Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-
serbe t'i udhëheqë Kosova

Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-<br />serbe t'i udhëheqë Kosova
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të udhëhiqen nga Kosova. Duke iu referuar vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi dhe takimit të tij me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, Berisha tha se vendosën Kosovën në hije.

Sipas Berishës, Kosova duhet të jetë në ballë të këtyre bisedimeve.
 
"Sot, Kryeministri i Serbisë deklaroi për herë të parë se jam i vendosur të punoj për marrëdhënie serbo-shqiptare, apo shqiptaro-serbe. Ky është një zhvillim pozitiv. Nëse themi se do punojmë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, unë s'kam kundërshtim. Vetëm me një kusht, Kosova përballë. Në këto marrëdhënie udhëheq Kosova. Dhe këto marrëdhënie do shkojnë atje ku duhet. Për palën shqiptare i udhëheq Kosova. S'po them që Tirana të mos bëjë politikën e vet, por çdo përpjekje për të vendosur në hije Kosovën është reminishencë e tradhtisë kombëtare", u shpreh Berisha.  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin