Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha dhe Meta: Rama kaloi çdo vijë të kuqe, të japë dorëheqjen! Korruptoi shefin e kundërzbulimit të organizatës më të fuqishme të botës

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Ramës pasi sipas tij ka shkelur vijën e kuqe në lidhje me marrëdhënien e tij me zyrtarin e lartë të FBI i cili është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa kërkon 80 vite dënim me burg për McGonigal dhe kryeministrin Edi Rama, vijon akuzat për kreun e qeverisë se ka paguar shefin e kundër inteligjencës të organizatës më të fuqishme në botë.

Berisha e shfrytëzon këtë çështje për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeverisja pasi sipas tij e ka vendin pas hekurave, njësoj si McGonigal. Po ashtu kërkon që të ngrihet komision hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me këtë çështje që sipas tij është akti më i rëndë në historinë e Shqipërisë me partnerin kryesor strategjik, SHBA.

"Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve me SHBA. Unë nuk them që Edi Rama i dobësoi karakterin moral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë në vendin e tij, por kryeministri i një vendi partner nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me fuqinë armike dhe jo partnerin kryesor strategjik. Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Drejtësia do të merret nga të dyja vendet por ana morale është krejtësisht e rëndë. Ky rast tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare. Tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesat e pushtetit të tij. McGonigal mund t’i shkojë deri në 80 vite dënimi, asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama. Nuk i bën kurrë këto veprime të tmerrshme kryeministri i një vendi partner. Edi Rama duhet të zbërthehet, do të ketë komision hetimor parlamentar që do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.  Njeriu i inteligjencës i vendit më të fuqishëm në botë u pagua nga Kryeministri i Shqipërisë. Rama nuk mund të rrijë më në qeverisje. Ai e ka vendin atje ku është Charles McGonigal”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me deklaratat e mazhorancës së Agron Neza, një prej personave të përmendur në hetime ka lidhje me të, Berisha tha se kjo është e pavërtetë. Berisha hedh poshtë pretendimet se e ka kushëri dhe hedh akuza ndaj Damina Gjiknurit se ka dhënë me koncesion hidrocentralet në Shushicë për bashkëpunëtorin e McGonigal, Oleg Deripaskën.

“Unë nuk e njoh personalisht atë. Nuk kam asnjë lidhje. Ai ka punuar në shërbim në qytete të ndryshme. Ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që akuzojnë këta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është një mafioz i cili i ka dhënë me koncesion Oleg Deripaskës hidrocentralet në Shushicë dhe favore të tjera, ai ka vallëzuar deri në 3 të natës me McGonigal. Ai kapet pas fijes së barit. Do t’i shkohet kësaj çështje deri në fund sepse po zihen e gjithë Bota. Shqipëria ka paguar shefin e kundërinteligjencës të organizatës më të fuqishme të botës. Këta mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm e ajsbergut.  Rama është krijesë e Sorosit dhe, unë e denoncoj para botës këtë rast sepse është krijesë e tij por në këtë rast e kaloi vijën e kuqe dhe duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, tha Berisha.

Në dosjen me akuzat për McGonigal përmendet personi 'B' që sipas Berishës është Dorian Duçka, i cili dyshohet se shoqëronte kudo ish-agjentin e inteligjencës shqiptare Agron Neza dhe ish-zyrtarin e FBI-së. Në deklaratën e tij tha se Duçka është në hetim në Kinë e në SHBA dhe lidh Ramën me kartelin e Sinaloas të Meksikës.

“Po Duçka që është në hetim në Kinë dhe në SHBA dhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës do të ketë gjëra të jashtëzakonshme, këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara por janë vetëm maja e ajsbergut, Duçka është me email qeveritar qarkullon, e denoncoj para borës këtë rast se është krijesë e tij, ashtu iu përgjigjën zgjedhjet më të dhunuara në historinë e vendit po kujt mund t’i shkonte ndër mend që Shqipërua të sillet kështu me një vend partner, të çojë një oficer të policisë hoxhiste, pra është tejkaluar çdo vijë e kuqe, Rama duhet të ikë ndryshe shqiptarët do ta krehin”, tha Berisha.

Në mbledhjen me deputetët e Rithemelimit Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të rrëfejë aferat me ish zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal. Po ashtu, sipas tij, oligarku rus Oleg Deripaska rezulton të jetë investitor strategjik në Shqipëri.

Me të njëjtën gjuhë si Sali Berisha foli edhe Ilir Meta në një deklaratë për mediat teksa kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës pasi pretendon se ka kompromentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe ka përdorur një zyrtar të lartë të SHBA të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Berisha - Ramës: Shndërrohu në të penduar të drejtësisë, trego lidhjet me McGonigal! Deripaska na del investitor strategjik në Shqipëri

1674655338_1674651122Screenshot4.jpg

Në mbledhjen me deputetët e Rithemelimit Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të bëhet i penduari i drejtësisë dhe të rrëfejë aferat me ish zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal. Berisha tha se gjatë vizitës në Shqipëri ish zyrtari i lartë i FBI-së është takuar edhe me Ardi Veliu dhe kreun e SHISH Helidon Bendo, ndërsa oligarku rus Oleg Deripaska rezulton të jetë investitor strategjik në Shqipëri.

“Të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë dhe të dëshmojë çdo gjë. Absolutisht nga asgjë nuk mund të shpëtojë. Të paktën të gjejë moralin për të bërë të penduarin dhe për të dëshmuar dëmin kolosal që ka bërë me qëndrimet e tij.

Të vijmë pak te Oleg Deripaska, i cili duket se e ka aset McGonigal, sepse thuhet se është paguar prej tij dhe se kanë larë paratë së bashku. Por ky na del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh.

Mos të harrojmë se është një nga njerëzit më të afërt të Putinit. Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundësi që përdoren paratë për të lobuar kundër opozitës? Shqiptarët mësuan, e kam deklaruar shumë herë, se është përdorur korrupsioni ndërkombëtar për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Dëgjojeni pak se çfarë thotë ortaku i McGonigal në firmën e përbashkët që kanë ngritur në Tiranë, Mark Rossini. Edhe ky ish-zyrtar i lartë”, tha Berisha.

Ora 14:06
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Rama i përfshirë në një aferë të zezë, përdori mjete të paligjshme për të korruptuar zyrtarin e FBI-së

 

Sali Berisha e ka nisur mbledhjen me deputetët e Rithemelimit duke komentuar sërish takimin e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal. Sipas Berishës, Rama është i përfshirë në një akt të rëndë dhe po përpiqet të hiqet sikur nuk ka gisht.

“Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj,çdo moral, çdo imagjinatë. De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal.

Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës. Edi Rama është sjellë në mënyrën më të pabesë, më jomiqësore ndaj partnerit tonë kryesor strategjik. Ajo që është akti më i rëndë, një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, përdor mjete të paligjshme për të korruptuar këtë zyrtar.

Çfarë dëshmon për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo aferë nga më tronditëset? Kjo dëshmon se mafia shqiptare është mafia më e rrezikshme e botës së lirë.  Se tentakulat e kësaj mafie, Neza, Duçka, Rama, janë të aftë të kryejnë çdo lloj operacioni të fëlliqur.”, tha Berisha.

Ora 13:46
Meta kërkon dorëheqjen e Ramës: U evidentua në dosjen e McGonigal si pjesëtar në akte korruptive! Tronditi marrëdhëniet me SHBA

Me të njëjtën gjuhë si Sali Berisha, edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkon që Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi pretendon se ka kompromentuar marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA. Sipas Metës, Rama është i përfshirë në dosjen e ish zyrtarit tqë FBI, McGonigal si pjesëtar i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit.

“Opinioni shqiptar dhe mbarëbotëror është njohur me dosjen e ish-funksionarit të lartë të FBI, McGonigal dhe me lidhjet e tij të faktuara me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky është akti më i rëndë i historisë së pluralizmit shqiptar ku Kryeministri i Shqipërisë të përmendet nga Prokuroria Amerikane si i përfshirë në akte korrupsioni ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë evidentuar qartë si pjesëtarë në akte korruptive dhe ndikimi të paligjshëm në “Çështjen McGonigal”. Edi Rama nëpërmjet korruptimit është përpjekur që të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin. Veprimtaria e tij  për të manipuluar dhe përdorur një zyrtar të lartë të SHBA ka patur një qëllim të vetëm që përveç mbajtjes së pushtetit të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare dhe duke e vendosur Shqipërinë, jo në frontin e luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve, por në funksion të mbështetjes dhe përdorimit të tyre prej Edi Ramës.

Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit. Është e qartë se për Edi Ramën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë marrëdhënie vlerash, por marrëdhënie aferash.

Edi Rama është njeriu që me qëllim dhe me strategji të mirëpërcaktuar ka kompromentuar këto marrëdhënie, është përpjekur t’i trondisë ato, është përpjekur të ulë respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të axhendave tashmë të vërtetuara proruse të tij. Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

Drejtësia shqiptare duhet të ishte ngritur në këmbë me kohë përballë fakteve të tilla kaq tronditëse që implikojnë Kryeministrin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Drejtësia shqiptare duhet të komunikojë intensivisht dhe ngushtësisht me drejtësinë amerikane për të zbardhur deri në fund të gjithë këtë aferë shtetërore që tashmë kalon edhe kufijtë e Shqipërisë dhe të hetojë e ta çojë Kryeministrin përpara Drejtësisë, tha Meta në një deklaratë për mediat.

Ora 11:57
Reagimi i kryeministrit pas arrestimit të McGonigal, Berisha: Rama se bën më strucin, i ka nisur ‘countdown-i’

Reagimin e Ramës pas akuzave ndaj tij dhe arrestimit të zyrtarit të FBI-së, Berisha i cilëson si lëvizje “struci”. Sipas Berishës, me këtë veprim Rama i ka orët dhe minutat e numëruara.

"Rama është në panik. Ai e kupton që ka nisur CountDown-i. Ai foli për kazanin e Big Brother, po sot që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë mbrapa çdo lloj problemi tjetër në mediat e botës. Ai është njeri me rëndësi të jashtëzakonshme.  Rama nuk bën dot më strucin, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, Ramën e kursyen pavarësisht se ishin në dijeni, por e kursyen për shkak të postit.

Ky  (Rama) ka bërë një akt që kurrë një vend partner mund ta bënte.- tha Berisha. 

Ora 11:18
Arrestimi në SHBA i zyrtarit të FBI, Pampuri vijon me akuzat ndaj Ramës: PD s’ka asnjë lidhje me lobimet ruse, agjenti u pagua

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI, McGongial.

“Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.

Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.

Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.

Pas 5 viteve fushatë, qytetarët mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj s’kanë asnjë lidhje nga akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës. Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhë provën e lidhjes së Ramës në SHBA dhe Evropë. Të nisin hetimet pa humbur kohë. Vetë kryeministri është përpjekur të korruptojë agjentin e FBI.”- tha Pampuri.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2023 02:59

    Eshte qesharake te shohesh boten me ane te prizmit tone provincial e fshataresk sic e shohin politikanet tane.Agjenti i FBI eshte arrestuar per ceshtje qe duket sikur,por qe nuk kane pike rendesie per sa i perket Shqiperise.Ai eshte vene nen akuze si lobist per nje shtet,apo person te huaj dhe per para' qe nuk i ka deklaruar,pak a shume si gjen.Flyn qe lobonte per ruset dhe turqit.Ne U.S. duhet te regjistrohesh e deklarohesh kur behesh lobist per shtetas e shtete te huaj si dhe duhet te deklarosh cdo te ardhur dhe origjinen per verifikim.Pozicioni i McGonial duket se eshte veshtiresuar me shume pas fillimi te agresionit rus kunder Ukraines.Sa per faktin qe ka lobuar per ceshtjen e hidrokarbureve,keto jane thjesht rivalitete per zona influence,biznesi e tregetie qe ndodhin ne gjithe boten.I vetmi problem qe une shikoj,eshte fakti qe pas lobimit qe beri gjate takimit me Ramen nga ana e agjentit amerikan,tenderi per hidrokarburet u fitua ne menyre shume te dyshimte nga partneri shqiptar ne biznes me amerikanin.Gjykata pastaj e bllokoi.Mua me le shijen e nje /Gerdeci/,po pa viktima.Skema duket e ngjashme.Mendoni qe Rama mund te laje duart sic e ka zakon dhe t'ia lere pergjegjesine min.te energjise?

    Përgjigju
  • Laberia: 25/01/2023 13:26

    Po te ishte aq i afte Edi Rama sa te korruptonte shefin e kunderzbulimit te SHBA-ve, do kishte bere te njejten gje edhe me zyrtaret grek dhe do kishte marre mbrapsh territorin detar qe u’a dha qeveria berisha. Genjeshtrat e ketij ish-komunisti nuk njohin kufij.

    Përgjigju
  • Koli: 25/01/2023 13:09

    Korruptuesi dhe krimineli me i madh i vendit jeni vetem ju Sali

    Përgjigju
  • titi: 25/01/2023 12:41

    o monster di duhet te torturohesh per krimet qe ke bere ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës

I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës