TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha akuzon pasardhësin e tij se po kërkon pushtet personal si Enver Hoxha, në një kohë kur brenda 24 orëve kanë ndodhur tre shpërthime me tritol: Tritol në komisariatin e Fushë Krujës; tritol në Durrës, biznesmenit të njohur dhe tritol në Tiranë.

Përveç këtyre,  Berisha shton edhe “drogë në të katër anët. Pasi dështoi totalisht në qeverisjen e tij, përpiqet me të gjitha mjetet, përfshire këtu letrat idioteske të Tahirit, të shkruara nga vetë Rama - drejtuar Presidentit për gjykatësit, të bindë shqiptarët se shkaku i gjithë këtyre nuk është ai,”- thekson Berisha.

Mirëpo këtë radhë, në konkluzinet e tij për Kryeministrin Rama, Berisha nuk nxitohet duke dhënë opinionin personal, por i referohet, "zërave të brendshëm” se shkaku i vërtetë i situatës problematike të rendit qendron në faktin se Rama kërkon vetë të jetë edhe Kryeministër, edhe President, kryekreu i kësaj toke, pra vetë Enveri!”

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)