drejtësia të merrej nën kontroll’.
Berisha tha se ky vetting prodhoi situata si ajo ku duhen 14 vite për çështje civile dhe 10 për një penale. Por nuk u përmbajt kur u pyet për SPAK-un nga gazetarët e pranishëm në konferencë.
“Vettingu krijoi një organizatë kriminale të skapit të partisë, një organizatë kriminale që bën gjahun e opozitës, se s’kam ça them tjetër. Drejtësi, degë e ekzekutivit tejepërtej e korruptuar. Drejtësi në dorën e qeverisë. Damkosje përfundimtare të kësaj reforme. Me këtë drejtësi nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për një proces civil”, u shpreh kreu i PD.
Por sulmeve nuk i shpëtuan as ish-ambasadorë, Vllahutin dhe Lu, funksionarë të huaj si Anthony Blinken dhe madje as George Sorosi.
“Kjo ishte reforma e George Soros, një monstër e njerëzimit, historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu bë demokracisë së një vendi. Me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harroni skenën në Parlament të ish-ambasadorit Donald Lu dhe Romana Vllahutin, që të dy ushtarë të Sorosit, kujtoni atë skenë dhe shiheni. Drejtësia e Lu dhe Vllahutin. E vërteta nuk mund të fshihet”, u shpreh ish-kryeministri.
Dhe në fund pati ‘municione’ edhe për kreun e SPAK dhe për shpalljen e tij si ‘kampion i antikorrupsionit”, sikurse edhe ndaj sekretarit amerikan Blinken.
“Ai është përfaqësues i organizatës kriminale. Ai duhet të ishte në burg. Pronar i 3 shtëpive me rrogë shteti. Unë që po flas këtu, e shita, kisha atë 40 metra të vogël, shtova dhe mora tjetrën pak më të madhe. Si mund të marrësh me rrogë shteti 3 shtëpi dhe pa kredi. Blinken ndërmori grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo që bëri Blinken dhe Sorosit ishte grusht shteti ndaj opozitës shqiptare. Dumani hyri në lojë me urdhër të diplomantëve amerikanë dhe Ramës, ndërkohë që ata dështuan në reforma të tjera të gostisjes me bar të opozitës shqiptare. Mos harro se është edhe Dvorani aty”, përfundoi kreu i selisë blu.
Po si s’paske pasur një gisht fytyre o ndyrësirë e kombif. O legen, po si të durojnë shqiptarët o fëlliqësirë. Ata duhet të të shyejnë në sheshin e Skënderbeut për të zezat që i ke bërë Shqipërisë.
PërgjigjuSA I NDYRE QE JE O SALI KERMA,,,,UNE THOTE ME NJE SHTEPI,,PO VILEN QE KE NE LALEZ E KUJT ESHTE,,,PO 10 APARTAMENTET E DEKLARYARA TE ARGITES,,,PO APARTAMENTET BE BUDAPEST,,AMSTERDAM,,BRUKSEL,,,PO 20 PALKATE TEK ISH KLUBI PARTIZANI TE KUJT JANE TE ARGITES,,I NDERTOI ARGITA ME NJE RROGE SHTETI....SPAKU TI MARRE KETIJ MALOKU TE POSHTER CDO PRONE SEPSE ATO JANE LEKET TONA QE KY BANDIT I KA VJEDHUR ME BANDEN E TIJ,,PD..
Përgjigju