DURRES - Që sipër varrit të piktorit Ibrahim Kodra, Kryeministri Berisha është lutur: "Zoti e shpëtoftë të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama".
Burimet zyrtare nga Kryeministria bënë të ditur se gjatë vizitës që zhvilloi sot në komunën Ishëm të Durrësit, Kryeministri u ndal edhe në vendprehjen e eshtrave të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, si një homazh nderimi për veprën e tij.
Ndërsa e vlerësoi Ibrahim Kodrën si gjeniun e pikturës shqiptare, Kryeministri Berisha bëri këtë koment:
“Erdha sot të përulem me nderimin më të madh, para gjeniut të pikturës shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim Kodra.
Por, me këtë rast, gjithashtu lutja dhe urimi im: Zoti e shpëtoftë të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama! Shqipërinë e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë e djathta e bashkuar e saj”, - ka thënë Kryeministri.

(Në foto: Kryeministri në varrin e Ibrahim Kodrës, në Ishëm të Durrësit)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: Rama propozon punë të detyruar, nën pagën minimale