TIRANE - Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të zyrtarizuar më në fund emrat që do të garojnë me njëri-tjetrin për të marrë drejtimin e partisë. Emrat kandidatë që ka lexuar Berisha janë katër: Lulzim Basha, kryetari i bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD, Sokol Olldashi - ministër i Punëve Publike; Astrit Sinanaj, anëtar i PD në Fier dhe Sokol Prekë Paja, anëtar i PD, dega Tiranë.
Kryetari i PD-së ka njoftuar mediat se votimi i përgjithshëm për kryetarin e ri do të bëhet më 22 korrik. ai e vlerësoi procesin si shumë korrekt dhe civil. Kurse, njeri prej kandidaturave, Lulzim Basha, tha: "shpreh bindjen time se nga ky proces do të dalim më të fortë dhe më të bashkuar."
Duke hapur mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha: "Dëshiroj të përshëndes me përzemërsinë më të madhe të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, që kanë dëshmuar gatishmëri të palëkundur për t’u angazhuar në një fillim të ri të fuqishëm të PD, për t’u angazhuar në një proces, i cili është i një rëndësie vendimtare për PD dhe për demokracinë shqiptare në tërësi".
Ai ka theksuar se "është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, pra të pushtetarëve, përveshja e llërëve, për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë". Sipas Berishës, PD ka sot potencialin më të madh se kurrë në historinë e saj për t’u bërë pushteti moral i vendit, për të ndërtuar, promovuar më tej vlerat dhe parimet që ajo ndan me qytetarët shqiptarë dhe partite simotra kudo në botë. "PD duhet të bëhet e vetëdijshme në çdo qelizë të saj për domosdoshmërinë jetike të rolit të saj si opozitë e fuqishme, që ecën e sigurt drejt fitores së radhës", është shprehur Berisha.
Ai e ka quajtur evenimentin më të rëndësishëm garën për lidershipin e ri. Ky forum, këshilli kombëtar i PD, kryetari me një vendim të drejtë mendoj unë ka transferuar pushtetin te ju, te vota juaj. Kam gjykuar se është interesi më i mirë i secilit prej jush, PD në tërësi që në këtë proces asnjë njeri mos përdorë pushtetin partiak apo shtetëror për të ndikuar te vota juaj".
Berisha ka shtuar se është i vetëdijshëm se në këtë qëndrim cenoj në njëfarë mënyre një të drejtë të atyre anëtarëve të PD, që janë sot me pushtet partiak apo pushtet shtetëror administrativ. "Kjo është vetëm apararencë. Unë jam shprehur se cilido prej këtyre zotërinjve këtu apo çdo anëtar i PD, që dëshiron të lobojë publikisht apo jo publikisht, është i lutur të ndjekë shembullin e kryetarit; të japë dorëheqjen dhe të lobojë nga mëngjesi në darkë për atë që do. Kjo mënyrë është në interesin më të mirë të PD".
Berisha ka shprehur besim tek PD, se do realizojmë procesin më të civilizuar që kjo parti ka njohur ndonjëherë. "Kam besim të madh se do zgjedhim një lidershpi tek i cili besojmë më shumë se do arrijmë qëllimin tonë. Kam besim të madh në integritetin e anëtarëve dhe anëtareve, të drejtuesve të PD, se do dinë jashtë çdolloj interesi të bashkohen me lidershipin më të mirë në interesin më të mirë të PD".
"Ai që do zgjidhet nga anëtarësia e PD do t’i japim dritën jeshile t’u propozojë forumeve ekipin që ai mendon se na çon më shpejt në pushtet. Të zgjedhim liderin, pastaj kompletimin e lidershipit në tërësi", u shpreh Berisha.
Berisha ka përmendur se duhet refuzuar me përçmim çdolloj ndërhyrje të çdo lloji dhe cilitdo, përpjekje të shëmtuara që bëhen nga ata që kontrollojnë mediat, me atë botë me të cilën na lidh asnjë gjë. Ai i ka quajtur sharlatanë ata që harrojnë, se kur tentojnë në këtë mënyrë janë vetëm një gjel mbi plehra dhe asgjë tjetër".
Ai ka theksuar se "ndërgjegja dhe integriteti i juaji është më i lartë se askush tjetër”, duke shtuar se “nga Sali Berisha nuk keni asnjë përpjekje, zero". Berisha u ka kërkuar anëtarëve të kryesisë së PD, se "së bashku detyra jonë është ta nxjerrin procesin në bregun e fitores siç na takon".
4 KANDIDATURAT PËR KREUN E PD:
LULZIM BASHA - I pari është renditur kryetari i bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD, Lulzim Basha. "Nuk ka nevojë të ndalem te CV e tij, ndërkohë që ajo do botohet nesër në gazetën e partisë", ka komentuar Berisha për të.
SOKOL OLLDASHI - Më tej Berisha ka renditur si të dytin në garë ministrin e Punëve Publike, Sokol Olldashi.
ASTRIT SINANAJ - Berisha ka lexuar edhe emrin e anëtarit të PD në Fier, Astrit Sinanaj si kandidat zyrtar për garën e kreut të PD. "Është anëtar i PD dhe mbi bazën e statutit ka të drejtë të kandidojë", u shpreh Berisha.
SOKOL PREKË PAJA është kandidati i katërt dhe i fundit i PD, dega Tiranë, për kreun e PD, edhe ky i lexuar nga Sali Berisha.
"Janë disa të tjerë që nuk janë anëtarë të PD dhe ka një nen në këtë statut, që e ndalon kandidimin e tyre, u shpreh tashmë ish-kryetari i PD, Sali Berisha. Ai u ka kërkuar mediave, që të ndërpresin transmetimin, meqë do të bëhet fjalë për një diskutim teknik.
Lideri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së se, pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa bëri të qartë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtar, zyrtar dhe drejtues i PD-së përmes votimit të anëtarësisë dhe jo Kuvendit, siç është me aktualisht me statusin e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rebelimi i themeluesve: Berisha, diktat të thekur