TIRANË - Kryeministri Berisha merr pjesë në hapjen e Panairit të Mobilierisë “Albania 2013”, organizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Mobilierisë,në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
"Industria e përpunimit të drurit në Shqipëri ka një traditë të hershme; traditë është edhe gdhendja e tij. Në industrinë e drurit sot janë investuar 250 milionë euro",- tha Kryeministri Berisha në fjalën e tij të rastit,-" ndërsa në eksporte, 100 milione euro. Mbi 50 mijë persona janë të punësuar në të dhe ne shpresojmë që numri I tyre të arrijë në 100 mijë".
"Industria e drurit do të përfitojë nga gjithë paketa e masave që ka marrë qeveria për biznesin. Ne do bëjmë gjithçka për një klimë gjithnjë e më pak burokratike për ju", - u garantoi Kryeministri, biznesmenëve të pranishëm.-"Pak kohë më parë ne instaluam edhe sistemin e pagesave të taksave me celular; po punohet që ta bëjmë edhe për doganat e njëkohësisht, bizneset të regjistrohen së shpejti, "online".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com