Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor

Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje. Zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e pranoi se për momentin nuk ka asnjë helikopter në dispozicion, duke këmbëngulur se nuk ka qenë i nevojshëm përdorimi i tyre, pasi nuk kemi të bëjmë me një situatë emergjence, ndërkohë prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj kërkoi ndërhyrjen nga ajri për të "frenuar" flakët.

Kjo gjë ka bërë që prej 10 ditësh disa vatra zjarri të aktivizohen në Karaburun, Tragjasë, Radhimë, Dukat, fshatin Xhyherinë, ku flakët kanë përpirë gjithçka që u ka dalë para duke i shkaktuar një dëm të madh mjedisor.

“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin kam qenë në Ksamil dhe tani jam në jug, në Ksamil ska qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit ndërmjet forcave të armatosura. Ishin të mjaftueshme për të shuar flakët dhe parajamëruam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Zgjidhja nuk janë helikopterët i kemi përdorur dhe në raste të tjera. Është në remont shumë shpejt do të jetë në gjendje pune, terreni është i vështire aty ku territory mund t ëmbuloht me mjete të tjera. Ne nuk kemi asnjë situatë jashtë kontrollit i bëjnë thirrje perfektit të Vlorës dhe të gjithë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në territorin e tyre. Nëse të gjithë instancat do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin sdo ketë nevoje për këto situata, janë të parashikueshme situate e zjarrit në këtë periudhë të nxehtë. Deri tani është përballuar me burime njerëzore dhe mjete të tjera të përballueshme. E kam ndjekur gjithë natën operacionit e Ksamilit dhe falë punës u arrit që të izolohej zjarri për 7 orë e gjysmë. Nuk është çështje helikopterësh, helikopteri është në remont dhe do të përdoret atëherë kur duhet të përdoret. Do përdoret kur të jetë e nevojshme”, tha zv.ministrja në Report Tv.

Për situatën e krijuar nga zjarret në Vlorë ku kërkohet ndërhyrje nga ajri është përgjegjësi e ministrisë së Mbrojtjes, por Dallandyshe Bici nuk ka pranuar dhe e ka pasuar topin te pushteti vendor duke thënë se do ishte më mirë që zjarret të ishin parandaluar. E teksa zv.ministrja e Mbrojtjes pretendon se eprori i saj Niko Peleshi po e ndjek situatën e zjarreve nga afër, ende nga ministri nuk ka asnjë reagim. Ai nuk i është përgjigjur interesimit të vazhdueshëm të Report Tv se si do të veprohet për vënien nën kontroll, ndërsa i vetmi reagim i tij lidhur me zjarret, i përket dy ditëve më parë në rrjetet sociale. Postimi i fundit i z.Peleshi i bërë gjatë paradites, tregon se ai ndodhet në Tiranë, ku ka qenë i pranishëm në një stërvitje në Zall Herr.  Në lidhje me situatën mungon edhe përgjigja nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

“Zonat e mbrojtura kën përgjegjësinë e tyre sepse duhet të kishin marrë masa të mëparshme. Ne nuk jemi këtu për të ndarë përgjegjësitë por për të bashkëpunuar të gjitha institucionet së bashku. Jemi në verë dhe është e parashikueshmë një gjë e tillë. Do ishte më mirë të parandaloheshin dhe parandalimi vjen nga pushteti vendor sepse ai e  administron territoin e vetë sepse e ka shtëpinë e vetë. Unë jam në kontakt gjithë kohës me Peleshin pasi siç thashë jemi të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë unë po mbuloj një pjesë dikush tjetër një tjetër asnjë nga ne ska filluar pushimet. Ne jemi në të gjithë territorin të shpërndarë dhe po e ndjekim nga afër çdo lloj situate, po punohet në të gjitha zonat dhe skemi ndonjë situatë agravante”, tha Bici.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikësve, Dilaver Laçi, tha më herët në Report Tv se aktualisht në vendin tonë janë mbi 80 vatra zjarri dhe se Emergjenca Civile duhet të ngrenë në ajër helikopterët për të shuar flakët.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nga vlora: 01/08/2021 04:49

    Cdo dite shikojme helikopter mbi qiellin e vlores prej nje jave. Jan helikopter privat qe cojne vipat ne plazh apo shtetror ska rendesi. Mund te perdoren per te shuar zjarret nese jep urdher edi rama.

    Përgjigju
  • Iris: 01/08/2021 01:00

    Znj.Bici i kane fluturuar dallendyshet nga << foleja>> e nuk i kthehen me.Po si moj thua se duheshin menaxhuar nga pushteti lokal?! Po pse nje zjarr i vogel eshte? Po si moj thua qe nuk eshte situate emergjente?!Kjo bie ne kontardikte dhe me vete fjalet qe thote.Nga njera ane thote qe :<<Jemi ne vere dhe eshte e parashikueshme nje gje e tille.>>,nga ana tjeter,i con helikopteret per remont pikerisht ne vere.Mire kete idiotesi,por pse nuk lajmeroni zjarrfikes nga qarqe te tjera te vine per ndihme,ose pse s'kerkoni ndihme nga fqinjet? Per mendimin tim,kjo dhe Peleshi qe fle gjume,jane komplet te paafte.

    Përgjigju
  • Diku modh: 01/08/2021 00:20

    E kjo do një dik që tja fikë ! Një dik te modh

    Përgjigju
  • Shiko dhe meso: 01/08/2021 00:19

    Me perpara I fikte ministria sot rrumpalle

    Përgjigju
  • Popova: 31/07/2021 21:41

    Të presim derisa të vie serbia në ndihmë

    Përgjigju
  • Edi: 31/07/2021 21:33

    Moj idiote me ca ti parandaloje vendori? Po remonti ne sezonin e veres behet? Po normal kur ka budallenj si ti do digjet gjithe shqiperia

    Përgjigju
  • Miri: 31/07/2021 20:20

    Kjo eshte fytyra e papergjegjshmerise, arrogances, injorances dhe paaftesise! Jane leshuar te gjithe ne plazh e pushime nga qershori e deri me tani. Te gjithe zyrtaret ashtu si majmunet nen shembullin e krye majmunit Rama! Ta kishte fikur pushteti lokal? WTF eshte kjo.

    Përgjigju
  • redi: 31/07/2021 18:23

    Ed Rama ver nuerez te pergjegjshem ne qeveri se mandati u trete thua eshte i qytetareve.Te jene helkpteret ne remont ne kete periudhe zharresh eshte e oapranueshme . Me kete oergjighe qe jep e emeruara juaj ,qe zharret te shuahe pushteti lokal me gjineshtra eshte humor ne mes te flakeve. Moderato jep komentin se e ke bere balte

    Përgjigju
  • Turp: 31/07/2021 16:22

    Te shkarkohet menjehere kjo injorantja per keto deklarara. Nuk mund te paguhet nga leket e polullit kjo moster. Turp

    Përgjigju
    • Sali Barishtja: 31/07/2021 22:06

      Jo vetem shkarkim! Para se ta shkrarkoja un do ta detyroja te vishte kominoshe vjarrfikseje dhe ta coja aty ne pararojen e zjarrit bashke me zjarrfikesit e tjere, pastaj do i jepja urdher zjarrefiksave ti futur dhe nje rrip nga mbrapa nqs do kishte ngelur ndonje shkurre pa u djegur, pastaj pushim nga puna!

  • Artur: 31/07/2021 16:08

    A ty ta shk... motrën, ska burg pa e shifje ti

    Përgjigju
  • AltinTop: 31/07/2021 16:01

    Qeveria e Shengenit Ballkanik ka zgjat zorren e ujit nga Maqedonia…po beni durim dhe ca…

    Përgjigju
  • birce: 31/07/2021 15:07

    Po pse moj zonje ne pikun e veres qe zjarret jane evidente i coni helikopteret per remont. Cako i emerjencave dhe ju duhet te shkarkoheni nga detyra per pa aftesi.... Cfar situate ke men kontroll....? Kesaj i thone qe vendi digjet ju kriheni...

    Përgjigju
  • Iliri: 31/07/2021 14:32

    Situate kashte kontrolli do quani kur te vdese ndonje nga flaket duke i fikur apo kur te rrezikohen shtepi banimi???vendoret nuk parandaluan,ja po themi neglizhuan,po ju pse nuk veproni me shpejt e me mire????? Po digjen faqe mali ne Radhime e Karaburun qe nga forma qe merr zjarri ,aq uniforme duket si e vene me dore dhe ju flisni qe situata eshte nen kontroll!!! Seriozisht mos u beni qesharake me deklarata koti e mos hidhni topin sa andej-kendej po zgjidhni situaten.

    Përgjigju
  • Titi: 31/07/2021 14:18

    O Dallandyshe,ose Dallo shkurt. Te fuca .......

    Përgjigju
  • Turi: 31/07/2021 13:53

    Hahahah nuk ke situate jashte kontrollot moj pise se vete je ne ajer te kondicionuar kurse zjarrfikesve u digjet lekura ne flake . Pikerisht tani i keni cuar per rimont helikopterat gjate periudhes se dimrit nuk i benit dot ? Jep doreheqjen se nuk je per kete pune ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…