Berisha, këshillon Bashën:
Kujdes sjelljen ndaj Metës
Qëndrimi ndaj kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njeherësh dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nuk ka kaluar pa shkaktuar debate në selinë blu
TIRANE- Qëndrimi ndaj kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njeherësh dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nuk ka kaluar pa shkaktuar debate në selinë blu. Dhe nuk bëhet fjalë për debate të shpërthyera në nivelet e ulta të drejtimit të Partisë Demokratike, por ka përfshirë kupolën drejtuese të kësaj partie. Më saktë, ka qënë ish-kreu i PD, njëherësh dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ai i cili i ka tërhequr vëmendjen kryetarit të ri demokrat, Lulzim Basha lidhur me gjuhën e përdorur ndaj kryetarit të Kuvendit dhe kreut të LSI, njëherësh dhe ish-aleat i PD në qeverisje mandatin e kaluar Ilir Meta.
Lideri historik i PD nuk është pajtuar me atakimin që kryetari demokrat Basha ka përdorur ndaj Metës gjatë përplasjes për çështjen e miratimit të ndryshimeve në disa ligje, kryesisht të ligjit “Për Nëpunësin Civil”, duke i bërë thirrje që të ndikojë për anulimin e shtyrjes së hyrjes në fuqi tij përtej 1 tetorit sikurse është shënuar në vendimin e Kuvendit në miratimin e tij më 30 majit, pak para zgjedhjeve kur në n jë seancë të jashtëzakonshme u miratuar me konsensusin e të gjitha palëve politike.
Burime të sigurta brenda selisë blu saktësojnë se Berisha ka qënë tepër i pakënaqur me Bashën në lidhje me qëndrimet e forta ndaj Metës, aq sa ka qënë i detyruar të ndërhyjë fort duke kërkuar prerë dhe qartë se të mos ketë asnjë sulm, atakim apo përplasje me Metën. Një situatë e tillë mësohet se ka ndodhur para disa ditësh, ndërkohë që është mbajtur e mbyllur brenda selisë blu, për t’u shpërndarë në nivele të caktuara të kryesisë së vogël përmes bisedave të vogla mes tyre.
Mësohet që Berisha të ketë theksuar faktin se nuk është e nevojshme përplasja me kreun e LSI dhe kreun e saj, por të drejtohen të gjitha bateritë në drejtim të liderit të mazhorancës, kryeministrit aktual Edi Rama për ta monitoruar atë në të gjitha lëvizjet e tij qeverisëse por dhe në vendimet që merr mazhoranca e dominuar nga PS. Mësohet se Basha pas kësaj përplasjeje me Berishën ka premtuar të ulë tonet në drejtim të Metës, duke u kufizuar vetëm në thirrjen ndaj tij që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren e Kuvendit për ligjin e Administratës Publike, duke nënvizuar faktin se është një nga ligjet e miratuara që kanë qënë si kusht i Komisionit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.
Njëherësh Basha ka kaluar tërë dozën e goditjes në drejtim të kreut të qeverisë dhe të PS, Edi Rama në lidhje me ligjin e Administratës Publike, por dhe anulimin e shumë vendimeve të ndërmarra nga qeveria Berisha si dhe vënien dorë në diplomaci.
OrientimiBasha ka kaluar tërë dozën e goditjes në drejtim të kreut të qeverisë dhe të PS, Edi Rama në lidhje me ligjin e Administratës Publike, por dhe anulimin e shumë vendimeve të ndërmarra nga qeveria Berisha si dhe vënien dorë në diplomaci.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20