Berisha mashtron aleatët, Spahia:
PLL vetëm me PD, dalim me 140 emra
Kryeministri Berisha nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për aleatët për t’i pasur ata në listat rajonale të PD për kandidatë për deputetë.
TIRANE - Kryeministri Berisha nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për aleatët për t’i pasur ata në listat rajonale të PD për kandidatë për deputetë. Më se njëherë ai ua ka bërë të qartë se nuk mund të sakrifikojë vende të sigurta në listën preferenciale për deputetë në zgjedhjet e qershorit, për të futur krerët e partive aleate.
Muaj më parë krerët e partive aleate të Berishës, kanë marrë premtimin për të qenë pjesë e listës së PD sipas qarqeve të caktuara, me kushtin që të rrisin sa më shumë perfomancën e tyre në këto zgjedhje. Por pas kalimit të kreut të PDK Nard Ndoka në radhët e koalicionit të djathtë e marrjen prej tij të postit të zv.ministrit të Brendshëm Berisha ka preferuar të përcaktojnë një vend në listën proporcionale në qarkun e Shkodrës ose të Tiranës, vetëm për kreun demokristian
Ndërsa aleatët e tjerë i ka lënë jashtë me argumentin se kanë qenë 8 vite në pushtet dhe të marrin vetë vota, ndërsa Ndoka ka qenë në opozitë. Por me sa duket është penduar dhe për Ndokën, duke kërkuar nga të gjithë krerët e partive aleate që të jenë pjesë e koalicionit si partnerë dhe me kontribute të barabarta.
Ndryshme nga Rama që ka dhënë formulën e koalicionit, Berisha ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Por kreu i PLL në koalicion me Berishën, Ekrem Spahia mendon ndryshe, duke deklaruar se ai do të jetë pjesë e koalicionit me Berishën dhe se do të dalë në zgjedhje me 140 kandidatët e saj. “Ne jemi në koalicion qeverisës me PD. Përsa i përket 23 qershorit PLL do dalë në koalicion me PD dhe aleatët e saj, ndërsa marrëveshja do të nënshkruhet në kohën e duhur.
Ne kemi qenë në aleancë me PD në kohë të këqija dhe të mira dhe sërish më 23 qershor do të jemi në koalicionin fitues me Berishën. Ne jemi parti që kemi mbështetje, kemi vlerat tona, dhe do të tregojmë forcën tonë në zgjedhjet e qershorit. Unë flas vetëm për PLL, për partitë e tjera s’di çfarë të them”, deklaroi dje për gazetën, kreu i PLL, Ekrem Spahia.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.8%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
31 Tetor, 23:00
-
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE
31 Tetor, 22:49
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..
31 Tetor, 22:24
-
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat
31 Tetor, 22:19
-
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor
31 Tetor, 21:56
-
Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor, 21:49
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike
31 Tetor, 21:39
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Përmbytjet në Spanjë/ Kryeministri apel qytetarëve: Ka ende rrezik, mos dilni nga shtëpitë
31 Tetor, 21:16
-
Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit
31 Tetor, 21:06