Berisha jep për një euro
10 ha të Metalurgjikut

Berisha jep për një euro<br />10 ha të Metalurgjikut
TIRANE- Më shumë se 103 mijë metra katrorë sipërfaqe të Ndërmarrjes së Çelikut në Elbasan do të jepen me qira kundrejt një shume simbolike prej 1 euro. Qeveria “Berisha” në ikje ka shpallur të hapur garën e ofertave të kompanive, duke vendosur si kusht kryesor realizimin e një investimi në masën 10 milionë euro.
 
Referuar shpalljes së bërë nga Ministria e Ekonomisë, dhënia me qira e kësaj sipërfaqeje do të bëhet përmes procedurave të konkurrimit dhe qëllimi kryesor është zhvillimi i veprimtarive në fushën e industrisë përpunuese.
 
Vlerësimi i ofertave që do të bëjnë operatorët ekonomikë do të bëhet mbi bazën e tre qëllimeve, ku numrin më të lartë të pikëve e merr vlera e investimit, e ndjekur nga numri i të punësuarve dhe nga koha më e afërt e fillimit të punës.
 
Kjo praktikë e dhënies me qera të kësaj pjese të ndërmarrjes së ndërtuar gjatë regjimit të kaluar, është ndjekur edhe në vitin 2010.
 
Në atë vit, qeveria hapi garën për dhënien me qira të 87 mijë metra katrorë sipërfaqe të kësaj ndërmarrje, kundrejt vlerës 1 euro për kontratën.

Redaksia online
(g.k/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat