TIRANE- Ish-kryeministri Berisha doli dje në mbështetje të grevës së urisë pranë Kryeministrisë, duke dalë në këtë mënyrë kundër parimeve të tij rreth 4 vjet më parë. Konkretisht kur Partia Socialiste nisi grevën e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkonte hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ish-kryeministri Berisha theksoi se ky akt i bërë nga ana e ish-opozita socialiste është një krim kundër njerëzimit. Në një deklaratë të tij, Berisha theksonte se Rama po nxjerr njerëz që të sakrifikojnë jetën duke e cilësuar si jo human këtë akt.
“Si karnavalë të vërtetë ngritën çadrat para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe nisën të ashtuquajturën grevë qesharake, vetëm e vetëm për të bllokuar integrimin, për të bllokuar vendimin për liberalizimin e vizave. Unë jam mjek dhe është nihiliste, jo humane të çosh të tjerët drejt sakrificës me jetë, është nihilizëm”,- ka deklaruar Berisha në vitin 2010, kur PS kishte dalë në grevë urie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por, dje, pasi kishte filluar greva e urisë, pranë Piramidës, ish-kryeministri iu bashkua protestuesve duke dhënë mbështetjen e tij, pra duke dalë në këtë mënyrë në kundërshtim me vetveten.
Berisha shkoi pranë çadrës ku u vendosëm 10 të larguarit nga puna, të cilët kanë filluar grevën e urisë dhe është shprehur se kryeministri Rama po sillet si Janukoviçi i fundit i Ballkanit. “Ata erdhën me një vendim sublim dhe u dërgoi të gjithë bandat me uniformë. Ai paraqet Janukoviçin e Ballkanit. Demokratët do dinë t’i përgjigjen Janukoviçit siç e meriton.”- u shpreh Berisha duke dhënë mbështetjen maksimale ndaj protestuesve dhe duke lenë mënjanë humanizmin e mjekut.
POR CFARE THA KRYEMINISTRI BERISHA DJE KUR VIZITOI GREVISTET
“Urdhëroi fallangat e krimit me uniformë të rrëmbejnë çadrën, duhet ta dijë mirë se ka rrëmbyr çdo të drejtë të çdo demokrati shqiptar, duhet ta dijë mirë se kjo filloi një grevë më paqësore, më normale por në rast se mendon se me fallanga krimi do mund të rrëmbejë çadra dhe batanije i bindur të jetë se do përballet me qëndresën më të fuqishme që Shqipëria ka njohur ndonjëherë. Demokrat shqiptar apsolutisht do t’i rezervojnë Janukoviçit të Shqipërisë një fat që mendja nuk ja pret”.
Thirrja për protestë
Pavarësisht se greva e urisë nisi në orët e pasdites së djeshme, ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në grevën e urisë. “Thirrje urgjente. Të gjithë tek Piramida, kundër klikës në pushtet. Ju bëjë thirrje qytetarëve: të gjithë në mbështetje të grevistëve që me jetën e tyre vendosën të mbrojnë të drejtat e tyre të ligjshme, po mbrojnë dinjitetin tonë dhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre. Beteja nisi! Ne do fitojmë!!” Pavarësisht se thirrja e tij u bë nëpërmjet rrjetit social “facebook”, ajo u pasqyrua në të gjitha mediat, por nuk pati asnjë rezultat.
Në këtë protestë ishin rreth 100 veta ku përfshiheshin edhe trupa mediatike së bashku me deputetët. Mbështetësit e grevës përbënin edhe administratën e Partisë Demokratike, si edhe anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, ku mesa duket thirrja e tij për të dal në tubim doli huq. Për rreth 30 minuta Berisha u ul në shkallët e Piramidës, gjest ky që bie disi në kontradiktë me sjelljen e tij. Piramida është ndërtuar në shenjë nderimi për ish-diktatorit Enver Hoxha, ish-muzeu i diktatorit dhe pikërisht në këtë vend është ulur dje Sali Berisha, personi i cili shihet si një nga kryesuesit e rrëzimit të sistemit komunist.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com