Berisha: Leka Zogu I do përcillet
si mbret, referendumi u manipulua

Berisha: Leka Zogu I do përcillet<br />si mbret, referendumi u manipulua
TIRANE-Leka Zogu pretendenti për fronin mbretëror do të përcillet me të gjitha nderimet që i përkasin një mbreti, jo në detyrë.

Të shtunën Shqipëria do të jetë në ditë zie kombëtare ndërsa qeveria ka ngritur një komision shtetëror për organizimin në detaj të kësaj ceremonie.

Deklarata është bërë nga kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë. Duke e cilësuar një humbje të madhe vdekjen e Leka Zogut, Berisha tha
“Sot është një ditë e veçantë, ditë në të cilën shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike. Në ligjin e parlamentit përcaktohet detyrimi i përfshirjes në protokollin shtetëror i familjes mbretërore dhe ky ka qenë vendim i drejtë. Vendi dhe kombi do e përcjellin mbretin Leka i Parë me nderimet që i përkasin një mbreti jo në deyrë, me atributet që i përkasin mbretit jo në detyrë”

BERISHA: MONARKIA NUK ESHTE CESHTJE E MBYLLUR
Berisha vlerësoi kontributin e Lekës së Parë në mbështetjen e e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet dhe u ndal në mundësinë që iu dha votuesve shqiptarë për të zgjedhur mes sistemit monarkik dhe atij republikan, në vitin 1997, duke e quajtur "një çështje jo të mbyllur." Kryeministri deklaroi se rezultatet e referendumit të mbajtur në 1997 u manipuluan, ndërkohë që shumica e shqiptarëve votuan për mbretin e tyre.

“Referendumi u bë në flakët e rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur, sepse e vërteta është pa diskutim që në atë referendum dominoi parimi stalinist, ju votoni numërimin e votave jua bëj unë. Ajo që është reale eshtë se shqiptarët votuan masivisht nga Konsipoli në Vermosh për mbretin e tyre. Nuk kapi kuotën por e përcaktuan ata që manipuluan 2 javë resht votat e referendumit" - deklaroi Berisha në mbledhjen e përjavshme të qeverisë.

Komisioni shtetëror do të udhëhiqet nga zv kryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto dhe në përbërje do të ketë dhe disa ministra. Të gjithë të pranishmit në mbledhjen e qeverisë, mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Leka Zogu I.

BERISHA: ZOGU U LARGUA SIC U LARGUAN MBRETERIT E TJERE
Kryeministri u ndal dhe ne vlerisimin e figurës së mbretit Zog.
"Mbreti Zog u largua nga Shqipëria siç u larguan mbretërit e tjerë nga mbretëritë e pushtuara nga forcat nazi-fashiste, por ai qëndroi në të gjithë kohën në anën e koalicionit antifashist. Forcat dhe mbështetësit e tij luftuan me trimëri të udhëhequra nga Abaz Kupi më 7 prill në portin e Durrësit. Më pas vazhduan luftën për çlirimin e vendit deri në vitin e fundit të luftës. Lufta nacionalçlirimtare mori dhe aspektin e saj vëllavrasës. Sic dëshmojnë dokumente të panumërta, dhe kjo kishte vetëm një qëllim që Enver Hoxha të garantonte pushtetin, por legalistët mbretërorë luftuan me vendosmëri, okupatorët nazifashistë gjatë të gjitha viteve të pushtimit, përpjekjeve të tyre pas vendosjes së diktaturës në Shqipëri ishin të pandërprera.”, tha Berisha duke e ciësuar të drejtë  vendin e parlamentit që në 2003 votoi ligjin ku i njihte atributin familjeve mbretërerore”

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma