Edi Paloka ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pasi dënoi gjestin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili shtyu në foltore kreun në detyrë të PD Enkelejd Alibeaj. Paloka, i ka cilësuar këto deklarata si qesharake.
‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…A mund të na besh një listë zonja guvernatorë se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet të bëjmë në Kuvendin e Shqipërisë që të jemi te qartë e mos bëjmë me gabime ?!’, shkruan Edi Paloka.
Lajmi kryesor:
Berisha shtyu Alibeajn në Foltoren e Kuvendit, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet! Ish-kryeministri: Pozicion qesharak i guvernatores
