Berisha: Mbledhja e Ramës në
Durrës dështoi, nuk financoi Gjushi

Berisha: Mbledhja e Ramës në<br />Durrës dështoi, nuk financoi Gjushi
TIRANE- Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka komentuar anulimin e mbledhjes dyditore të qeverisë së ardhshme në qytetin e Durrësit. Sipas një shkrimi të pulbikuar në faqen e tij në rrjejtin social “Facebook”, Berisha thotë se mbledhja u anulua pasi kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, nuk arriti të bindë pronarët e hoteleve në qytetin bregdetar, për të prituar falas kabinetin e qeverisë në pritje.
 
“Të dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra të Piktorit në Durrës dështoi. Shkaku i anullimit qendron në faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.
 
Me tej, kryeministri në ikje i drejtohet kryebashkiakut të Durrësit, duke thënë se “Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbledhjeve të qeverisë nomade dhe pa dokumenta të zotit Rama në qytetin e tij. Inati është diku tjetër ????”.

berisha fb

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim