Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën President në vend të Metës! Herët ose vonë dosja e lobimit rus ndaj 'Lul Bravës' do hapet nga FBI

Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën President në vend të Metës! Herët ose vonë dosja e lobimit rus ndaj 'Lul Bravës' do hapet nga FBI

Sali Berisha

Para se Ilir Meta të vendosej në krye të Presidencës, ndërkombëtarët kanë artikuluar emrin e Lulzim Bashës si kreu i shtetit. Kjo është thënë të paktën nga Sali Berisha, i cili tha se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë Bashën President të Republikës, në vend të Ilir Metës. Berisha tha se disa ndërkombëtarë e kishin pyetur pak muaj më parë se si e shihte Bashën si president, por që ky nuk e kishte përkrahur si ide.

“Erdhën më pyetën që se si e shoh unë Bashën, President. Ishin ndërkombëtarë. E tëra kjo me shkarkimin e Metës bëhet për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë. Nuk e them për besëprerjen. Besëprerja është tjetër. Ai është një njeri që nuk njeh asnjë lloj standardi. Kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Unë nuk e përkraha. Pastaj Brava hapi fjalë se Rama do bëhej president dhe ai kryeministër. Bashkëpunëtorëve u thotë çdo ditë nga një gënjeshtër. U thotë bashkëpunëtorëve se Rama do shpallet “non grata”. Nëse e sheh se dhe Basha ka bërë fushatën presidenciale për të dalë me këpucë të kuqe”, tha Berisha në një intervistë me Mirela Milorin.

Lidhur me shkarkimin e presidentin Ilir Meta, Berisha e konsideroi të papranueshëm.

'Së pari, përpjekja për të shkarkuar Presidentin nga Edi Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtetet është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme në këtë vend. Metën po e shkarkojnë për agjitacion e propagandë. Deklaratat nuk bënin tradhti kombëtare siç thotë Kushtetuta”,  tha Berisha   

Sot në luftë të hapur me njëri-tjetrin se kush do të ketë drejtimin e selisë blu, Berisha nuk i kursen akuzat për Lulzim Bashën, ku vijon ta kërcënojë atë me dosjen e lobimit rus. Berisha tha se kjo dosje do të hetohet një ditë nga FBI.

“Dosja e “Nick Muzin”, për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë. Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”, tha Berisha.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Berish: 08/02/2022 16:59

    O shkerdhate, o burre muti, o malok i trashe…..

    Përgjigju
  • Atdheu: 07/02/2022 23:55

    Të urtit kan thënë se Njerëzit ndahen në 3 grupe: 1.Burrë. 2. Pak Burrë dhe 3. Hiq burrë. Për momentin të gjithë ( iliri, edvini, salihu, luli...Jeni në grupin e fundit...( Për ate edhe ju shenoj me të vogël ) ...Nëse doni që dikush të flet një fjalë të mirë për ju, largohuni nga politika që sot. Nëse dëshironi të aspironi për grupin e parë ( Ti ktheni të gjitha që keni vjedh shtetin ) caktoni në Partit e Juaja kandidatë të moshës 30 vjecare ilirit i kisha preferua ta merr zonjën e vet me Vete, edhe ajo të bëhet burrneshë, ashtu si ka pretendua 20 vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë