TIRANE- Sali Berisha nuk ka qenë dakord që të bëhej greva e urisë së studentëve për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës. Qëndrimi i tij ka qenë i prerë: Ishte çështje studentësh që të mos njihnin UT me këtë emër. Madje ai bën me dije se i kishte dhënë fjalën presidentit Ramiz Alia që të qëndronte larg me PD për të evituar destabilizimin e vendit.
Një fakt i tillë bëhet i ditur për herë të parë nga gazeta “Shqiptarja.com” sot, teksa zbardh procesverbalin e mbajtur më 18 shkurt 1991 ditën e fillimit të grevës së urisë së studentëve për heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës, dhe vetëm dy ditë para se të rrëzohej busti i diktatorit, për shkak të kësaj greve të fortë që u mbështet dhe nga qytetarët e kryeqytetit dhe mbarë vendit. Në procesverbalin e mbajtur nga Blerim Çela dhe Merita Zaloshnja dhe që po botohet sot për herë të parë nga gazeta “Shqiptarja.com” jepet me detaje çfarë është thënë në mbledhjen e Komisionit Drejtues të PD më 18 shkurt 1991, ku në përfundim të saj është zgjedhur në krye të PD Sali Berisha duke zhvendosur Azem Hajdarin dhe sekretar i përgjithshëm zgjidhet Eduard Selami.
/Shqiptarja.com