Berisha: Më 22 nëntor në protestë
kundër rritjes së çmimit e tarifave

Berisha: Më 22 nëntor në protestë<br />kundër rritjes së çmimit e tarifave
TIRANË - Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka bërë thirrje për protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave te studenteve.
 
Berisha apelon për dalje në protesta të shtunën e 22 nëntorit. Po përmes rrjetit social Berisha shprehet se vendimi për protestë ka ardhur gjatë një tryeze të gjerë dialogu me parti politike, sindikatat e pavarura, shoqata dhe përfaqësues të biznesit dhe grupeve te interesit.
 
Ai bën me dije se në këtë takim ka kërkuar bllokimin e heqjes së fashës mbrojtëse, sepse sipas tij kjo do rriste çmimin e energjisë për 90% të familjeve shqiptare. Gjithashtu Berisha thekson se ka kërkuar bllokimin e rritjes se çmimit te karburanteve, anulimin e rritjes së tarifave të studenteve dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve.
 
“Vendimi unanim ishte data 22 nëntor. "Shqipëria ne proteste" kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave te studenteve, varfërisë dhe mjerimit qe sjellin ato!!”- shkruan Berisha për përcaktimin e datës së protestës.

berisha fb
(Statusi i ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social 'Facebook')
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë