Berisha mbledh krerët e degëve: Kemi 44 mijë 'luftëtarë', t'i mobilizojmë! Regjimi monist i Edi Ramës rrëzohet vetëm me një front të vërtetë opozitar

TIRANË- Për herë të parë pas zgjedhjeve, Sali Berisha ka mbledhur krerët e degëve të cilët dolën nga zgjedhjet që Komisioni i Rithemelimit organizoi në bazë. Kjo mbledhje u organizua me qëllim planifikimin e protestave që Berisha ka paralajmëruar që do të zhvillohen gjatë verës.

Sipas tij, ata kanë gati 44 mijë ‘luftëtarë’ të cilët duhet t’i mobilizojnë për të rrëzuar regjimin monist të  Edi Ramës. Por Berisha u kërkoi krerëve të degëve që të evidentojnë persona influent për t’iu bashkuar protestave që do të nisin kundër qeverisë, pasi mbështetësit që kanë nuk janë të mjaftueshëm.

Ai nuk kurseu sërish sulmet për Luzlim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke e akuzuar ish-kreun e demokratëve për pazare me Edi Ramën.

“Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar, në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së aj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish kreu i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria, ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama.

Berisha është ndalur edhe në nismën ‘Open Balkan’ duke e quajtur atë antishqiptare që ka në fokus ta ekspozojë Kosovën si një vend konfliktual në Ballkan.

Në mbledhjen morën pjesë krerët e 70 degëve, ndonëse Partia Demokratike ka 72 degë, por zgjedhjet e Rithemelimit në muajin prill nuk u arritën të bëheshin në 2 prej tyre, atë të degës 12 Tiranë dhe në Malësi të Madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Berisha: Open Balkan nismë antishqiptare, ka synim të izolojë Kosovën dhe ta paraqesë si vend konfliktual në Ballkan  

 

Sali Berisha thotë se nisma Open Balkan është një nismë antishqiptare që ka si synim të izolojë Kosovën dhe ta ekspozojë atë si vendin konfliktual në Ballkan.

‘Projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, një projekt i zili në vend se të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta, sanksionin poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana, me qëllimin antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit. Kam dëgjuar që flasin për leverdinë ekonomike. The Economosit, njësia inteligjencës se kësaj reviste thotë se nga projekti i Open Balkn përfiton vetëm Serbia, ajo është e paanshme. Ti kundërvihen Procesit të Berlinit që ka rreth 30 mld euro investime në Ballakn, por që asnjë”, tha Berisha.

Ora 12:46
Berisha për protestat: Kemi 44 mijë ‘luftëtarë’, kjo parti e shtetit përmbyset me një front opozitar

 

Në mbledhjen me krerët e degëve Sali Berisha është ndalur në protestat e paralajmëruar, ku thotë se kanë 44 mijë luftëtarë, referuar mbështetësve. Sipas Berishës këta ‘luftëtarë’ duhet të mobilizohen për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Do përcaktojmë të gjithë qëndrimet aktivitetin që ne do ndërmarrim për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim. Unë e kam testuar dhe e theksoj, para jush dhe publikut shqiptar, se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar, në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së aj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish kreu i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria, ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta publikisht të Bashës e ndonjë tjetri. Ky është një problem shumë serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim s amë shpejt nga kjo gjendje. Këtë gjendje e kanë krijuar, pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin  demokratëve nga shtatori e gjerë më sot, që ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare. Ngritën në këmbë kundrejt presionit terrorit. Ata presim udhëheqje tani, një drejtim nga ne, revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi, zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por iu garantoj edhe një përqindje shumë të madhe të qytetarëve epa parti, por qoftë edhe të PS dhe partive tjera.

Sot për shkak të kësaj apatie frika është e përhapur thellë, sot nuk mund të ketë mësues të kënaqur kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij personale të gjendjes familjare të fëmijëve që mëson, shikon vetëm rënie, mospërfillje, përçmim. Kjo kaq e vërtetë është me mjekët që po ikin masivisht për shkak të një shpërfillje të plotë nga ky regjim. E vërtetë për të gjithë profesionistët, të rinjtë, qytetarët. Orbita e pakënaqësisë dhe njerëzve të revoltuar është shumë e madhe, detyra jonë është të aktivizojmë në veprim tonë, të bëjmë gjithçka për të vënë bashkëpunimin me ta, ë bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë, çdo aleatë tonin që ne duhet të krijojmë me shpejtë frontin opozitar. Jemi në situatë shumë të vështirë sesa në vitin 1991, kishim një regjim monist, por ai ishte një rrokullisje botërore, nuk ra në Shqipëri. Ishte monist i kishte gjitha pushtete por nuk mbijetonte dot, sot kemi regjim monist, 100% siç ishte në 1991, pa asnjë dallim. Përkundrazi edhe më monist se në 1991, sot çdo pushtet është në duart e Ramës, një partie, partia e shtetit, tipar kardinal i diktaturave. Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, tha Berisha.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 11/06/2022 14:47

    Ky saliu sikur ha gazeta te prishura dhe flet kot palidhje

    Përgjigju
  • Ira: 11/06/2022 14:41

    O sali po ti ke mbaruar pune per shqiperine , nuk te merr me njeri parasysh , po ik shijo pensionin se u plake per kete pune

    Përgjigju
  • Ledio: 11/06/2022 14:35

    Po cna e shpife o sali me gjithe keto shpifjet e tua , po ik o haduti me i madh i te gjitha koherave

    Përgjigju
  • gezim: 11/06/2022 14:26

    ti duhet te japesh njeher llogari per demet qe i ke sjelle ketij vendi o monster pastaj kerko llogari per te tjeret

    Përgjigju
  • gezim: 11/06/2022 14:25

    Ti duhet te japesh llogari njeher per te gjithe demet qe i ke sjelle ketij vendi o monster pastaj dil e kerko llogari per te tjeret

    Përgjigju
  • Dani: 11/06/2022 14:13

    Të çosh ujë në mullirin e edvinit nuk do të thotë që je duke çuar ujë në mullirin e Shqiptarëve

    Përgjigju
  • Loni: 11/06/2022 14:13

    O sali a nuk e kupton qe je bere i padeshiruar per te gjithe, ti je koka e krimit dhe i ke sjelle vetem shkaterrim ketij vendi

    Përgjigju
  • Ardit: 11/06/2022 14:12

    Foli ky vemja. E degjojn dy leshko qe ka mas vetes e i duket sikur ca po ben. Ik e vdis aman te shetojm

    Përgjigju
  • Lara: 11/06/2022 13:57

    Ballkani i hapur nje nisme shume e mire

    Përgjigju
  • Ines: 11/06/2022 13:55

    Ti nuk do qe vendi yne te zhvillohet o non gradaaaa. Je njeri me super negativitet njeri i shpif

    Përgjigju
  • Toni: 11/06/2022 13:37

    Ti Sali sishe i afte kur ishe ne qeveri ,tani jo e jo qe partia juaj ka marre fund qe me vendosjen tende ne krye te vendit

    Përgjigju
    • Dani: 11/06/2022 14:14

      ....a thu ?

  • Vladimir: 11/06/2022 13:33

    Ti sje fare ne terezi o non grada po shko mor dhe shijo ditet e tua te fundit

    Përgjigju
  • Besi: 11/06/2022 13:32

    Sali ti je komunisti i fundit non grata né çdo vend madje dhe ne wc publike,,mjaft te zeza ketij populli per interesat e Zenit dhe Malltezit.

    Përgjigju
  • Ela: 11/06/2022 13:27

    Mortje akoma nuk te kan futur ne burg ty. Ca endesh akoma rrugve ti

    Përgjigju
  • Arnold: 11/06/2022 13:19

    Sali berisha anishqiptari me i madh i te gjitha kohrave nuk ke fytyre te dalesh e te flasesh per nisma antishqiptare kur ti je i pati qe i ke luftuar shqiperet

    Përgjigju
  • Ana: 11/06/2022 13:19

    Zoti non grada dhe te gjirhe ata qe jane kunder open ballkan dihet qe nuk duan qe vensi yne te kete zhvillim. Se kuptoj pse merret enede me politike berisha kur e di qe dhe ai dhe partia e tij kane mbaruar fare sbehen me

    Përgjigju
  • Moni: 11/06/2022 13:14

    A mor sali qe sta pame kurre hajrin,po si nuk u bere njeher i dobishem per vendin po di te besh vetem kaos dhe shpifje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka