TIRANE - Në mbledhjen me strukturta e PD-së në Tiranë Kryeministri shpreh mirënjohjen ndaj Kastriot Islamit dhe mbron praninë në listat e tij të deputetëve socialistë, sidomos të Kastriot Islamit.
"Na janë bashkangjitur në listat tona, kemi deputet, të cilët në moment kritik për vendin dhe ju jam jashtëzakonisht mirënjohës, që pa asnjë lloj kushti përveç përgjegjësisë që ndien, bënë të dështojë një projekt i turpshëm, një projekt që synonte përmbysjen e një qeverie dy muaj para zgjedhjeve, futjen në një kaos, sepse kushtetuta e Shqipërisë, për këta zotërinj që nuk marrin përsipër as për ta lexuar, nuk parashikon qeveri teknike. Kushtetuta e Shqipëri ka qeveri, ka mazhorancë politike, ky është përcaktimi i saj. Ndaj dhe jemi shumë të kënaqur dhe shumë mirënjohës për kontributin e tyre, janë njerëz me një karriere politike dhe para hyrjes në parlament të suksesshme. Kanë fluksin e tyre, sepse në fund të fundit ishin vlerta që i dallojnë. Çfarë e shtynte z. Islami të mbronte votimin e tre ligjeve, e shtynte rëndësia që kishin ato, dhe ai mund të zgjidhte dhe të thoshte të mos votohen ato, por u bë avokat i votimit të tyre dhe natyrisht u zgjuan reaksionet. Ndaj dhe shkojmë me një spektër më të gjerë se asnjëherë, më të plotë. Kurrë ndonjëherë zgjedhësit shqiptarë të qendrës, të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk e kanë gjetur veten më të konfortuar se në këtë koalicion. Kjo përbën një bazë shumë të mirë. Gjithçka do ta përcaktojë puna jonë."- tha dje Berisha.
ALEATET NA DHANE 11 DEPUTETE
Kryeministri Sali Berisha deklaron arsyen pse përfshiu në listat e Partisë Demokratike krerët e pesë partive aleate. Berisha argumentoi dje në mbledhjen e strukturave të Tiranës se falë votave të aleatëve PD ka marrë 11 deputetë. Në listat e PD janë përfshirë Shpëtim Idrizi PDIU, Fatmir Mediu i PR, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK, Lufter Xhuveli Partia Agrare.
“Kjo formë është forma më e ndershme dhe më organike e koalicionit. Unë e kuptoj. E kuptoj që ka njerëz zemërthyer, se kanë mbetur jo në pozicionet që e meritojnë, por kanë një gjë që shqiptarët duhet ta dinë, që demokratët duhet ta dinë. Demokratët në vitin 2009 kanë marrë 11 deputetë nga votat e këtyre aleatëve dhe kjo vetëm për shkak të sistemit. Absolutisht po, sepse në rast se vota do të kishte të njëjtën peshë si për Sali Berishën ashtu edhe për Dash Shehun , Dash Shehu me koalicionin e tij mund të fuste tre deputetë. Fatmir Mediu mund të fuste tre deputet dhe ca më shumë.”- u shpreh kryeministri Berisha dje në mbledhjen me strukturat e Tiranës.
BERISHA: SISTEMI PROPORCIONAL DUHET MODIFIKUAR
Kryeministri pranoi se ky sistem proporcional rajonal dyhet modifikuar, duke u bërë ose proporcional i apstër, ose favorizimi me ligj i partisë që fiton zgjedhjet si në rastin e Greqisë. . “Ky sistem, që e nisëm për mirë dhe tani e qortojnë, që në fakt duhet modifikuar, ose të bëhet i pastër proporcional , ose të japë mazhorancë me ligj. Të japë mazhorancë me ligj, siç jepet në Spanjë ku e kemi marrë, siç jepet në Greqi ku është i ngjashëm, ose të shndërrohet i pastër proporcional dhe në këtë mënyrë je në modelin e vendeve të veriut dhe jo vetëm të veriut. Nuk ka asnjë problem gjërat provohen, ku konstatohen pasojat dhe pastaj është në meritën e politik bërësve, por Rama nuk deshi, pasi unë insistova për mazhorancë me ligj, se vendi do qeveri,ai nuk deshi. Por edh kjo që të përjashtosh nga parlamenti një numër partish, të cilat votat për deputetë i kanë nuk është e drejtë, ndaj dhe kjo formë koalicioni e jona është më e ndershmja. Kjo formë koalicioni e qendrës dhe të djathtës, pasi është në doktrinë, koalicion pas rënies së perdes së hekurt dhe deri më sot, gjithnjë e më fitimtarë. Po. Historiku i fitoreve elektorale pas rënies së perdes së hekurt, tregon se përcaktues më shumë se çdo gjë tjetër ka qenë qendra. Krahët që kanë pasur qendrën kanë arritur të dominojnë dhe ne kemi qendrën , qendrën e djathtë , pra ka një spektër më të gjerë se asnjëherë tjetër, ky është historiku i koalicionit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

5 Aleatët në listat e PD