Tirane- Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ në të cilën ish kryeministri ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën akuzë për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Seanca që pritej të zhvillohej sot në orën 15:00 nga gjyqtarja që ka shqyrtuar masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin Jamabër Malltezi, Irena Gjoka, është shtyrë. Kjo për shkak se ka munguar gjyqtarja e cila ka qenë e pranishme në një tjetër senacë gjyqësore.
Ish -Kryeministri Berisha ka kërkuar më herët nga Gjykata leje edhe për të shkuar në Parlament.
Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Nga ajo ditë, Berisha ka mbajtur fjalime me mikrofon nga dritarja për disa përfaqësues të paktë në numër, të Rithemelimit, konsideruar kjo shkelje e vendimit të gjykatës, sipas të cilit nuk i lejohet komunikimi me persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që ka brenda të njëjtës banesë ku po vuan masën e sigurisë.
Shikoni Sali Bajga do liri, mbasi ka vrar, vjedhur, e djegur Shqiprin. Ky çen duhet vetëm të kalbet në burg.
Përgjigju