TIRANË - Ish-Kryeministri, Sali Berisha përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka deklaruar se Konstadin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, nuk vuajti asnjë vit burgim për vrasjen e një bashkëmoshatari, kjo sipas tij falë lidhjeve me PS, ish-Presidentin Bamir Topi dhe ish-Kryeprokuroren Ina Rama.
Më tej Berisha shkruan edhe për përmendjen e Konstadin Xhuvanit në listën që qëllonte mbi policinë në Lazarat. “Ditën që e ëma e rrokte dhe puthej me te ne mjediset e parlamentit ai drejtonte daljen nga Lazarati te karvanit te trafikanteve”- shprehet Berisha në rrjetin social ‘Facebook’.
Sipas Berishës, pas ngjarjes së sotme, deputetë socialist, Didi dhe fallanga e krimit po bejnë gjithçka për ta nxjerrë duar jashtë në këtë vrasje banditin e pushtetit.
“Ky akt makaber deshmon se sot krimi dhe qeveria jane nje e te pandare dhe se Policia e Shtetit ka zero kontroll mbi krimin dhe se ajo i ka leshuar krimit plotesisht territorin dhe kontrollin e tij.”- përfundon Berisha.
Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në ‘Facebook’

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com