Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Rama i përfshirë në një aferë të zezë, përdori mjete të paligjshme për të korruptuar zyrtarin e FBI-së

 

Sali Berisha e ka nisur mbledhjen me deputetët e Rithemelimit duke komentuar sërish takimin e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal. Sipas Berishës, Rama është i përfshirë në një akt të rëndë dhe po përpiqet të hiqet sikur nuk ka gisht.

“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj,çdo moral, çdo imagjinatë. De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal.

Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës. Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë.  Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha dhe Meta: Rama kaloi çdo vijë të kuqe, të japë dorëheqjen! Korruptoi shefin e kundërzbulimit të organizatës më të fuqishme të botës


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë