Sipas rregullores, seanca e parë e Kuvendit të ri, e cila sipas parashikimeve kushtetuese i bie të mblidhet javën e parë të shtatorit, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, në rastin kokret nga Berisha.
Nuk dihet nëse Berisha do pranojë drejtimin e Kuvendit, pasi katër vjet më parë ai refuzoi ta bëjë një gjë të tillë, duke detyruar socialistin Namik Dokle (i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve këtë herë), deputeti i dytë më i vjetër pas tij, që të kryesojë seancën e parë.
Seanca e parë e Kuvendit është konstituive dhe drejtuesi i përkohshëm i saj do të ngrejë një sekretariat të përbërë nga tre deputetë, të cilët do bëjnë verifkimin e mandateve.
Kuvendi i ri u fitua në masë nga Partia Socialiste e cila arriti të sigurojë 74 mandate, duke qenë në gjendje të qeverisë edhe e vetme nga shtatori, 43 deputetë fitoi PD, 19 LSI, 3 PDIU dhe një mandat u fitua nga Tom Doshi i PSD.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
