Berisha:Konferenca degradoi, Rama
në Serbi me protokoll,por pa flamurin

Berisha:Konferenca degradoi, Rama<br />në Serbi me protokoll,por pa flamurin
Vizita,Berisha: Konferenca degradoi
si të ishte e krerëve të federatave
 
Tensionin mes Kryeministrave Rama e Vuçiç për shkak të përmendjes së Kosovës, Sali Berisha e ka komentuar sikur të ishte një konferencë për shtyp e krerëve të fedaratave të futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë. Përmes një postimi në 'Facebook'. Ish-kryeministri Berisha shkruan Konferenca e shtypit Vuçiç -Rama degradoi sikur të ishte konferencë shtypi midis Dukës dhe kreut të federatës serbe të futbollit

berisha ne fb
 
Berisha ka komentuar disa herë mbi vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd teksa ka vënë në dukje se shefi qeverisë shqiptare është pritur në Serbi me protokoll, por pa flamurin shqiptar. Duke e ilustruar me një foto, Berisha shkruan se ky akt i serbëve të rikujton dhunën në ndeshjen e kombëtareve më 14 tetor.

berisha ne fb

Me mungesën e flamurit shqiptar ne aeroport, Beogradi pret Ramen si asnjë kryeministër tjetër, si vizitor te dorës dyte si për t’i thënë se t’i nuk ke flamur! Ky akt fyes, te rikujton fishkëllimat në stadiumin e Beogradit gjate hymnit tonë kombëtar me dt 14 nëntor.
 
Në një postim më të hershëm, Berisha shkruan se vizita e kryeministrit shqiptar po trajtohet si pelegrinazh, nga ato që demokrati i cilëson si mediat e Ramës.
 
“Rama dhe mediat e tij e trajtojnë vizitën e sotme në Beograd si pelegrinazh. Beogradi e pret në aeroport me protokoll zyrtar por jo me flamurin shqiptar”.
 
berisha ne fb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal