Berisha mbledh krerët e degëve të Rithemelimit në Tiranë: 14 maji, ditë fitoreje në kryeqytet! Rama duhet të marrë përgjigjien më të hidhur që meriton

Ish kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit në Tiranë, ku tha se është detyrim mobilizimi që në 14 maj, të vuloset fitorja në zgjedhjet vendore duke nisur nga kryeqyteti. Ai tha se të gjithë kandidatët e tjerë të dalë nga Primaret duhet të mobilizohen për të siguruar fitoren e pluralizmit në ditën e zgjedhjeve vendore.

“Sytë e të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar nga Tirana. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh. Ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkoj, gjej një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe, se kjo është një fushatë, po aq sa është vendore, po kaq është politike dhe e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD të bëjë gjithçka, për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maj të jetë një ditë fitoreje për pluralizmin, të jetë fitore në Tiranë. Fitore për kandidatët e Lirisë, të cilët janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe më të civilizuar që ekziston të forcave politike”- tha Berisha.

Më tej ai foli edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, duke thënë se çdo kryetar bashkie i kryeministrit Edi Rama po përfundon në burg. Ai tha se Alla duhej të ishte arrestuar 4 vite më parë por sidoqoftë sipas tij, Rama është shumë herë më i inkriminuar.

"Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo bashkiak i tij, për shkak të firmave që kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura. Absolutisht, është 10 herë më i inkriminuar Rama, se sa narko-trafikanti i Bulqizës, të cilin e arrestuan. Duhej arrestuar 4 vite më parë, vodhi për 4 vite, por çfarëdo që bëri, ai nuk ka vjedhur as 1/100, as 1/300 e vjedhjeve që ka bërë Edi Rama. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo shqiptar.

Pra, kemi të bëjmë me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi, apo ky i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e PS, sepse kanë ndjekur shembullin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, e me radhë”-shtoi kreu i Rithemelimit.

Nga ana tjetër, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, sot KQZ vendosi regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në KQZ, por pa Partinë Demokratike, dukë njohur si anëtare të formacionit politik vetëm Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arbi: 18/03/2023 15:29

    ik o sali ik o shkerdhate muti,,,,ti do varur ne mes te tropojes,,iliri ne mes te skraparit,,dhe edi ramen ne mes te tiranes,,,une do votoj per endri shabanin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës