Kështu Berisha vendosi të pranojë se duhet rishpërndarje dhe se të ardhurat deri në 30 mijë lekë në muaj nuk do të taksohen, duke rrëmbyer në këtë mënyrë "Marksin" nga programi i kreut të PS Edi Rama, pasi masat e kërkuara nga lideri i opozitës kreu i qeverisë i kishte cilësuar si taksa marksiste.
Nga PS, Berisha i kopjon pikën tjetër të programit, heqjen e të gjithë referencave për pagat dhe pagesat online, që kreu i qeverisë e ka zbatuar për gati 8 vite me radhë dhe e kishte mbrojtur me pathos. Por nuk është ndalur këtu. Berisha ka marrë nga programi i PS, pasi i kishte sulmuar me gjithë arsenalin më parë dhe pikën tjetër të programit të PS që kishte të bënte me rajonalizimin e kulturave dhe prodhimit bujqësor. Në tetor Berisha foli për rajonalizimin e kulturave e prodhimit bujqësor. Njëherësh PS në programin e saj është angazhuar për të hequr pa kufizim TVSH-në për makineri e pajisje nga gjithë llojet e bizneseve për prodhim nga importi.
Në tetor Berisha vendosi të heqë TVSH për makineri e pajisje nga të gjitha llojet e bizneseve për prodhim mbi 500 mijë dollarë të importit. Por mori dhe unifikimin e mbledhjes së taksave si zë i deklaruar. Pritet që kreu i qeverisë të marrë nga programi i PS dhe pika të tilla si heqja e taksës mbi biznesin e vogël, heqja akcizës e taksës për karburantet, imputet bujqësore si dhe pesëfishimin e financimit për bujqësinë. Por dhe akreditimin e universiteteve dhe rritjen e pagave për policinë e dyfishimin e pagës jashtë orarit si dhe uljen e faturës së ujit dhe energjisë. Dhe po vijoi gjatë ky kopjim, PS duhet të bëjë program të ri.
REAGIMI I PS
Anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediat tha se kryeministri Berisha vazhdon të kopjojë programin e PS, për Rilindje Shqiptare, duke "Përse nuk e hoqe këtë taksë gjatë këtyre 8 viteve që qeveris, por u kujtove vetëm tani, në prag të fushatës, kur këtë nismë e propozoi opozita? Dhe meqë kohët e fundit Kryeministri ka nisur të kopjojë shumë nga nismat tona, gjejmë rastin që t'i kërkojmë atij edhe heqjen e taksës së biznesit të vogël", tha Harito. Sipas Harritos Berisha s'ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij për punësimin.
PIKAT E KOPJUARA TË PROGRAMIT TË PS
Në program PS ka heqjen të gjitha llojet e referencave mbi pagën.
Kryeministri Berisha filloi në korrik heqjen e pagave referuese.
Programi i PS për rajonalizimin e kulturave e prodhimit bujqësor.
Në tetor Berisha filloi të flasë për rajonalizimin e kulturave.
PS në programin e saj është angazhuar për të hequr pa kufizim
tarifat për makineritë dhe pajisjet për prodhim të importit.
PRITEN TE KOPJOHEN
Heqja e taksës mbi biznesin e vogël.
Heqja akcizës dhe taksës për karburantet për
Bujqësinë dhe pesëfishim të financimit për bujqësinë.
Akreditimi i universiteteve
Rritja e pagave për policinë dhe dyfishimi i pagës jashtë orarit.
Ulje e faturës së energjisë dhe ujit.
(sg/shqiptarja.com)