Berisha kthehet pas 10 vitesh në
“Top-Channel”, sot në "Top Story"

Berisha kthehet pas 10 vitesh në<br />“Top-Channel”, sot në
TIRANE - Kryeministri Berisha pas 10 vitesh mungese shkon në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Sokol Balla në televizionin Top-Channel. Pasi është endur në disa stacione televizive, gjatë këtyre viteve, teksa ka lëshuar akuza të forta gjithnjë ndaj këtij stacioni televiziv, kreu aktual i mazhorancës Berisha ka provuar me shumë sukses të provojë veten dhe në emisioone Talk Show dhe humori, duke tentuar një prezantim ndryshe para qytetarëve shqiptarë.

Prezantim ky që tenton të kalojë nga imazhi i sertë i krijuar te publiku shqiptar në këto 23 vite të rrëzimit të komunizmit në një person që di dhe të bëjë shaka e të pranojë shakanë, por dhe të bëjë biseda që nuk i janë përshtatur formatit të tij serioz, madje dhe midis femrave të bukura dhe të veshura hollë, duke tentuar të flasë për muzikë, letërsi e sport.

Një shkrirje të tillë Berisha e ka realizuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Klan, dhe në “Apartamenti XXL” në Vizion Plus, duke krijuar idenë se s’do jetë në ndonjë emision të formatit serioz në këtë fundfushate, ku njerëzit përpos argëtim kanë dëshirë të dëgjojnë dhe platformën politike e qeverisëse të palëve politike në garë.

Me sa duket Berisha ka vendosur t’i japë fund bojkotit 10 vjeçar që i ka bërë Top Channel për të “zbarkuar” në emisionin e Sokol Ballës, pikërisht ditën e sotme, dhe për t’i përgjigjur pyetjeve për fushatën, qeverisjen, kundërshtarët politikë dhe aleancat e mundshme në të ardhmen nëse fiton, ose fatin e tij politik në opozitë nëse humb zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndërkohë që ditën e nesërme, do të jetë kreu i PS Edi Rama menjëherë pas përfundimit të dy mitingjeve të mëdha përmbyllëse në Shkodër dhe në Vlorë.
 
BERISHA BOJKOT FEVZIUT, ZGJEDH ÇIÇON

Gjithnjë shqiptarët në tërë këto vite ishin mësuar ta shihnin Berishën të bëjë thirrjen e fundit për qytetarët që të votojnë PD dhe koalicionin e djathtë pikërisht ditën e enjte në ekranin e TV Klan, në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu. Por këtë radhë, kreu i qeverisë ditën e enjte ka zgjedhur pikërisht emisionin rival të “Opinion”, atë të “Top Story” në Top Channel të drejtuar nga moderatori i mijënjohur Sokol Balla.

Por nuk i është shmangur traditës për të dhënë mesazhin e fundit të TV Klan teksa nesër në orën 21.00 do japë opinionet e tij për fushatën, kundërshtarin politik, rezultatin e mundshëm, fatin e tij politik nëse humb zgjedhjet, aleancat e mundshme në një fitore të mundshme të PD dhe aleatëve më 23 qershor. Por këtë radhë Berisha ka shmangur gazetarin e mirënjohur Blendi Fevziu, ndoshta ndonjë hatërmbetje e madhe, për t’i rikthyer “dashurisë” së vjetër, të kohës kur ishte President, gazetarit Reis Çiço.

Emision që do jetë në formën e një bashkëbisedimi, në një sallë të madhe, me pyetje të gazetarit, një paneli gazetarësh por dhe të qytetarëve. Një model që është përdorur nga kryebashkiaku Basha në mbyllje të fushatës, në sallën e madhe të “ABC-news”.


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën