TIRANË – Kryeministri Berisha e ka lënë menjanë politikën këtë të dielë të nxehtë  dhe i është përkushtuar kujtimeve për një shqiptar të famshëm në Amerikë, Anthony Athanas.
 
Meqënëse restoranti i drejtuar prej tij dhe ortakut të tij “do të ulë flamurin këto ditë, pas 50 vite jete”, siç shkruan kryeministri, Berisha e ka ndarë opinionin e tij me miqtë në Fb.
 
“Pier 4” e Anthony Athanas kanë pritur me bujarinë shqiptare, artin e guzhinës së tij magjike, njerëzit më të famshëm të kohës: Presidentë të SHBA-së dhe vendeve te tjera; udhëheqës fetarë si Papa Pali IV  etj; yjet më të famshme të Hollivudit si Liz Taylor etj. po ai ka  pritur dhe ndihmuar shumë e shumë emigrantë shqiptarë si dhe zyrtarët më të lartë të vendit tonë.

Është një moment për të shprehur mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për shqiptarin e madh, atdhetarin e flaktë Anthony Athanas,” – përfundon Berisha.
 
Shënimin e tij, Berisha e ka ilustruar edhe me një galeri fotografish, që po i paraqesim më poshtë.
anthony athanas
anthony athanas
(Në foto: Anthony Athanas me Kenedin dhe restoranti i tij në SHBA)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)