Berisha korigjon goditjen ndaj
pagave të ulëta, kush doli i fitua

TIRANE - Me propozimin për të hequr tatimfitimin prej 10 përqindësh ndaj pagave më të ulta, deri në 30.000 lekë në muaj, qeveria korrigjon, me shumë vonesë, një goditje, që u bëri në barrën fiskale të punësuarve që marrin më pak para se të tjerët. Kjo u vu në dukje nga specialistët që në momentin kur ka hyrë në fuqi taksa e sheshtë, e njëllojtë për të gjithë, në vitin 2007, por u deshën 6 vjet që Berisha ta korrigjonte për kategorinë me të ardhura më të ulta. Kjo masë u mor pa asnjë konsultim me grupet e interesit nga qeveria Berisha-1 dhe u paraqit si një pjesë e reformës fiskale lidhur me pagat e taksat. Pjesa tjetër, që vendosi paga referencë për çdo profesion, u shfuqizua vitin e kaluar.

Pas gjashtë vjetësh, në periudhë elektorale, qeveria ka marrë përsipër ta rishikojë pjesërisht edhe këtë taksë, nga e cila, sipas llogaritjeve, janë lehtësuar realisht pagat e larta, ndërkohë që pagat e ulta u detyruan të paguajnë më shumë taksa se sa paguanin me sistemin fiskal, që Berisha gjeti kur erdhi në pushtet dhe që parashikonte nivele të ndryshme taksimi për paga të ndryshme - taksa progresive, e vendosur që në kohën kur Berisha ishte president i Republikës dhe e kishte dekretuar vetë një ligj të tillë.

Taksa e sheshtë rriti më shumë barrë fiskale për pagën mesatare, atë 35.000 lekë, taksimi i së vilës me tatimfitimi u rrit, jo me përqindje, por me 2.9 herë, duke qenë se më parë taksa për këtë kategori ishte 1.190 lekë, por kaloi në 3.500 lekë në muaj.

Po kështu, 2.2 herë më shumë tatohet deri tani 2.2 herë një pagë mujore 25.000 lekë (nga 690 lekë, në 1.500 lekë) apo 2.8 herë më shumë një pagë 40.000 lekëshe (nga 1.440 më parë, tatohet 4.000 lekë në muaj).

Në të kundërt, një pagë 150.000 lekëshe paguan 3 për qind më pak taksë se më parë, ndërkohë që diferenca sa vjen e rritet me rritjen e pagës. Kështu, arrijmë në 9% më pak tatimfitim për një pagë 180 mijë lekë të reja, ku tatimi është 18.000 lekë, nga 19.940 që ishte më parë, apo 30 për qind më pak tatim për një pagë 300 mijë lekëshe (nga 42.940, në 30.000 lekë). Ndërkohë, një pagë prej 500 mijë lekësh, paguan 40 për qind më pak tatimfitimi.

taksa

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print). 1 shkurt 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës