Berisha injoron SPAK, leja për arrest dhe deputetët ‘skifterë’

Berisha injoron SPAK, leja për arrest dhe deputetët ‘skifterë’

Sali Berisha

Sali Berisha ka zgjedhur të refuzojë sërish paraqitjen në SPAK. Pra nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, që si masë sigurie për ish kryeministrin e akuzuar për korrupsion pasiv, kishte paraqitjen dy herë në muaj para Prokurorit të Posaçëm.

Berisha as këtë radhë nuk zhgënjeu. Në vend që të ishte në orën 10.00 në SPAK për të dhënë ndonjë shpjegim apo thjeshtë për t’i thënë oficeres së SPAK “mirëdita”, për aferën e madhe korruptive të privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani” për të cilin është në burg dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i akuzuar për pastrim parash, fiks në këtë orë Berisha hyri në portën e selisë së Kryesisë së Kuvendit.

Madje foli dhe për gazetarët duke u kapur për një çështje krejtësisht tjetër, atë të ndalimit nga ana e Gardës së Republikës të deputetëve të Foltores plus Gazmend Bardhit për të hyrë në Kuvend, pasi Komisioni i Etikës të premeten i kishte përjashtuar.

Pas insistimit të gazetarëve Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK për sa kohë që sipas tij, masa e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme për detyrim paraqitjeje në SPAK dy herë në muaj, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Argumenti i Berishës është i njejti. SPAK sipas tij, duhet t’i drejtohet konform Kushtetutës me një kërkesë Kuvendit për të marrë leje për masën e sigurisë, anipse leja kërkohet vetëm atëherë kur kërkohet arrestimi i një deputeti. Berisha e kërkon me ngulm këtë leje, duke thyer mandje dhe ligjin, me refuzimin që u ka bërë organeve të drejtësisë, për t’u paraqitur në SPAK sipas vendimit të Gjykatës. Vendimi i gjykatës respektohet, kur s’të pëlqen apelohet,

Berisha i mësuar të respektojë ligjin e Kushtetutën vetëm atëherë kur i intereson, tashmë që ka hall me dhëndrin në burg për pastrim parash, si rezultat i korrupsionit të tij pasiv të tij në kohën që ka qënë kryeministër, përmes të cilit familja Berisha ka përfituar miliona euro, i referohet Kushtetutës dhe nuk shkon që nuk shkon në SPAK.

Refuzimi i tij është tërësisht personal. Dhe Berisha nuk ka frikën e gjykimit vetëm për aferën e “Partizanit”, nga gjykimi i të cilës mund të mos dalë siç e ka pritur që të mbetet jashtë qelisë së burgut. Frika më e madhe e Berishës është se po vajti njëherë në SPAK bëhet ‘rrugë’. Dhe duke pasur shumë dosje nën hetim, që nga pasuria e tij dhe e familjes, “Gërdecin”, ’21 janarin”, aferën CEZ-DIA, “Rrugën e Kombit” dhe dosje të tjera të rënda, bëhet ‘rrugë’ e përfundon familjarisht në organet e drejtësisë, me rrezikun më të madh, që të mbeten në qeli ai e djali Shkëlzen Berisha, apo dhe familjarët e tjerë. Kësaj i trembet Berisha, i cili refuzon vjimësisht paraqitjen në SPAK.

Dhe nuk ndalet këtu ish kryeministri demokrat në kundërshtinë e tij ndaj organeve të drejtësisë, që kërkon t’i mbulojë nën luftën për mbrojtjen e Kushtetutës, apo lëvizjes së tij të “Pallatit” brenda perimetrit të Kuvendit, për të rrëzuar qeverinë e socialistëve.

Edhe këtë të hënë, Berisha, Bardhi dhe deputetët që i mbështesin, kishin ardhur në kryesinë e Kuvendit me qëllimin e vetëm, bllokimin e punës së komisioneve parlamentare. Pengesa e vënë te porta e këtij institucioni nga Garda e Republikës për 8 deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, i bllokoi për pak. Por pamë vërtetë një spektakël të dhimbshëm që tregon se ku është katandisur grupimi më i madh i opozitës, teksa sekretari i përgjithshëm i “Foltores” Flamur Noka, hipi në kangjella dhe u hodh në oborrin e kryesisë së Kuvendit. Me sa duket e ka parë dhe mbrëmë pasazhin e filmit “Guna përmbi tela”. Flamuri është ‘traditcionalist’.

Ndërkohë që Berisha, e gjeti zgjidhjen. Nga brenda hapi dritaren e një zyre të kryesisë, ku hynë një nga një deputetët e përjashtuar nga Kuvendi. I priste në zyrën që i korrespondonte kësaj dritareje. Si ‘skifterët’ në Itali apo gjetkë që hyjnë pa leje në shtëpitë e qytetarëve evropianë për të grabitur para e bizhuteri. Deputetët ‘skifterë’ të Berishës për analogji në kryesinë e Kuvendit grabitën rregullat dhe respektimin e ligjit, bashkë me Kushtetutën e vendit, duke kërkuar kaos.

Duket se halli është shumë i madh, teksa deputetët e kësaj pjese të opozitës e katandisën veten deri në atë shkallë, sa të bëjnë skena qesharake në sytë e qytetarëve të shumtë që lëviznin në bulevard. Por që për fat askush nuk ishte në mbështetje të kësaj maskarade, që turpëron jo vetëm deputetët e “Foltores” por dhe Parlamentin shqiptar në tërësi.

Ndërkohë që nga pamjet që u pasqyruan më pas me mjete rrethanore live, shihen dhe dëgjohen deputetët e “Foltores” teksa kërcënojnë deputetët e mazhorancës, duke kërkuar me urdhër që të dalin jashtë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku ishin mbledhur për të ushtruar funksionin e tyre, sipas mandatit të dhënë nga ana e qytetarëve shqiptarë. Po po.

Shihej e dëgjohej një deputet i Berishës që u kërcënohej kolegëve të tij të PS, madje i udhëronte që të dilnin jashtë sallës. Sepse po bëjnë protestë dhe duhet respektuar protesta sipas tyre, sipas tij. Megjithëse tregohet me zë dhe figurë se njëherësh po u shkelej e drejta kushtetuese e anëtarëve të këtij komisioni por dhe të komisioneve të tjera parlamentare, që po bënin punën e tyre. Po shkelej e drejta e deputetëve të PS.

Personalisht i admiroj deputetët socialistë për qetësinë e tyre përballë kolegëve agresivë të “Foltores”. Eshtë për t’u vlerësuar një qetësi e tillë, përmbajtja e nervave nga ana e deputetëve të mazhorancës. Dhe teksa amiroj qetësinë e deputetëve të mazhorancës, për hir të së vërtetës them se nuk do kisha besim tek vetja nëse do isha në të njejtin pozicion, mendja më shkon vite më parë kur ndodhnin sërish të njejtat skena, nga të njejtët njerëz, derisa situata u qetësua si me ‘magji’.

Të gjithë i mbajnë mend këto skena, kur deputeti demokrat Edi Paloka kishte zhveshur ‘shpatën’ në sallën e Parlamentit dhe nuk kursente askënd në të shara por dhe në goditje. Duket se durimi nga ana e mazhorancës mori fund, teksa u godit një deputet i majtë me moshë të madhe. Atëherë të gjitha panë se si një anëtar i PS në Kuvend, sot ish deputet, Armando Prenga lëshoi një grusht në drejtim të Palokës, i cili vetë fluturoi në njërën anë ndërsa syzet në anën tjetër. Qetësinë që nuk kishte mundur ta vendosnin as kreu i Kuvendit, as batutat e Ramës që provoi dhe bojën në fytyrë dhe as Garda e Republikës, e vendosi një grusht i vetëm i Armandos.

Qetësia vijoi gjatë, pasi dhe kur ky ish deputet ishte në funksionin e tij në takim me zgjedhësit apo jashtë vendit pjesë e delegacioneve parlamentare. Mjaftonte që dikush ta kujtonte me zë në Kuvend dhe Paloka por dhe “Palokët” e tjerë të qetësoheshin në vend. Vijoi dhe vite më pas ‘qetësia’.

E njëjta gjë ndodhi dhe me ish deputetin Gent Strazimiri. Ai që bënte ‘sfilatë’ me pistoletë në brez edhe në protestat kundër ndërtimit të komplekseve për argëtimin e fëmijëve tek parku i Liqenit Artificial. Po i njëjti ish deputet i PS, pasi ia hoqi rripin e pantallonave e ‘qetësoi’ rëndshëm, duke bërë që Strazimiri të mos hapte më gojën për të bërë sherre por vetëm detyrën si deputet dhe të mos bënte si i fortë në Kuvend, duke përdorur dhunën ndaj kolegëve kundërshtarë politikë.

I sollëm këto shembuj, nuk ka nderon humbja e durimit në fakt, jo për të nxitur ndonjë deputet socialist për të reaguar në mënyrë ‘proporcionale’ ndaj kolegëve të tyre të Foltores. Me sa duket ka plot të tillë në sallë nga radhët e socialistëve dhe kjo u pa dhe në disa seanca më parë, kur një deputet i PS mbajti fjalën pa guxuar njeri t’i afrohet. Por këta deputetë janë përmbajtur!

 

U kthyem pas në kohë me këto raste për të treguar frikën tonë se nga momenti në moment, mund të humbasë dikush apo shumëkush nga deputetët e mazhorancës qetësinë e durimin, e të reagojë në mënyrë ‘proporcionale’ ndaj deputetëve të Foltores. Njerëz prej mishi dhe gjaku janë dhe deputetët socialistë, madje shqiptarë ‘vendi’ janë dhe ata. Kanë nerva që vjen një moment që mund të humbasin ‘elasticitetin’ dhe pastaj hajde dëgjo deputetët e Foltores me në krye Berishën që të ankohen dhe për dhunë nga ana e mazhorancës. Po ankohen tani që po dhunojnë deputetët e mazhorancës, jo më të ju kthehet dhuna mbrapsht atyre.

Ajo që na bën habi është se askush nga politika, media e mbi të gjithe panelistët tanë të nderuar nuk përmend dhunën që po ushtrohet ndaj deputetëve socialistë, të cilët po përballen me thonjtë në fyt të kolegëve të tyre të Foltores, marrjen me dhunë të kartave, karrigeve e lënien në këmbë gjatë gjithë seancës, shkuljes së mikrofonit dhe heqjen e të drejtës së fjalës. Elementit bazë për një deputet por dhe një qytetar të lirë. Ashtu sikurse kanë të drejtë të protestojnë deputetët e Berishës, ashtu kanë gjithë të drejtën e ligjit dhe të Zotit që të bëjnë punën e tyre deputetët e PS. Nëse ka proporcionalitet përballë Kushtetutës, ligjit e detyrimit ndaj qytetarëve.

Ndërsa Berisha ‘qetësohet’ kollaj. SPAK duhet t’ia plotësojë dëshirën dhe t’a dërgojë atë zot kërkese në Kuvend për të marrë lejen që Berisha të arrestohet. Ka gjithë argumentin ligjor për ta bërë një gjë të tillë SPAK dhe të mos ia zgjasë ‘agoninë’ Berishës.

E para akuzohet për korrupsion pasiv, nga i cili sipas akuzës ka përfituar fort dhëndri i tij për të pastruar miliona euro tek Partizani”. Të gjithë ata që kanë të njejtën akuzë janë në qeli. E dyta, e ka të justifikuar mbylljen e Berishës nën arrest, në shtëpi ose në qeli, për rrezikshmërinë që ai paraqet në prishjen e provave dhe mbi të gjitha në presionin e shantazhin ndaj drejtësisë, për të bllokuar hetimin dhe gjykimin e aferës së “Partizanit”. Fundja Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA pikërisht për ndikim dhe shantazhim të drejtësisë.

Dhe e fundit, kush na garanton se Berisha nuk do të aktivizojë elementë të lidhur me krimin për të bërë të pabërën në këtë situatë. Britania në motivacionin e saj për ta shpallur ‘non grata;’ e ka të shkruar e bardha mbi të zezë këtë, bashkëpunimin me elementët e inkriminuar. Pra SPAK e ka zyrtarisht, ligjërisht dhe kushtetutshmërisht të argumentuar kërkesën ndaj Kuvendit për lejen e arrestimit të Berishës.

Mund t’ia bëjnë këtë nder kreut të Foltores jo vetëm për faktin se po e kërkon me insistim vetë këtë leje, por dhe për të respektuar hapat ligjore për marrjen si të pandehur të një të akuzuari të shkallës së lartë, siç është Berisha, nën akuzën ‘për korrupsion pasiv’. Ta mbyllë në qeli dhe shqetësimi i Berishës për mosrespektim të Kushtetutës, mbyllet. Qetësia është e garantuar.

Mos të trembet SPAK për ndonjë kaos në vend. Askush, përpos këtyre deputetëve në hall nuk do ta lëvizë ‘këmbën’ për ta mbrojtur. Janë ftilluar dhe demokratët që po shohin punët e tyre dhe askush nuk ngrihet për të mbroijtur pasuritë e Berishës. I cili për 32 vite ka punuar për të pasuruar veten e familjen e tij dhe aspak për mirëqenien e demokratëve dhe shqiptarëve në tërësi. Berishën jo vetëm që nuk e mbështet askush, do të kishin ardhur demokratët deri më tani që ka këtë hall të madh dhe po bën këto veprime në Kuvend por dhe thirrje në drejt të qytetarëve për ta mbështetur, por është e garantuar që pjesës më të madhe dhe të demokratëve do t’u bëhej zemra mal, që Berisha të ishte i barabartë mes të barabartëve dhe përballë ligjit.

Ndaj u ngrit drejtësia e re, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë të zhytur në korrupsion në këtë vend. Ndaj janë paguar e po paguhen me miliona që prokurorët e gjyqtarët e posaçëm të punojnë pa frikë dhe të qetë, të bëjnë punën e tyre. Berisha ka thënë vetë se nuk njeh moshë dhe për të vitet janë numra. Nuk ka ligj që e favorizon askënd si të moshuar, për të mos i dhënë arrest me burg dhe jo arrest shtëpiak. Nuk e kemi parë një klauzolë të tillë!

SPAK duhet të veprojë shpejt, pasi është shumë kollaj që ta humbë besimin tek shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, kur shohin Berishën që qëndron jashtë qelisë me gjithë atë akuzë, për korrupsion pasiv në kurriz, kur shohin Berishën që mban ‘leksione’ tre herë në ditë në media e kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes së tij, e kur flet nga dritarja e kryesisë së Kuvendit të përdhunuar nga deputetët e tij që hynë nga kjo dritare.

Ndryshe, do të bëhet rrugë nga të gjithë, duke përdorur refuzimin e Berishës, dhe askush nuk do të paraqitet para drejtësisë për të dhënë llogari. Do të vihen në pozitë të vështirë dhe efektivët e policisë që do t’i marrin me forcë sipas ligjit, pasi jam i sigurtë që avokatët e tyre do shtrojnë pyetjen: “Pse vetëm ai, dhe jo dhe Berisha”. Që nuk është i pari politikan dhe ish zyrtar i lartë që akuzohet. Të tjerët janë arrestuar por dhe dënuar. Kjo është çështja.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 07/11/2023 05:38

    Uau. Ku e gjen durimin dhe idiotesine me shkrujt pa fund tu rrejt drites diellit. Kulmi i hipokrizise. Rujna o zot nga servilet e smure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë