Berisha kundër reformës së re
territoriale: Për qëllime politike

Berisha kundër reformës së re<br />territoriale: Për qëllime politike
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron reformën administrative-territoriale, një akt antikushtetuese, diskriminuese dhe që ndëshkon qytetarët.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se në hartën e re territoriale, është shkelur çdo kriter gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor. Një pazar banal, e vlerëson Berisha, ku Rama-Meta, kane ndarë Shqipërinë si plaçkën e tyre elektorale. Ish Kryeministri thotë se kulmi i diskriminimit arrin me qarkun e Tiranës.
Sipas tij, nga Tirana, ku zgjidhen deputetë, është lënë vetem me 4 bashki. Qarku i Gjirokastres me 5 deputetë ka 7 bashki, nga të cilat vetëm njëra është e fshatrave minoritare. Kurse jetimja Shkodër, siç e perifrazon Berisha, nga ku dalin 11 deputetë, ka gjithsej 5 bashki. 
 
Sipas tij, Qarku i Beratit me 8 deputetë, është lënë me 5 bashki, kurse Fieri me 16 deputetë është lënë me 6 bashki.
 
Berisha nënvizon se, ndarja e re territoriale zhduk nga harta 320 komuna, një dhunim flagrant i Kushtetutës, sipas tij, e cila në interesin më të mirë të qytetareve j’ua garanton komunen si njësi të qeverisjes vendore. 
 
Berisha thekson se, për qëllime elektorale, janë fshirë nga harta Rama-Meta, Kashari dhe Paskuqani, që në censusin e fundit renditen përkatësisht në vendin e 8-të dhe të 10-të, si njesitë e qeverisjes vendore më të mëdha në numër banorësh të vendit. Ish-kryeministri, e mbyll shkrimin e tij me një thirrje qytetarëve, që të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese kundër këtij ndëshkimi të rënde dhe të pamerituar që sipas tij, po bën klika Rama-Meta.
 
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore