TIRANE - Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së djeshme “Lëvizja për Biznesin Social në Shqipëri”, (Albania Social Bussines Day) u shpreh se do të jepen 160 milionë dollarë nga buxheti i shtetit vetëm për ndihmë ekonomike dhe një pjesë e fondeve do të jepen në formën e mikrokredive, pasi do të kishte më shumë punësim dhe do të ndihmoheshin familjet e varfëra.
I pranishëm në këtë takim, Muhammad Yunus fitues i çmimit “Nobel” për luftën e tij ndaj varfërisë tha se biznesi social është shumë i rëndësishëm për një shoqëri.
“Qeveria ime shpenzon çdo vit për të ashtuquajturën ndihmë ekonomike 160 milionë dollarë, e cila absolutisht në një përqindje të madhe është një lloj shpërdorimi ekonomik, i ndahet në pjesë të barabarta atij që ka nevojë dhe atij që s’ka nevojë, etj., etj. Sikur një pjesë të këtyre fondeve ti devijojmë dhe t’ua japin mikrokredi këtyre familjeve në nevojë do t’i ndihmojmë që me djersën e tyre të dalin nga varfëria, të kenë një jetë më të mirë. Prof. Yunus është një mik i shquar i kombit shqiptar. Në ditët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, kur me mijëra vajza dhe gra kishin humbur bashkëshortët e tyre, Prof. Yunus bëri gjithçka ti ndihmojë ato për të ndërtuar jetën e tyre. Skema dhe përpjekja e tij ka një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm, pushtetin ekonomik të grave, vajzave, zonjave” tha Berisha.
Më tej berisha vuri në dukje përpjekej e Qeverisë shqiptare për zbutjen e pabarazisë financiare që ekziston mes rrogave të burrave dhe grave në vend.
“Qeveria ime ka bërë përpjekje shumë serioze në zbutjen e pabarazisë së madhe financiare, diferencës së madhe që ekzistonte në rrogat midis burrave dhe grave në këtë vend. Në ligj nuk kishte asnjë dallim në paga midis gjinive, por në realitet në vitin 2005 ky dallim ishte 36 përqind. Me ndërhyrjet e bëra qeveria ia ka dalë sot ta ngushtojë këtë diferencë në 17.7 përqind dhe kaq është diferenca në Bashkimin Evropian. Madje janë dhjetë vende që e kanë diferencën më të madhe edhe se kaq. Përsëri kjo angazhon punonjësit buxhetorë të sipërmarrjeve, kjo përjashton të përjashtuarit e shoqërisë dhe të përjashtuarit janë të varfrit. Me këtë skemë, të bazuar kryesisht në gruan kryefamiljare, bëhet edhe një hap tjetër i madh drejt zvogëlimit të murit të patriarkisë dhe ecet me vendosmëri drejt asaj që ne e quajmë barazi gjinore, por që, në fakt, në realitet është pabarazi gjinore. Në mënyrën më të përsëritur ne u kërkojmë bankave që kreditë ti orientojnë drejt grave”, u shpreh Kryeministri.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com