Berisha lajmëron revolucion pranveror:
Të shembim muret e korrupsionit

Berisha lajmëron revolucion pranveror:<br />Të shembim muret e korrupsionit
Sali Berisha ka paralajmëruar për një pranveror me revolucion demokratik pasi kjo sipas tij është e vetmja mënyrë që të mund të rrëzohet kjo qeveri e cila është e kapur në çdo cep nga krimi dhe korrupsioni.

Sipas Berishës krimi i Frrokut nuk është i vetmi që ka fshehur kjo qeveri por sipas parashikimeve të tij ka edhe një sërë krimesh të tjera që flenë.

Unë që ditën e parë në jetën politike deri sot kam qenë dhe mbetem i vendosur me parimet e non violencës, besoj shumë tek parimet që unë besoj, tek vlerat e qytetarëve dhe le ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e revolucionit demokratik për të shembur murin e krimit, për të shembur murin e korrupsionit,”- shkruan Berisha.
 
Reagimi i plotë i Sali Berishës
 
Në fakt zoti Basha është Kryeministri në hije, jo foli, por është absolutisht dhe unë jam i bindur ai do të jetë një Kryeministër i shkëlqyer për Shqipërinë. Por nuk është këtu problemi i pushtetit të zotit Basha, këtu problemi është i jetës dhe sigurisë së çdo qytetari, këtu problemi është i të ardhmes që ne meritojmë, këtu problemi është të ndalojë kjo rrokullisje e madhe. Këta qeveritarë shkuan shumë larg dhe më larg do të shkojnë. Mua më vjen keq të bëj parashikime, por absolutisht krimi i tyre nuk njeh kufij. Mendoni ju se ata fshehin vetëm krimin e Mark Frrokut? Në arkivat e tyre fshehin shumë krime të tjera dhe krimet që ndodhin në të ardhmen. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është revolucioni demokratik i qytetarëve shqiptarë. Është rezistenca, qëndresa me mjete paqësore, theksoj dhe një herë ne jemi Partia Demokratike, unë që ditën e parë në jetën politike deri sot kam qenë dhe mbetem i vendosur me parimet e non violencës, besoj shumë tek parimet që unë besoj, tek vlerat e qytetarëve dhe le ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e revolucionit demokratik për të shembur murin e krimit, për të shembur murin e korrupsionit. Krimi ka një gjë, lë në hije korrupsionin, por ai është i përmasave të frikshme, të papërmbajtura. Pra, krahas murit të krimit po kaq i lartë është muri i korrupsionit. Vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja më e sigurtë e këtyre problemeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat