Berisha: Kontrata e KESH mega-
vjedhje, Gjiknuri: Ti, varrmihës

Berisha: Kontrata e KESH mega-<br />vjedhje, Gjiknuri: Ti, varrmihës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një kontratë të Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH) për menaxhimin e kaskadës së Drinit. Sipas Berishës, kontrata është mbajtur sekret dhe ajo parashikon se kompania EFT, merr në menaxhim kaskadën e Drinit. Sipas Berishës kjo është një megavjedhje e hapur. 

"Më datën 30/06/2016, KESH, sipërmarrja që ka Agron Hetoja, hap tenderin me subjekt shprehje interesit për marrëveshje në kuadër të energjisë elektrike. Një tender që mbahet në sekret të plot, pa shpallur zyrtare dhe pa ftesa për kompanitë e tregut, por thjesht publikuar në arkivin e KESH sh.a. Nga ky tender, lind një kontratë monstruoze korruptive për llogari të Ramës dhe hajdutit me fytyrë njeriu, Damian Gjiknurit. EFT (kompania menaxhuese) njihet si lugati në rajon. Disa kompania prestigjioze pasi panë njoftimin në internet, vrapuan të merrnin pjesë, por nuk iu afruan as fillimit të negociatave. Mbeti vetëm një kompani fitimtarja. Kjo është një kontratë në të cilën nuk ka asgjë të qartë. Sipas kësaj kontrate, kompania EFT merr në menaxhim kaskadën e Drinit. Bëhet fjalë për optimizimin të kaskadës së Drinit për llogari të personave dhe jo të shtetit. Kaskada është pronë publike. Ka dhe teknika të tjera vjedhje sa të duash në këtë kontratë. Kaskada e Drinit tregtohet pa asnjë lloj kushti nga hajduti Damian Gjinkuri”- u shpreh Berisha.

Berisha pretendon gjithashtu se ERE ka kthyer përgjigje negative për kontratën, por sipas tij, ka ndërhyrë ministri i Energjisë, Gjiknuri.
 
Hajduti me fytyrë njeriu ka dërguar një shkresë ku i thotë kreut të ERE se nuk duhet të anulojë vendimin, pasi është urdhër i Ramës. Kjo është një nga aferat shqiptaro-serbe. Jam këtu për t’i bërë thirrje prokurorisë që të nisë me urgjencë kryesisht hetimin, bazuar në këto dokumente", tha ai. 

Pas akuzave të Berishës, ka reaguar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri i cili i cilësoi shpifje deklaratat e ish-kryeministrit. Gjiknuri sqaron se kompania EFT nuk do të bëjë menaxhimin e kaskadës së Drinit, por do të japë zgjidhje në rastet e prurjeve të shtuara për shkak të reshjeve. Sipas Gjiknurit, uji nuk do të shkarkohet më nga diga, por do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike. 

"Nëpërmjet kësaj kontrate synohet të maksimizohet prodhimi i energjisë elektrike nga Kaskada dhe optimizohet përdorimi i prurjeve për prodhim energjie duke evituar shkarkimet e ujit pa prodhuar energji, duke dhënë vlerë të shtuar ekonomike në interes të shtetit shqiptar nga ajo sasi uji e cila sot derdhet pa patur mundësinë të tregtohet si energji e prodhuar", thekson Gjiknuri. 

Ai ironizon ish-kryeministrin Berisha se e ka lënë me pasoja humbja e zgjedhjeve në Dibër.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile