Berisha shtyu Alibeajn në Foltoren e Kuvendit, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet! Ish-kryeministri: Pozicion qesharak i guvernatores

TIRANË- Incidenti i sotëm në Kuvend, ku Sali Berisha mori forcërisht Foltoren e Kuvendit duke shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë edhe vëmendjen e zyrave diplomatike në vendin tonë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër duke thënë se ditët e sulmeve dhe kërcënimeve i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.

“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë "jo!", akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit - ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet të mos përsëritet”, shkruan Kim.

Duke folur në media, Berisha deklaron se reagimi i Kim ishte një pozicion qesharak.

Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që siç e shihni ishte bërë meit kur fliste. Kush e di sa mesazhe kam marrë. Ka krijuar kompleksin. Ka mundësi të u jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë’, theksoi Sali Berisha.

Ky reagim vjen pas situatës së paprecedentë të regjistruar në seancën e sotme parlamentare, ku Sali Berisha pasi ka “zaptuar” Partinë Demokratike, në të njëjtën formë tentoi që të merrte Foltoren e Kuvendit. Marrëdhënien e acaruar që ka me Enkelejd Alibeajn, ndër të paktët që i është bërë pengesë për të marrë krejtësisht partinë, Berisha e solli në Kuvend duke e shtyrë nga foltorja. Për këtë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i komunikoi masën disiplinore “tërheqje vëmendje”, teksa seanca u ndërpre për 5 minuta. Pas incidentit, Berisha u përpoq ta justifikonte duke thënë se kishte pasur një keqkuptim. "Nuk e shtyva por mua më takonte fjala, ka qenë një keqkuptim, nuk e dija nëse i ishte përmendur emri Alibeajt", tha Berisha.

Lidhur më këtë, pati një reagim nga vetë Alibeaj, i cili në fjalën e radhës foli nga vendi, duke thënë se nuk do rrezikonte dhe nuk donte që t’i jepte kënaqësinë Berishës, ndonëse nuk e përmendi me emër, për t’ia zënë Foltoren. Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama reagoi, duke e komentuar me ironi se “Një fragment nga zhvillimet në godinë këtu afër, mori një rrjedhë xhudiste parlamenti”.

Postimi i mbasadores së SHBA-së, Yuri Kim 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Berisha i 'vërsul' Kim Palokën: Fatkeqësi që s'e kupton sa qesharake je bërë! Na bëj një listë çfarë s'duhet të bëjmë që të mos e përsërisim

Edi Paloka ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pasi dënoi gjestin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili shtyu në foltore kreun në detyrë të PD Enkelejd Alibeaj.  Paloka, i ka cilësuar këto deklarata si qesharake.

‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…A mund të na besh një listë zonja guvernatorë se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet të bëjmë në Kuvendin e Shqipërisë që të jemi te qartë e mos bëjmë me gabime ?!’, shkruan Edi Paloka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shwhu: 22/04/2022 10:13

    O kim te vraft Zoti

    Përgjigju
  • Sara: 22/04/2022 09:44

    Kimit nuk po i ecen me Berishen.E ngjalli dhe po ben lojen e tij.As drejtesia qe ajo deshi nuk heton dot Berishen sepse kto diten zihen e ne mbremje darkojn bashk.Dhe populli si turm bagetish i shkon nga pas dhe u beson

    Përgjigju
  • Populli: 22/04/2022 00:29

    Z. Ambasadore! Peshk me te madh se ky nuk besoj ka shqiperia.. E keni lene te rritet shume e tani po ju keput fijen..

    Përgjigju
    • F-22 Raptor: 22/04/2022 11:46

      Me dy rreshta i ke thene te gjitha. Koment fantastik!

  • Pashku: 21/04/2022 21:17

    O njerez sot ne tv ju pate njeriun me kafshe we ka njohur ndonjehere populli shqiptar.Po si nuk i vjen zor nje njeriu qe ka qene president kryeminister i ketij vendi te beje ate qe beri ky polo njeri se as palo burre nuk eshte.Ky njeri eshte me negativ se dhe Putini apo ndonje tjeter si puna e tyre A mendoni per nje cast se kush na paska drejtuar,dhe demek per ne europe,nje njeri me te meta mondore po i pa diagnostikuar.Sot e gjithe europa po dhe amerika kete kafdhe e kane shpalle non grata e nuk mund te levize kund tjeter vetem ne kukes e Sh koder,dhe ary per pak ore se nuk e lejojne O njerez,ju qe akoma mendoni se ky njeri eshte normal,hiqni dore sa nuk eshte vone se ky njeri ka degradusr ne nje matuf plak qe ja ka zili dhe nje i cmendur ke spitali 5

    Përgjigju
  • Ttat: 21/04/2022 19:50

    O juri po per djalin e qifes dhe vendimin e tames per te mos e perjashtuar si mendon???? Po per djegesat si mendon???? Dhe merresh me Berishen qe ne e kemi harruar. Mire rama se e ka frike tmerr por edhe ti e paske tmerr. Mjere si u katandise dhe si e katandise dash-in

    Përgjigju
    • Dori: 22/04/2022 09:45

      Ende nuk e ke kuptuar qe kto diten zihen dhe naten darkojn bashk?

  • Tosi: 21/04/2022 19:36

    Te kenaqin fare, sapo marin orientim nga Ayyy po le le tani qe i ka leviz "tencioni" edhe Asajjjj! E bene Salen tamam si Rambo 80 vjec, qe mor "forcerisht" foltoren, e hodhi ne sup dhe iku... Vetem me kete ndodhi, Meroistet tane kane material te shkruajne per 6 muaj. Faj nuk kane sepse kultura dhe dija jane me lindjen dhe kultivohen ne jete. Por ndersa populli yne i mencur keshillon qe per nga mendja dhe nepsi femija dhe plaku jane njesoj, ndaj dhe nuk u vihet re, Ayyy dhe Ajooo cirren e hidhen perpjete a thua u be hataja! Medemek prapavija e kesaj pune eshte idea qe mire ste mori vesh koka pasi te beme non grata, mire qe Lulin e trembe dhe e la kryetarllekun, po me Led Allabene??? Ah keshtu jo shoku Sali, kjo ishte "vija e kuqe"!!! Asaj asqe iu ndje zeri per raportin e departamentit ku merr rrogen, apo te shtepise se vendit te saj qe simbolizon "freedom", le per deklaraten tallese te XhikeQamil Rames, por sapo "i vdekuri" sic dhe e kane pagezuar tani, perzuri Allabene aty nuk iu durua! Tani ose pranojeni qe ka vdekur dhe per pasoje asnje rrezik veje nga i tilli, ose qe u shkojne shtate dhe keni hall se mbushni poturet nese forcohet edhe me. Sidoqofte, si ne njerin apo tjetrin qendrim, eshte e qarte qe masat tuaja per te minuar opoziten u deshtuan dhe sa me shume i zgjasni gabimet me keq do i beni gjerat.

    Përgjigju
  • Flori: 21/04/2022 19:27

    Jo sali kafsha, ,por sali haleja......

    Përgjigju
  • Klodi: 21/04/2022 18:33

    Biden perballe Palokes! Dridhet Amerika!!! haahhaha

    Përgjigju
  • Faiku: 21/04/2022 18:01

    Sali kafsha

    Përgjigju
    • Dukatesia: 21/04/2022 18:29

      SAliu eshte ber si qen. I terbua. E lidhni ne pavion in 17.mos elini pa pa paloken.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë