Por ju e dini që hackers janë kudo në botë. Se çfarë ka vjedhur dhe çka bërë do ta sqarojë Prokuroria. Tjetri, nuk ka pranuar me firmos. Nëse të tjerët kanë firmos ky e ka ditur që firma i kushton dhe e ka drejtuar operacionin pa vendosur firmën. Janë prekur apo nuk janë prekur të dhënat është e thjeshtë. Janë zhdukur 4.3 milion deklarata fiskale. Këta janë treguar të trashë. Këta kanë kryer krimin dhe janë të kapur tani .
Shkëlqim Cani njeriu që kur u vodh thesari i Krrabës, u deklaroi shqiptarëve se nuk ka pasur flori banka në inventar. Pra ky njeri që u vendos dhe që ka në biografi humbjen e thesarit ka në biografi humbjen e thesarit tjetër. Firma është e tij, por gjithçka është organizuar nga Rama. Do ja propozoj grupit parlamentar ta ngrejmë në mënyrë emergjente një komisioni parlamentar”, theksoi ish kreu i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë e kësaj konference të mbajtur dje nga Berisha ishte edhe ish-drejtori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Renald Riska, i cili bëri edhe një parashtrim për problematikën e serverave të IT. Sipas tij, disa persona të pa autorizuar kanë kopjuar të dhënat e serverave të Tatimeve dhe më pas e kanë shkatërruar atë. "Më 15 nëntor ditë e premte janë prezantuar disa njerëz të ministrit dhe kryeministrit për të marrë disa të dhëna që dispononte administrata tatimore.
Me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme këto persona janë futur për të marrë të dhëna, që ligji e përcakton qartë kush e merr dhe si i merr dhe këto të dhëna. Si funksionar kam organizuar grupin e punës për të evidentuar rastin dhe për të gjetur çfarë kishte ndodhur. Ajo që mora ishte një kërcënim i qartë ku drejtoresha e tatimeve më tha se e kam vendin në burg",- theksoi Riska.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në datën 22 nëntorë kur ish-shefi i teknologjisë së informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Renald Riska, ka konstatuar se të dhënat për një periudhë katër vjeçare nuk ndodheshin në sistem. Ai u denoncua nga titullarja e institucionit, në lidhje me humbjen e të dhënave nga serveri i Tatimeve për një periudhë katër vjeçare. Pas denoncimit që bëri kryetarja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, prokuroria nisi hetimin për zhdukjen e të dhënave nga regjistri elektoranik i bizneseve.
Por pas kësaj, Gjykata e Tiranës vendosi ta linte të lirë ish-shefin e Drejtorisë së Teknologjisë së Infomacionit në Tatime me kusht që të paraqitej në gjykatë sa herë që të thirrej nga institucioni. Nga kjo zhdukje që iu bë të dhënave, u shkatërruar rregjistri elektornik i instiucionit nga ku për periudhën katër-vjeçare nuk rezulton as një e dhënë nga bizneset vendase dhe për rrjedhojë, ky institucion nuk po ushtron dot punën e tij pasi nuk ka informacione për bizneset që operojnë në vend.
Buxheti
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha bëri fajtorë dje kryeministrin Edi Rama për mos kryerjen e pagesave për personat me aftësi të kufizuar (PAK). Sipas tij, Rama pagoi 5 milion dollarë për të dëmshpërblyer banorët e kombpleksit “Jon” në Vlorë, ndërkohë që me keto para mund të paguante ndihmat e PAK.
Drenova
Berisha i hoqi nga vetja të gjitha akuzat se kishte dijeni për futjen e armëve në burgun e Drenovës gjatë kohës që ai ishte kryeministër. Sipas Berishës, në datën 25 shtator, Kryeministri Rama ka pasur raportin ku i thuhej se në burgun e Drenovës ishin futur armë.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)