TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë një letër falenderimi nga kryeministri i Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte. Letra mësohet se ka ardhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa Berisha e ka bërë publike atë në profilin e tij në Facebook.
“I dashur Dr Berisha,
Në përfundim të mandatit Tuaj si Kryeministër, dua të përfitoj nga ky rast të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet e mira të punës që kemi patur.
Marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë qënë gjithmonë të përzemërta, dhe jam i bindur se ato do të vazhdojnë të zhvillohen edhe me pasardhësin Tuaj.
Ju uroj Ju shumë sukses në përpjekjet Tuaja të ardhshme profesionale dhe personale.
Sinqerisht Juaji,
Mark Rutte
Kryeministër i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta”, shkruhet në letrën e marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com