Berisha “zbulon” ministrin më të
dështuar, ja si ia kthen Bushati

Berisha “zbulon” ministrin më të<br />dështuar, ja si ia kthen Bushati<br>
Vijojnë debatet e ashpra në Kuvend, teksa deputetët po diskutojnë për ligjin e pakicave kombëtare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga vendi për këtë ligj, duke hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa e cilësoi institucionin që ai drejton si më të dështuarin në këto katër vite. Berisha e cilësoi të papranueshëm faktin që ky ligj paraqitet nga Ministria e Jashtme, sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi.

“Ajo që është e papranueshme është se ky ligj paraqitet nga Ministria e Jashtme sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi. Kjo nuk qëndron, këto janë çështje të lirive dhe të drejtave të minoriteteve. Që në momentin që ti e importon problemin s i një problem të m jashtme, ti krijon mollën e sherrit në një ministri që është faktuar dikaster, dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit. Pazare të brendshme të një klike mafioze, por që shkelin rëndë parimet më themelore të Kushtetutës së vendit”, tha Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Bushati, i cili tha se nuk e priste këtë shqetësim nga Berisha, që ka qenë President, dhe se i duket absurd reagimi i tij.

“E sqarova dhe Dulen dhe ju nuk ishit këtu, mendova se ishte një shqetësim për Dulen, por jo për ju që keni qenë President, më duket pak absurde. Mund t’iu them që ishte qeveria juaj, ju, që këtë çështje e vendosët si pjesë të planit kombëtar, duke ia iniciuar në tavolinë BE këtë çështje. Ndaj dhe t’i lëmë spekulimet. Ne do vazhdojmë të asistohemi nga ekspertiza më e mirë e BE për këtë ligj. Shpresojmë për një ligj mode”, deklaroi Bushati.

Berisha: Në historinë e Parlamentit ky është ligji i parë që një ministër i Jashtëm sjell në sallën e këtij Parlamenti. Ky është absolutisht një aberracion, në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk kam asgjë kundër ligjit, por ai që njeh Kushtetutën kupton se ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme, sepse nuk mundet ne që të pranojmë veprime jashtëzakonisht qesharake. Burim i një rivaliteti të klaneve mafioze në qeveri. Pastaj përcaktoni pakicat me emërtesë, ajo që di se si përcaktohen pakicat e kupton që bën një gafë me këtë në kohën moderne. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe