Berisha kërcënon Bashën: Nëse më përjashtojnë pa prova, do bëj gjithçka që ta kthejë PD në vlerat që e ndërtova! Influenca ime në parti është e madhe

Berisha kërcënon Bashën: Nëse më përjashtojnë pa prova, do bëj gjithçka që ta kthejë PD në vlerat që e ndërtova! Influenca ime në parti është e madhe

Sali Berisha nuk ka aspak në plan që të heq dorë nga mandati dhe më 10 shtator kur do të konstituohet parlamenti i ri, ai do të jetë aty në sallën e Kuvendi, ku SHBA nuk kërkon ta shoh pasi e konsideron si minuesin e demokracisë. Madje nëse kryedemokrati Lulzim Basha guxon ta largojë atë në moment të fundit, Berisha ka dhënë një kërcënim të drejtpërdrejt për të se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë vlerat PD-së që e ngriti vetë. Berisha nuk tha se cilat vepra do të kryente, por shtoi se do të bënte gjithçka që i lejonte kuadri kushtetues, (ku nuk përjashtoi largimin e Lulzim Bashës dhe marrja e drejtimit nga ai vetë). Për realizimin e këtyre veprave që do rikthenin vlera e PD nëse e largonin pa prova, Berisha u sigurua ta theksonte qartë se “ai ka një influencë të madhe në PD”

“Raportet e mia me Bashën me PD ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar. Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij. Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për emisionin “Now”.

Në lidhje me qëndrimin e PD ndaj shpalljes së tij ‘non grata’ nga DASH apo edhe kërkesë së SHBA që të distancohet nga ai, Berisha tha se partia e tij por edhe Basha po mbajnë qëndrimin e duhur, pasi një person nuk mund të largohet pa fakte e prova. Por nëse PD ka në dorë prova, atëherë për Berishën PD do bënte gabim historik nëse nuk do e përjashtonte.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë, ka kërkuar prova fakte dokumente, transparencë, pra që partia demokratike të konsolidojë apo të marrë një qëndrim ndaj Sali Berishës apo cilido të ishte, PD duhet të ketë fakte dhe prova. Jashtë tyre PD nuk mund të mbajë qëndrim tjetër.  PD do të bënë të gabim historik nëse nuk do të bënte përjashtimin e atij personi nëse ka fakte e prova”, tha Berisha.

I pyetur nëse po dëmton dhe po shfrytëzon PD për beteja vetjake, Berisha tha se është e kundërt se “ai bën betejë për PD dhe nuk ka pse partia të bëjë betejë për atë”

Sali Berisha foli edhe për situatën në PD ku tha se sot ajo është në ditën më të zezë që nga krijimi i saj, ndërsa nuk nguroi t’i numëronte Lulzim Bashës humbjet e njëpasnjëshme që kur mori drejtimin e partisë. Ndërsa largimin e tij nga politika, Sali Berisha e sheh në ditën kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Berisha: Opozita në ditët më kritike të ekzistencës së saj, nuk faktoi masakrën zgjedhore në sytë e ndërkombëtarëve

Opozita që ka krijuar Lulzim Basha për Sali Berishën, nëse do e drejtonte ai, nuk do e kishte lejuar kurrë të shkonte në këtë nivel. Berisha tha se opozita ndodhet në ditët e veta më kritike ekzistenciale dhe nëse nuk gjen forma dhe aktivitete që do e sjellin atë fuqishëm në parlament përballë Edi Ramës dhe nuk bind ndërkombëtarët për masakrën zgjedhore, atëherë sipas Berishës, në zgjedhjet e ardhshme Rama do të dyfishojë këtë masakër.

Berisha tha se PD ka përgjegjësitë e veta në humbje, por në vend të merrej me provat për masakrën zgjedhore, por merrej me veten e vet. Duke i renditur Bashës humbjet e njëpasnjëshme si kurrë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe humbjet e 60 mijë votave krahasuar me kohën kur partia drejtohej nga Berisha, ish lideri historik i PD tha se opozita duhet të luftojë fortë që të arrijë të fitojë zgjedhjet.

“Mendoj se opozita është në ditët më kritike të ekzistencës së saj që nga themelimi.PD kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin por ajo që për mua ishte shumë bizare ishte të gjitha palët që ishin aty edhe kryetari dhe kundërshtarët ranë dakord që të nisnin fushën e zgjedhjeve brenda partisë. Unë kam patur një formë tjetër, u vendos një tjetër por opozita është në ditën më kritike, sepse opozita fillon jetën këtë vit parlamentar me humbjet e treta në zgjedhjet dhe është hera e parë në historinë e pluralizmit. Fillon jetën parlamentare me 60 mijë vota më pak se 2013.  Nëse opozita nuk gjen forma aktivitetesh, Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masakrën zgjedhore dhe batërdinë zgjedhore. Opozita në atë që mendoja duhet me çdo kusht që të penalizonte shumë më tepër Rama për atë që e quan masakrën zgjedhore dhe duhet të gjente mënyra ta faktonte në sytë e ndërkombëtarëve, por ajo u morr me veten. Opozita ka pasur përgjigjtë e vat në rezultatin e zgjedhjeve, por ajo u morr me vetën dhe nuk arriti të bindë ndërkombëtarët”, tha Berisha

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ori: 07/09/2021 20:02

    Vetem arrestimi dhe trasferimi i ketij krimineli dhe familjareve te tij ne gjykaten e Hages mund ta shpetojn ket vend nga kthetrat e kriminelit

    Përgjigju
  • fisheku: 07/09/2021 10:23

    DAKORT. Mire thote provat ku jane dhe pastaj ne burg ta cojne por si duket nuk ka kush force edhe nese ka prova prandaj luan ky me shqiptaret

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/09/2021 08:27

    Ky ka djeg Shqiperine 3 here, e jo me PD… Sistemi qe ka ngrit Berisha ne Shqiperi duhen vite per tu eliminuar… edhe sikur te mos jete me Berisha do vazhdojme te vuajme pasojat e tij…se mos rre mendja njeri qe po iku Berisha do jemi shtet tjeter..

    Përgjigju
  • GOLI: 07/09/2021 07:30

    LULI ESHTE NJE KREKOSES I KOTË...RAMA BERI TRADHETI DUKE I HAPUR RRUGE ARMIKUT DHE U FUT NE HISTORI SI I TILLE.....ME GJITHESE KA BERE DISA GABIME TE CILAT KANE HAPSIRE PER TEI KORIGJUAR,SIÇ DUKET SALA ESHTE ME I QENDRUSHEM SI BURRE SHTETI.

    Përgjigju
  • Populli: 07/09/2021 05:48

    O pleh o hajdut i pronave qe jua more pronareve te ligjshem dhe ja dhe sahankepiresve te tu o kriminel qe i veshe nenat me te zeza ne vitin 1997 qw more 26 jete te pafajshme ne Gerdec qe kishin shkuar per te nxjerre buken e gojes qe vrave ne 21 Janar e mbi te gjitha vrave edhe bashkepuntoret e tu ke goje dhe kercenon.

    Përgjigju
  • Prenga: 07/09/2021 04:18

    Ik o SHPELLAR o llumi I kombit,,,shporru o shtrigan. |yyy|yyyyyyyyyyy...shporru nga tirana dhe shko ne shpelle. .merri me vete te gjithe maloket qe prure ne tirane e durres se nuk I duhen kujt....

    Përgjigju
  • Arturi: 07/09/2021 03:01

    Ik o dordolec se le nam,,,,,mire e tha namik hoti maloku vetem me plumb zbret nga kali...u be qesharak I ziu luajtur nga fiqiri. ....u be si ai plaku tek koncert ne vitin 1936....yyyyyyyyuyyyy......

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/09/2021 02:34

    Ik o hajvan se u bere gazi i botes. ....ke vrare shqiptare dhe ke vjedhur sa ke dashur.....Ik si fatos nano...mos u bej gomar malesie....sikur je.

    Përgjigju
  • WTF: 07/09/2021 01:12

    Rreziku i Lulit me u ba I smur edhe me perfundu te spitali Napoletan ku ka cu sala edhe te tjeret nen kujdesin e ti

    Përgjigju
  • Shqipe: 06/09/2021 20:33

    Rezultati i krimeve të tua.Ik or mut kriminel.DonZoti e të ti vënë prangat së shpejti

    Përgjigju
  • ???: 06/09/2021 20:11

    c'fare plehre !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G